LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI- Integrimi i Shqipërisë e MV në duart e qeverisë së re bullgare, asnjë datë

18 Dhjetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
RAPORTI- Integrimi i Shqipërisë e MV në duart e qeverisë

BRUKSEL – Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian që përbëhet nga ministrat e Jashtëm dhe ministrat për Evropën thotë se pret që fillimi i bisedimeve të shumëpritura të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”, por pa lënë afate kohore. Duke shpresuar se një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund të caktohet para fundit të vitit, ministrat e jashtëm dhe të Çështjeve evropiane të BE-së përsëri nuk arritën të martën të caktojnë një datë dhe nuk dhanë një kornizë kohore specifike se kur mund të ndodhë.

“Këshilli pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhej në konkluzionet e formuluara mbi zgjerimin nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i cili u zhvillua përpara Këshillit Evropian.

Edhe një herë, arsyeja kryesore për vonesën, për të dytin vit radhazi, ishte bllokada e Bullgarisë në rrugën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për një histori të pazgjidhur dhe mosmarrëveshje identiteti. Sofja këmbëngul që Shkupi të pranojë një identitet ‘de facto’ bullgar që përqendrohet rreth pretendimit se identiteti dhe gjuha maqedonase janë me origjinë bullgare. Bullgaria deklaroi se nuk ishte ende gati për të hequr bllokadën ndaj Shkupit, në vend të kësaj sugjeroi ndarjen e proceseve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria të paktën të mund të ecë përpara.

Por nocioni se të dy vendet duhet të përparojnë si pjesë e një pakete mbizotëroi në Këshill. Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov, i cili mori detyrën këtë të hënë, tha për ‘Financial Times’ se ai dëshironte të ringjallte bisedimet me Maqedoninë e Veriut që mund të rezultojë në një përparim brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Petkov shtoi se qëllimi i tij është që Bullgaria të heqë përfundimisht bllokadën e saj dhe të riorganizohet me vendet e tjera të BE-së kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Ne do t’i vendosim diskutimet me Maqedoninë e Veriut mbi një bazë të re,” u zotua ai, duke shpjeguar se plani i tij është të formojë grupe të reja pune midis dy vendeve për çështje jo vetëm që lidhen me historinë, por edhe me ekonominë, infrastrukturën dhe kulturën.

“Ne do të përdorim grupet e punës për të kërkuar zgjidhje për çështje të tilla si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia”, tha Petkov.

Megjithatë, ai tha se Maqedonia e Veriut së pari duhet të ndryshojë tekstet e saj të historisë dhe të heqë frazën “forca pushtuese fashiste” kur flet për pushtimin e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria në Luftën e Dytë Botërore. Kjo pasi Sofia pretendon se termi nxit urrejtje.

Duke sinjalizuar hapjen ndaj idesë së Petkovit, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dha një notë pozitive të mërkurën, duke thënë se: “qasja e kryeministrit të ri bullgar, se historia nuk duhet të jetë vendi i vetëm i komunikimit midis Shkupit dhe Sofjes është i pranueshëm, për mua”.

Si pjesë e konkluzioneve të tij mbi zgjerimin, Këshilli përshëndeti gjithashtu përparimin në bisedimet e pranimit në BE të bërë nga Serbia dhe Mali i Zi.

“Këshilli mirëpret përparimin e përgjithshëm të bërë në negociatat e pranimit deri më tani, me të 33 kapitujt e shqyrtuar të hapur dhe 3 të mbyllur përkohësisht,” thuhej në përfundimet për Malin e Zi.

Por, u theksua gjithashtu se Mali i Zi do të duhet të përmbushë “pikat referuese të përkohshme të sundimit të ligjit të përcaktuara në kapitujt 23 dhe 24”.

Për sa i përket Serbisë, e cila sapo ka hapur të ashtuquajturin ‘Cluster 4’ në negociatat për anëtarësimin në BE, e cila fokusohet në axhendën e gjelbër dhe lidhjen e qëndrueshme, konkluzionet përsëri mirëpritën progresin. Ata theksuan gjtihashtu se përparimi i mëtejshëm i Serbisë do të varet nga performanca e saj në “kapitujt e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, si dhe nga normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën”.

Në negociatat me BE-në deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj, dy prej të cilëve janë mbyllur përkohësisht.

Për Bosnje dhe Hercegovinën, Këshilli deklaroi se: “shprehet thellësisht i zhgënjyer për krizën e zgjatur politike në vend, e cila ka penguar përparimin e mëtejshëm në reformat në vitin 2021, dhe dënon bllokimin e institucioneve shtetërore”.

Duke folur për Kosovën, e cila, ashtu si Bosnja, nuk është ende kandidate, Këshilli përshëndeti faktin që qeveria e re e zgjedhur në mars ka konfirmuar përkushtimin e saj strategjik për rrugën e saj evropiane dhe për reformat përkatëse.

Këshilli nënvizon nevojën urgjente që Kosova të përshpejtojë proceset e reformave, në përputhje me standardet evropiane dhe në funksion të ofrimit në dobi të qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh progresin e kufizuar të bërë deri më tani.

Lidhur me Turqinë, ministrat përshëndetën de-përshkallëzimin e saj me Greqinë në Mesdheun Lindor, duke theksuar se kjo “duhet të mbahet”. Ata përsëritën gatishmërinë e BE-së për t’u angazhuar me Turqinë në një mënyrë proporcionale dhe të kthyeshme në fushat me interes të përbashkët.

Marrë nga balkaninsight.com

(e.h/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bashkimi evropian bosnje e hercegovinë këshilli i çështjeve të përgjithshme të be kosova maqedonia e veriut shqiperia bashkimi evropian bosnje e hercegovinë këshilli i çështjeve të përgjithshme të be kosova maqedonia e veriut shqiperia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj