Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shqipëri- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, një ditë më parë zhvilloi një inspektim në në zonat e gjelbra, konkretisht aty ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën. Në këtë inspektim, Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Gjirokastër, Perlat Vatoci, dhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Syrja Bello.
Gjatë inspektimit në Sarandë, Veliu theksoi se plazhi është rreptësisht i ndaluar, deri në një urdhër të dytë.
“Për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qenë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit. Prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë, që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet”, u shpreh dje Veliu.
Ai shtoi më tej: “Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë, është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet, të cilat janë përcaktuar tashmë për sa i përket distancimit social, por edhe për sa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike”, tha Veliu.
Sipas tij, kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve, do të pasohet me kontrolle dhe monitorime, të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi.
“Prandaj, duke përfituar nga mundësia do t’u bëja thirrje gjithë qytetarëve të zonave të gjelbra që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
Kreu i Policicë nënvizoi se për të parandaluar mundësinë që qytetarët të lëvizin drejt bregdetit për plazh, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli. Ai shtoi më tej se, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbër në Qarkun e Gjirokastrës, të mos shkojnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Eldi është një nga taksistët që është rikthyer sot në punë, pas më shumë se 40 ditësh mbyllje, për shkak të karantinës. Në një lidhje telefonike në...
TIRANË– Në spitalet ku po kurohen të sëmurët me Covid-19, janë disa skemat e mjekimit që po ndiqen nga stafi shëndetësor. Baza e trajtimit mbetet hidoksikl...
TIRANË– Histori nga më të pabesueshmet ndodhin në brendësi të shtëpive, teksa të gjithë shpresojnë që të dalin sa më shpejt nga karantina dhe të vijojnë je...
TIRANË– Të gjithë shqiptarët e bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë mbetur të bllokuar atje për shkak të bllokimit të kufijve nga Covid-19,...
Tiranë- Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se karantina, gjendja e jashtëzakonshme dhe çdo masë tjetër duhet të shfuqizohet. Në një postim në Facebook, ...
SHQIPËRI– Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët nga sot janë ndarë në banorë të zonave të gje...
Shqipëri- Studimet dhe kërkimet e ekspertëve në fushën e psikologjisë kanë provuar se stresi akut ose faktorët e ankthit që zgjasin për një kohë të shkurtër mun...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë masat e marra lehtësuese për COVID-19. A...
TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një status në Facebook, shkruan s...
TIRANË– Një grua ka bërë një denoncim të frikshëm në rrjetet sociale, teksa me emë e mbiemër pretendon se gruaja e të vëllait Alba Kapaj Hoxha, bashk...