LIVE UPDATES
Bota

Situata në Afganistan, Presidenti Ghani i drejtohet afganëve: Nuk do të heqim dorë nga arritjet e këtyre 20 viteve! Po puno

14 Gusht 2021, 16:16 Nga DOSJA
Situata në Afganistan, Presidenti Ghani i drejtohet afganëve: Nuk do

Në daljen e tij të parë publike, ndërsa talebanët po përparojnë duke marrë nën kontroll territore të gjera, presidenti afgan Ashraf Ghani tha se nuk do të heqë dorë nga arritjet që janë bërë 20 vitet e fundit. Mesazhi televiziv erdhi në një kohë kur në Kabul ishin shtuar zërat se zoti Ghani do të njoftonte dorëheqjen e tij dhe do të lejonte talebanët të hynin në kryeqytetin e vendit. Talebanët prej kohësh kanë kërkuar dorëheqjen e presidenti Ashraf Ghani, duke thënë se dorëheqja e tij është kusht për t’i dhënë fund konfliktit.

Në një fjalim televiziv, teksa shqetësimet për të ardhmen e Afganistanit po rriten, presidenti Ashraf Ghani tha se nuk do të heqë dorë nga arritjet që janë bërë 20 vitet e fundit, pasi SHBA largoi talebanët.

Kjo ishte dalja e tij e parë publike ndërsa talebanët po përparojnë duke marrë në kontroll territore të shumta si dhe duke u afruar drejt kryeqytetit të vendit, Kabulit.

“Unë e di që jeni të shqetësuar për të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Ju siguroj se si presidenti juaj, fokusi im është të parandaloj paqëndrueshmërinë, dhunën dhe shpërnguljen e mëtejshme të njerëzve tanë. Është përgjegjësia ime historike dhe unë po përpiqem të parandaloj këtë luftë të imponuar që po sjell vrasjen e njerëzve të pafajshëm, humbjen e arritjeve tuaja në 20 vitet e fundit”, tha presidenti afgan Ashraf Ghani.

Mesazhi televiziv erdhi në një kohë kur në Kabul ishin shtuar zërat se zoti Ghani do të njoftonte dorëheqjen e tij dhe do të lejonte talebanët të hynin në kryeqytetin e vendit dhe më pas grupi militant do të njoftonte armëpushimin.

Sidoqoftë, presidenti afgan tha se ai do të vazhdonte të konsultohej me lojtarë të rëndësishëm brenda Afganistanit dhe ndërkombëtarisht.

Talebanët prej kohësh kanë kërkuar dorëheqjen e presidenti Ashraf Ghani, duke thënë se dorëheqja e tij është një kusht për t’i dhënë fund konfliktit.

“Nëse një kandidat i pranueshëm për të dyja palët do të emërohej për të zëvendësuar Ghanin, kryengritësit do të ishin të gatshëm të lëshonin armët”, tha një zëdhënës i talebanëve për Associated Press në fund të muajit korrik. Kjo ishte thirrja e dytë nga talebanët për dorëheqjen e Ghanit, që kur filluan negociatat e paqes me qeverinë në shtator të vitit 2020.

Në janar të vitit 2021 një negociator kryesor taleban tha se Ghani ishte “pengesa e vetme” për një marrëveshje të suksesshme sepse talebanët besojnë se fitorja e tij në zgjedhjet e vitit 2019 erdhi nëpërmjet manipulimeve.

Presidenti afgan historikisht ka pasur mbështetje të fortë nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në një letër që doli në media në muajin mars të këtij viti, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i kërkoi Ghanit të binte dakord për një proces paqeje me talebanët që do të shpërbënte qeverinë afgane dhe madje do të çonte në largimin e tij nga pushteti.

Sipas një analize nga agjencia e lajmeve Associated Press, dorëheqja e Ghanit mund të jetë shansi më i mirë i Afganistanit për një paqe të qëndrueshme.

Që nga viti 1989, në 31 vende grupet e armatosura arritën marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse me qeverinë. Në 16 prej këtyre vendeve, përfshirë Kamboxhian, Afrikën e Jugut dhe Sudanin u bë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Analistët thonë se dorëheqja e një udhëheqësi dhe ndarja e pushteteve mes palëve është një recetë e mirë për paqen. VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan afganistan

Sondazh

Poll
Bota 14 Gusht 2021, 10:58

Foto galeri/ Talibanët në portat e Kabulit

Talibanët pushtuan të tjera qytete të mëdha të premten duke qënë një hap më pranë për të marrë kontrollin e plotë të Afganistanit dhe u afruan më afër Kabulit.S...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet