LIVE UPDATES
Bota

Anashkalimi i kundërshtimeve të NATO-s, Kosova në heshtje po ndërton ushtrinë e saj

14 Gusht 2021, 16:59 Nga DOSJA
Anashkalimi i kundërshtimeve të NATO-s, Kosova në heshtje po

Kosova ka gjetur një mënyrë ndaj rezervave të NATO -s rreth idesë së shndërrimit të Forcës së Sigurisë të armatosur lehtë në një ushtri të rregullt. Kundërshtimi nga Serbia, e cila ende pretendon se Kosova është territor i saj, liderët si dhe mungesa e pajtimit brenda shteteve anëtare të NATO-s, e ka detyruar Kosovën ta ndjekë këtë ide përmes rrugëve të tjera.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë në fillim të korrikut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg përsëriti kundërshtimet e aleancës për ta ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK, të cilën parlamenti i Kosovës e votoi për ta ringritur në ushtri në muajin dhjetor 2018. NATO-ja dëshiron që FSK-ja t’i përmbahet mandatit të saj fillestar, të dhënë në vitin 2009, si një forcë e cila menaxhon katastrofat emergjente.

Stoltenberg ishte ndër të parët që reagoi kur deputetët e Kosovës e miratuan ligjin për ta shndërruar FSK-në në ushtri, duke e quajtur atë një “vendim të parakohshëm”.

NATO do të vazhdojë të punojë me Forcën e Sigurisë së Kosovës brenda mandatit të saj origjinal. Kjo është ajo që ne kemi rënë dakord të ofrojmë për implementim dhe kjo gjithashtu pasqyron faktin se në NATO ka edhe disa aleatë që janë që nuk e njohin Kosovën si shtet”, tha Stoltenberg në Prishtinë.

Ai iu referua katër shteteve anëtare të NATO-s, Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Greqisë, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, Todd Jacobus, oficer në pension i Ushtrisë Amerikane i cili ka punuar si këshilltar i NATO-s në Ministrinë e FSK-së, tani Ministria e Mbrojtjes, i tha BIRN se pozicioni i NATO-s nuk ishte aq i qartë sa dukej.

“Nuk besoj se ‘pozicioni neutral’ i statusit të NATO-s ndaj Kosovës ndikon në bashkëpunimin që ka të bëjë me çështjet ushtarake me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, vuri në dukje ai.

Mandati fillestar i FSK-së, të cilit i referohej Stoltenberg, ishte që të kryente operacione të reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj, operacione të mbrojtjes civile brenda Kosovës dhe të ndihmonte në trajtimin e fatkeqësive natyrore.

Ligji i ri i votuar nga parlamenti i Kosovës parashikon një komponentë aktive deri në 5,000 anëtarë, një rritje e konsiderueshme nga 3,000 të lejuar nën mandatin e mëparshëm – dhe një komponentë rezervë prej jo më shumë se 3,000 anëtarësh.

Në aspektin ushtarak, NATO vazhdon të mirëmbajë forcën e saj paqeruajtëse në Kosovë, KFOR, një mision që filloi në qershorin e vitit 1999 pas 78 ditësh sulmesh ajrore që detyruan Serbinë të tërhiqte policinë dhe ushtrinë e saj nga Kosova. Operacioni paqeruajtës i NATO-s, megjithatë, është zvogëluar për nga kapaciteti, nga 50,000 trupa në terren që ishte 22 vjet më parë në rreth 3,800 paqeruajtës sot, të ardhur nga 28 vende kontribuuese.

NATO nuk habitet nga dëshira e Kosovës për ushtri

Ndërkohë që FSK-ja supozohej të ishte një forcë multietnike, pak anëtarë të komunitetit të reduktuar serb të Kosovës, apo pakicave të tjera etnike, janë regjistruar deri më tani. Disa syresh që iu bashkuan kësaj force u detyruan të tërhiqen nga radhët e saj pasi u pretendua se morën kërcënime nga Beogradi.

Ekspertja e çështjeve të sigurisë në Kosovë, Besa Kabashi-Ramaj i tha BIRN se NATO-ja parashikonte lëvizje nga ana kosovare për të zhvilluar një ushtri të rregullt.

NATO-ja nuk u befasua kur FSK-ja u transformua në ushtri”, tha Kabashi-Ramaj.

Zhvillimi i kësaj ushtrie po bëhet përmes shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ajo.

Pretendimi i Kabashi-Ramajt duket se mbështetet nga zhvillime të ndryshme që nga dhjetori i vitit 2018. Që atëherë, shtetet anëtare të NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia, në raste të ndryshme kanë ofruar mundësi arsimore për pjesëtarët e FSK-së dhe pajisje ushtarake për forcën, si me blerje ashtu edhe me donacione.

Për më tepër, bashkëpunimi dypalësh arriti një nivel të ri këtë vit kur, në muajin maj të këtij viti, rreth 330 anëtarë të FSK-së morën pjesë në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21” të udhëhequr nga SHBA-ja. Kjo ishte hera e parë që Kosova vepronte si vend mikpritës për një stërvitje kaq të rëndësishme ushtarake ndërkombëtare.

