Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Iphone 11 pro dhe XR/ Kapet ‘skifteri’ i Komunës së Parisit që grabiti dy telefonat dhe portofolin nga një makinë, një
23 Janar 2020, 11:06Nga DOSJA
TIRANË– Një person me inicilaet F.T., ka rënë në prangat e efektivëve të komisariatit nr.2 në Tiranë pasi akuzohet të ketë grabitur dy telefona të markës “Iphone” dhe një portofol. Sipas njoftimit, 34-vjeçari i prangosur kishte vjedhur në një automjet dy aparatë celularë “Iphone” një 11 pro dhe një XR, bashkë me një portofol nga një automjet.
Më pas, i riu njërin telefon e kishte shitur tek një person me inicialet D.M., i cili ëhstë proceduar penalisht, ndërsa tjetrin e kishte çuar në një pikë servisi për ta zhbllokuar dhe për ta mbajtur për vete. Por, pas hetimeve, 34-vjeçari u arrestua një ditë më parë, rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata” në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Telefonat u sekuestruan për t’ju kthyer sërish pronarit të tyre, ndërsa ‘skifteri’ akuzohet për vjedhje.
Njoftimi i policisë Tiranë
Vjedh në makinën e një shtetasi portofolin dhe dy celularë, por falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Komisariatit të Policisë Nr. 2, vihet në pranga autori i vjedhjes. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy telefonat e vjedhur. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme njërin prej telefonave. Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin F. T., 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas, në orët e pasdites, në zonën “Komuna e Parisit”, kishte vjedhur në një automjet një portofol dhe dy telefona celular iPhone. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, lokalizimi i vendndodhjes së tij dhe rreth orës 18:40 ky shtetas u kap në rrugën “Lambi Bonata”. Në vazhdim të veprimeve hetimore janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy telefonat e vjedhur, njërin prej të cilëve ky shtetas ia kishte shitur shtetasit D. M., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Ndërsa telefonin tjetër Policia e gjeti në një servis, ku ky shtetas e kishte çuar për ta zhbllokuar dhe për ta marrë përsëri. Në përfundim të veprimeve të para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
DURRËS– Kompania “Kurum” e cila operon prej fillimit të viteve 2000 në portin detar të Durrësit është larguar duke e lënë terminaline kontenierëve në duart...
TIRANË- SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, i cili u filmua duke marrë kokain...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë që drejtohej nga personi me ...
Vlorë- Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se 3 prej tyre janë dën...
TIRANË- Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve marrë shkas edhe nga numri i lartë i...
Tiranë- Analisiti Dritan Hila, ka thënë në emisionin “Arena”, se një problem mjaft shqetësues është edhe lirimi i të fortëve nga burgu. Ai ka treguar se “të for...
Tiranë- Ditën e hënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua...
Tiranë– Një tjetër rast vjedhjeje ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, një automjeti të parkuar n...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën ng...
Fier- Ditën e sotme 70 nxënësit e fshatit Darëzezë të Fierit së bashku me mësuesit dhe prindërit e tyre kanë bojkotuar mësimin, pasi janë të pakënaqur me kushte...