LIVE UPDATES
Bota

Arbëreshët e Italisë i ‘heqin’ flamurin e Kosovës Thaçit, mbajnë në dorë atë kombëtar

6 Maj 2019, 15:02 Nga DOSJA
Arbëreshët e Italisë i ‘heqin’ flamurin e

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të madh të arbreshëve të Italisë.

Por, në foton që kanë bërë bashkarisht shihet se arbreshët ia kanë hequr Presidentit flamurin shtetëror. Në vend të flamurit të Kosovës, ata kanë mbajtur në dorë flamurin kombëtar.

Gjatë këtij takimi, Thaçi ka thënë se është kënaqësi e veçantë që ky delegacion arbëresh gjendet në Kosovë.

“Ndjehem shumë i nderuar dhe i privilegjuar që t’u drejtohem motrave dhe vëllezërve të gjakut dhe gjuhës sonë. Atyre që u bënë pishtar i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave kulturore mbarëshqiptare për më se 6 shekuj. Shqiptarët e çdo kohe dhe të çdo brezi, kudo që janë, ndihen krenarë me ju dhe kanë çfarë të mësojnë nga jeta, puna dhe vepra juaj, sepse ju jeni rrënjët tona të mirëfillta, origjinale, gjeneza dhe fillesa jonë”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se arbëreshët janë shëmbëlltyra dhe modeli i shqiptarëve pa ndikimin e pushtimit 500 vjeçar otoman.

“Ju jeni fija e pashkëputur dhe e mirëfilltë e qytetërimit shqiptar. Keni ruajtur gjuhën e të parëve tanë, traditat, besimin, kulturën autoktone, mbi të gjitha perlat folklorike: rapsoditë dhe vallet. Rapsoditë dhe vallet arbëreshe kanë qenë dhe mbeten perla unike të kulturës shqiptare. Ato i kanë kapërcyer kufijtë e Italisë së Jugut dhe këndohen kudo ndër shqiptarët, në dasmat dhe gëzimet e tyre”, u shpreh kreu i Kosovës.

Kjo është komnikata e plotë e Presidencës:

Nga ju dolën figura të mëdha që u bënë frymëzimi i kombit dhe më gjerë. Arbëreshët kanë qenë gjithmonë një faktor pozitiv në Itali. Keni kontribuar në jetën politike dhe kulturore të Italisë. Ta përmendim këtu Françesko Krispin, i cili ka luajtur një rol të madh në lëvizjen për bashkimin e Italisë. Ai u bë kryeministër i vendit dhe ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Xhuzepe Garibaldit. Po kështu një shembull i pjesëmarrjes së arbëreshëve në sferën politike italiane është edhe Antonio Gramshi e shumë figura të tjera”, shtoi presidenti Thaçi.

Thaçi ka thënë se tri gjëra ishin të shenjta për arbëreshët dhe u bënë kult.

“Kult u bënë figura e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, e cila u rilind tek arbëreshët, flamuri dhe gjuha shqipe”, u shpreh ai.

Në kolonitë e tyre, brenda një populli me kulturë të madhe, që njerëzimit i dha Renesansën, presidenti Thaçi tha se arbëreshët ruajtën dhe zhvilluan identitetin kombëtar.

“Ju, me punën, studimin dhe përkushtimin tuaj, bëtë që vlerat kombëtare, gjuha dhe kultura shqiptare jo vetëm të ruhen, por edhe të zhvillohen më tej edhe atëherë kur populli nën Perandorinë Osmane ishte pothuajse në errësirë kulturore dhe prapambetje ekonomike dhe sociale. Ju i keni dhënë kuptim lëvizjes më të rëndësishme politike dhe kulturore shqiptare Rilindjes Kombëtare, në krye me kolosin e letërsisë Jeronim De Rada, i cili është themelues i letërsisë moderne shqipe”, u shpreh ai.

Presidenti Thaçi pohoi se Jeronim De Rada është rilindësi ynë më i madh me profil të zhvilluar kombëtar dhe i ushqyer me vlera të Oksidentit.

“Ne sot jemi krenarë për kontributin që ju vazhdoni të jepni në atdheun tuaj të dytë, në Itali. Vlerat e padiskutueshme intelektuale dhe kulturore të arbëreshëve kanë qenë një faktor i rëndësishëm në pozicionimin e Italisë krah vendeve që përkrahin vlerat demokratike dhe lirinë e popujve, duke bërë që Italia të rreshtohet ndër të parat vende që njohën Pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit të Kosovës theksoi se populli shqiptar do t’i jetë përjetësisht mirënjohës punës dhe veprës së arbëreshëve të Italisë.

Marrë nga: VOAL.CH

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni delegacioni arberesh flamuri i kosoves flamuri kombetar hashim thaci delegacioni arberesh flamuri i kosoves flamuri kombetar hashim thaci

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait