Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Anulimi Delegacionit Vëzhgues të KiE, Basha: Distancim nga votimet një partiake
26 Qershor 2019, 20:49Nga DOSJA
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu përshëndeti vendimin e KiE për tu tërhequr nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Sipas tij, kjo është hera e parë në historinë e KiE që nuk merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të një vendi të saj anëtar që nga koha e komunizmit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Dua të përshëndes vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i farsës së 30 qershorit.
Arsyet janë ato që kemi thënë: Nuk ka konkurencë pa pjesëmarrjen e opozitës. Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distanicm i prerë nga zgjedhjet fallco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal.
Këshilli i Europës ka qenë monitorues i zgjedhjeve lokale të vitit 2015, së bashku me OSBE/ ODHIR –in. Ditën e zgjedhjeve misionet e monitorimit të votimit ishin misione të përbashkëta të OSBE-së dhe mes Këshillit të Europës.
Këtë vit, Këshilli i Europës u tërhoq, për herë të parë në historinë e tij, nga monitorimi i zgjedhjeve lokale në një vend anëtar të tij.
Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Rama nuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit.
Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit.
Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht.
Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Pas refuzimit të ftesës për dialog nga kryeministri Edi Rama, një reagim zyrtar ka ardhur nga Presidenca.Në reagimin e tyre, shkruhej se edhe pse R...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter ka paralajmëruar një lëvizje nga presidenti Ilir Meta. Në statusin e tij Rama shkruan ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër ku fton për dialog në Presidencë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.Në letrën e pub...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar thirrjet e ish-kreut të PD së Elbasanit për vrasje më 30 qershor.Në fjalën e tij, Rama ka ofenduar Aurel Bylykbashin...
ELBASAN- Kryeministri Edi Rama nga takimi i tij në Elbasan ka bërë sërish thirrje që të mos ketë përplasje ditën e zgjedhjeve.Rama i është drejtuar të rinjve du...
TIRANË– Kur jemi vetëm 4 ditë nga ‘vatra’ e nxehtë e 30 qershorit ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë një udhëtim jashtë Shqipërisë.Në videon e publ...
TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbajti një konferencë urgjente nga selia e Partisë Demokratike.Në fjalën e tij, Basha përshëndeti edhe njëherë...