Përveç kësaj, një kontigjent i vogël i anëtarëve të FSK-së u bë pjesë e paqeruajtësve amerikanë në Kuvajt në mars të këtij viti për një mision fillestar gjashtëmujor.

“Jam i bindur se FSK-ja do të shndërrohet në një forcë të duhur ushtarake sapo t’u jepet autoriteti për ta bërë këtë”, tha Todd Jacobus për BIRN.

“Komandantët, oficerët dhe udhëheqësit nënoficerë në të gjithë Forcën e Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur kurse udhëheqëse strategjike, operacionale dhe taktike në shumë vende evropiane, si dhe në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, dhe kanë krijuar marrëdhënie profesionale në të gjithë botën”, shtoi ai.

Sipas mendimit të Jacobus, hezitimi i komunitetit ndërkombëtar për ta pranuar ndryshimin e mandatit të FSK-së nuk ishte e habitshme për ligjvënësit e Kosovës dhe ata i kuptuan pasojat e mundshme të votës së tyre.

“Përparësitë e këtij vendimi duhet të kenë tejkaluar disavantazhet nga perspektiva e ligjvënësve të Kosovës. Sigurisht, qytetarët e Kosovës presin që parlamenti të marrë vendime që janë në interesin më të mirë të Kosovës, dhe ata përmbushën detyrimin e tyre ndaj popullit të Kosovës përmes këtij vendimi”, tha Jacobus.

Buxheti në mbrojtje ka pësuar rritje

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nuk i ka bërë të ditura shifrat për investimet në armatim ndër vite, megjithatë buxheti i përgjithshëm për ministrinë është rritur që nga viti 2018, kur qeveria i alokoi asaj 53.6 milionë euro, deri në vitin 2021, ndërkohë që shifra e deriatëhershme ishte 66.6 milionë euro.

“Ministria është në një proces të implementimit të planit të saj 10-vjeçar të tranzicionit për FSK-në, që nënkupton ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive të saj operacionale me burimet e nevojshme njerëzore, materiale dhe teknologjike, si dhe sistemet e nevojshme mbrojtëse për përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe detyrimeve ligjore”, tha ajo për BIRN përmes një përgjigje me shkrim.

Më 30 qershor, kur kabineti i kryeministrit i raportoi Albin Kurtit për 100 ditët e para në detyrë, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj tha se qeveria i kishte ndarë 12.2 milionë euro shtesë për blerje.

“Kemi bërë rishikimin e buxhetit për vitin 2021 dhe kemi ndarë përsëri 7.7 milionë euro për blerje ushtarake, ndërsa qeveria ka ndarë fonde shtesë për blerje, 4.5 milionë euro vetëm për blerje ushtarake, veçanërisht dronë”, tha Mehaj.

Me miratimin e ligjeve që ndryshuan kompetencat e FSK-së në vitin 2018, parlamenti i Kosovës e anashkaloi nevojën për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese të kërkuara për ta shndërruar zyrtarisht FSK-në në një ushtri të rregullt – të cilën Serbia e kundërshton ashpër.

Një detyrim kushtetues për këtë do të kërkonte një “shumicë të dyfishtë” – që nënkupton mbështetjen e dy të tretave të të gjithë 120 deputetëve dhe dy të tretave të 20 deputetëve etnikë jo shqiptarë. Deputetët serbë të Kosovës që mbajnë 10 nga 20 vendet në parlament të rezervuara për komunitetet joshqiptare kanë bllokuar të gjitha nismat e tilla në të kaluarën. Në Beograd, kur deputetët e Kosovës votuan për transformimin e FSK-së, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se çdo lloj ushtrie e Kosovës do të ishte “e jashtëligjshme” dhe se “me këtë veprim, ata rrezikojnë paqen dhe sigurinë”.

Todd Jacobus thotë se, me zgjerimin e fushëveprimit të misionit të FSK-së, “shtrirja e mbështetjes e ofruar nga partnerët bilateralë gjithashtu do të transformohej”.

“Duket se vendimi për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetë më shumë një sfidë për ligjvënësit dhe liderët civilë sesa implementimi i vendimit nga shërbimet e uniformuara të Kosovës”, shtoi ai.

Besa Kabashi-Ramaj ndërkohë minimizon pretendimet serbe se ndryshimi i FSK-së në ushtri ka rrezikuar stabilitetin rajonal.

“FSK-ja vetëm stabilizon rajonin. Kosova nuk është duke e ngritur një ushtri e cila mund të përfshihet në ndonjë pushtim të vendeve të rajonit. Është qesharake të dëgjosh se një ushtri kaq e vogël mund ta rrezikojë sigurinë në rajon”, përfundoi ajo.

Marrë nga BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni përparim isufi ushtria e kosoves përparim isufi ushtria e kosoves

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2021, 16:38

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur sot rreth qëndrimeve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend