LIVE UPDATES
Aktualitet

DENONCIMI/ Gjobëvënës apo inspektorë? ‘Anti-Duhani’ me karta të skaduara bën kërdinë nëpër Tiranë, shkel me të d

23 Janar 2020, 13:31 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Gjobëvënës apo inspektorë?

TIRANE- Drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, nisi një aksion disa ditë më parë për të gjetur shkeljet në të gjitha subjektet që nuk zbatojnë ligjin anti-duhan në kryeqytet, aksion ky i përshëndetur edhe nga Dosja.al. Ndërkohë që, vetëm sot, një “lumë” denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë për taksidarët që kanë shkuar sot nëpër biznese me qëllim ‘zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit’. Ne kemi përzgjedhur vetëm njërin prej denoncimeve, që tregon në mënyrë flagrante shkeljen e ligjit, ku dy individë të prezantuar si inspektorë të ISHSH vendosin gjoba, pa mandate…

Këta të dy janë inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor që kanë vënë gjoba me vlerën mbi 3 milionë lekë vetëm sot në Tiranë.

Johana Sinani, dhe Evald Bejaj, siç duket qartë nga kartat e identifikimit,  janë paraqitur pa asnjë dokument të vlefshëm shtetëror. Sipas dokumentit zyrtar që mbajnë, ata kanë qenë inspektorë deri në 31 dhjetor 2017, dhe 31 dhjetor 2019… pra përtej çdo afati.

Këto dokumente identifikimi duhet të ndodheshin nëpër kosha plehrash ose duhet të ishin djegur në inceneratorë, por në fakt janë të varur në qafën e inspektorëve.

Me këtë dokument, që mund ta kenë marrë edhe nga koshat e mbeturinave, ata i kanë dhënë fuqi vetes të bëjnë kërdinë nëpër Tiranë, duke shkelur ligjin për Inspektimin dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Në nenin 27 të ligjit për Inspektimin, përcaktohet qartë se Inspektimi bëhet me një autorizim të lëshuar nga drejtuesi territorial. Autorizimi lëshohet për një periudhë të caktuar dhe pa autorizim mund të inspektohet vetëm në rastet që përcaktohen në pikën 2 të nenit 27.

Inspektimi mund të fillojë pa autorizimin, sipas pikës 1 të këtij neni, vetëm kur: a) konstatohet në flagrancë nga inspektori shkelja e një kërkese ligjore, brenda fushës së tij të inspektimit; b) inspektohet për rastin e ndodhjes së ngjarjeve, aksidenteve apo incidenteve, që kanë cenuar apo mund të cenojnë jetën a shëndetin e njerëzve, kafshëve apo mjedisin, parashikuar në shkronjën “ç” të pikës 1 të nenit 25 të këtij ligji; c) inspektohet për rastet e parashikuara me ligjet e posaçme, që kryhen në pikat e kalimit kufitar; ç) parashikohet shprehimisht nga ligji i posaçëm.

Inspektorët, jo vetëm që nuk kanë patur autorizim, por as një dokument të vlefshëm identifikimi. Ata bredhin nëpër Tiranë njësoj si ata që vënë maska ose çorape në kokë dhe gjejnë bizneset më të rregullta, që për një shkelje fare të vogël përçojnë gjoba nga 300 mijë deri në 600 mijë lekë të reja. Ky banditizëm nuk ushtrohet dot në bizneset e parregullta të të fortëve, sepse ka përplasje bandash.

Ligji e përcakton shumë qartë gjithsesi që gjobat që ata kanë vënë sot në Tiranë janë totalisht të pavlefshme. Në nenin 35 të ligjit për Inspektimin thuhet se subjekti, pra biznesi që po inspektohet ka të drejtën t’u kërkojë ispektorëve identifikimin nëpërmjet kartës. Inspektorët janë identifikuar me këto karta, që e bëjnë inspektimin të pavlefshëm, e shndërrojnë atë në një gjobë banditësh që duan të paraqiten si punonjës të Shtetit, por janë shkelës të ligjit.

(e.a;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anti-duhani evald bejaj johana sinani vjollca braho anti-duhani evald bejaj johana sinani vjollca braho


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj