LIVE UPDATES
Aktualitet

Humbja e punës dhe izolimi/ Masat e COVID-19 rrezikojnë balancën e shëndetit mendor

27 Prill 2020, 05:37 Nga DOSJA
Humbja e punës dhe izolimi/ Masat e COVID-19 rrezikojnë balancën

Shqipëri- Studimet dhe kërkimet e ekspertëve në fushën e psikologjisë kanë provuar se stresi akut ose faktorët e ankthit që zgjasin për një kohë të shkurtër mund të shërbejnë si katalizatorë për sistemin imunitar, ndërsa stresi afatgjatë, në të kundërt, shoqërohet me denigrimin e këtij sistemi.

Stresorët ndahen në tre kategori; përkatësisht stresorë biologjikë (infeksione, sëmundje, lodhje), psikologjikë (besimi në vetvete, luhatje të humorit) dhe stresorë socialë (fatkeqësi natyrore,presion ekonomik, etj).

Gjatë këtyre muajve të vetizolimit, popullata është duke u përballur njëkohësisht me të gjithë këta stresorë të kombinuar së bashku, gjë që e bën akoma më të rënduar situatën dhe ruajtjen e një balance të shëndetit mendor.

Psikologia e këshillimit, Adela Mezini i tha BIRN se duhet të jemi të ndërgjegjshëm se njerëzit janë duke u përballur me tre pandemi njëkohësish –  frika nga virusi SARS-CoV-2, kriza financiare si dhe paniku i manifestuar si stres, i cili prek drejtperdrejt  sistemin imunitar.

“Kjo situatë emergjente e krijuar prej përhapjes së COVID-19 është një situatë që shoqërohet me frikë, pasiguri, konfuzion, ndjesi e të qënit i pafuqishëm,” tha Mezini.

Sipas psikologes, pasiguria rrit nivelin e ankthit, shkakton stres dhe ky i fundit ndikon në aspektin fizik, emocional dhe mendor.

“Mënyra se si njerëzit përballen me situata emergjente është e ndryshme, dhe kjo varet nga resurset që ne kemi, si edhe nga qëndrueshmëria emocionale,” shpjegoi ajo.

Më 18 prill, Kuvendi i Shqipërisë miratoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më datë 24 qershor, akt që e shtyu kohëzgjatjen e kësaj periudhe emergjence në 3 muaj.

Akti i shtyrjes së periudhës së fatkeqësisë natyrore përkthehet si vazhdimësi e kufizimeve të rutinës, të cilat nga ana tjetër sjellin edhe pasoja psikologjike.

Periudha e zgjatur e pasigurisë ka përhapur më shumë stres tek qytetarët e vendit, të cilët sipas ekspertëve, janë dhe do të  jenë të ekspozuar ndaj luhatjeve dhe disekuilibrimit psikologjik edhe pas përfundimit të pandemisë.

“Theksoj se izolimi social nuk lind ndjesi të reja,  përkundrazi,  zgjon ndjesitë negative të fshehura në psikikën e individit,” thotë Oliana Manaj, psikologe klinike në qendrën psiko-sociale “Vatra” në Vlorë.

“Traumat e hershme të patrajtuara dalin në pah gjatë gjendjeve emergjente, duke qenë se të gjithë mekanizmat mbrojtës fillojnë të bien,” shtoi ajo.

Ataket e panikut gjatë këtyre ditëve mund të rezultojnë më të shpeshta, pasi njeriu është më i dorëzuar dhe nuk ka mundësi të mbysë ndjesitë negative me aktivitete të përditshmërisë së tij, por i lë ato të dalin në sipërfaqe.

“Jo vetëm koordinimi vetjak, por edhe ai i shtëpisë apo i fëmijëve dhe i marrëdhënies krijon vështirësi brenda mureve të shtëpisë,” shprehet psikologia Anxhela Peza, ndërsa shton se gjatë kësaj periudhe, psikoza të fshehura mund të kenë tendencën të shfaqen.

“Problemet në çift mund të fillojnë gjithashtu të thellohen më shumë,”shtoi ajo.

Peza theksoi se edhe prishja e regjimit normal gjatë këtyre ditëve ndikon në sjelljen e individëve.

“Nëse një njeri ka pushuar gjithë ditën, pa pasur lodhje fizike apo mendore, sigurisht që nuk mund të flejë gjatë natës,” theksoi ajo. “Demotivimi është prezent deri aty sa krijohet një gjendje përtese, për të bërë gjëra qoftë dhe elementare,” shtoi Peza.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka deklaruar se kjo pandemi është deri diku e panjohur për njerëzimin dhe popullsia po përballet me një gamë të gjerë informacioni, pa pasur mundësinë të diferencojë nëse ky informacion është i saktë apo jo.

“Banorëve u nevojitet të dinë se cili është rreziku i madh që u kanoset në mënyrë që dhe psikika e tyre të seleksionojë informacionin dhe të përshtatet me izolimin, si të vetmin mjet mbijetese që ka,” tha Manaj.

“Frika nga e panjohura jep ndjesi ankthi të pashmangshëm,” shpjegoi ajo.

Për më tepër, nga studimet është e njohur se frika dhe stresi ndikojnë jo vetëm në sistemin imunitar, por gjithashtu në shëndetin e zemrës, nivelet hormonale e mbi të gjitha në sistemin nervor. Ekspertët tregojnë se këto efekte do të vazhdojnë edhe në periudhën post-pandemike, duke theksuar se do të ketë  një periudhë të shkurtër tranzicioni derisa të rikrijohet rutina e mëparshme.  Kjo situatë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe do të lërë gjurmët e veta në psikikë.

“Ankthi, apatia, ndjenjat e vetmisë, izolimi social janë disa pasoja të shëndetit mendor që mund të persistojnë gjatë edhe pas përfundimit të pandemisë,” shpjegon Adela Mezini.

Sipas Mezinit, shumë individë mund të shfaqin sjellje të pashëndetshme si varësi ndaj alkoolit apo duhanpirjes për shkak të situatës.

“Çrregullime të ankthit dhe depresionit dhe simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik mund të jenë të pranishme pas situatës emergjente,”shtoi psikologia nga Tirana.

Individët, sipas ekspertëve, do të vijojnë edhe pas pandemisë të jenë lehtësisht pre e frikës dhe mund të tremben shumë më kollaj. Edhe nëse virusi do të largohet, sërish individët do të shqetësohen ndjeshëm për shëndetin e tyre, duke shfaqur sjellje vetë-izoluese.

“Po ashtu post-karantina mund të jetë parashikuese për çrregullime të shëndetit mendor me fokus traumën,” theksoi Adela Mezini.

“Një periudhë e zgjatur e karantinës është e lidhur me shëndet të varfër mendor dhe në mënyrë të veçantë, me simptoma të stresit post-traumatik, sjellje shmangëse dhe zemërim të shtuar,” shtoi ajo.

Personat më vulnerabël ndaj izolimit

Pasiguria ekonomike eshte nje prej stresorëve kryesorë që do të ndikojë në shëndetin mendor të individëve | Foto; Nensi Bogdani

Një tjetër grup që priret të vuajë pasoja më të rënda si pasojë e izolimit janë personat që vuajnë prej çrregullimeve psiko-emocionale të hershme, pra edhe përpara se të fillonte kjo fazë emergjence,  si për shembull ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit, nga sëmundje kronike apo nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

“Personat që vuajnë nga çrregullime emocionale janë më të prirur për të ndjerë pasojat e kësaj situate, kjo në varësi të llojit të çrregullimit që kanë,”shpjegon Oliana Manaj duke u bazuar tek eksperienca e saj në qëndrën “Vatra”.

Sipas Manajt, ata individë që vuajnë nga ankthi dhe paniku kanë pasur shtim të dozave të ankthit gjatë kësaj periudhe, ndërsa individët që vuajnë nga çrregullime depresive, ndjehen të pafuqishëm në lidhje me situatën.

“Për më tepër, izolimi rrit mundësinë e kryerjes së sjelljeve suicidale, pra të vetëvrasjes,” pohoi Manaj.

Ngjashëm, edhe ekspertja Anxhela Peza u shpreh se për ata të cilët vuajnë nga shëndeti mendor, izolimi do sjellë shpërthimet emocionale, kriza psikotike dhe agravim të gjendjes psikologjike.

“Në këto kushte, ndoshta specialistët e shëndetit mendor mund të shtojnë dhe dozën e medikamenteve për të ruajtur stabilitetin e gjendjes,” sugjeroi Peza.

Sipas psikologes Mezini, të riskuar janë dhe personat me simptoma të çrregullimeve obsesive-kompulsive.

“Kompulsionet e pastrimit dhe të larjes, një tipar kryesor i çrregullimeve obsesive-kompulsive (OCD), mund të përkeqësohen nga kërcënimi i pandemive infektive,” theksoi Adela Mezini, duke vënë në pah një kategori çrregullimi që jo gjithmonë i kushtohet rëndësi.

Anxhela Peza nënvizon se këshillat e shumta për rritjen e higjenës si mjet parandalues kundër koronavirusit të ri, mund t’i shtyjë disa individë që të shfaqin çrregullime obsesive.

“Për larjen e shpeshtë të duarve, dezinfektimin e mjeteve që prekin, qëndrimi sa më larg me njerëzit, të gjitha këto krijojnë një lloj obsesioni ndaj infektimit,” tha ajo.

Periudha e zgjatur e pasigurisë përkon me pranverën dhe verën, stinë këto të rrezikshme në lidhje me shëndetin mendor, që sipas Manajt lidhen me ndryshimin e kushteve klimaterike dhe efekteve që kanë ato në proceset biologjike të individit.

“Duke qenë të pafuqishëm për të krijuar një rutinë, gjatë kësaj stine hormonalisht rritet niveli i agresivitetit dhe menaxhimit të zemërimit tek indvidë të cilët vuajnë nga problematika të tilla,”u shpreh Manaj.

Psikologët theksuan se qytetarët duhet t’u ruhen rutinave të dëmshme, siç janë ngrënia me tepri, rritja e varësisë nga alkooli, duhanpirja, stigmatizimi për shkak të sëmundjes, mungesa e aktivitetit fizik dhe orari i çrregullt i fjetjes.

Megjithatë, ekspertët pranuan se në gjithë këtë periudhë të zymtë, mund të gjenden disa aspekte pozitive për t’u motivuar psikologjikisht, si  vetëreflektimi, zbulimi i aftësive të reja dhe kontakti virtual.

“Të qënurit i izoluar dhe të paturit kohë mjaftueshëm i bën individët të kthehen tek vetja e tyre, gjë që mungon gjatë ditëve normale,” tha Olina Manaj, duke nënvizuar se të “vetëreflektosh do të thotë të pranosh dhe të kuptosh, por edhe të krijosh më shumë kohë për të kontaktuar të afërmit.”

“Nga ana tjetër, njerëzit po zbulojnë kënaqësi të reja, siç janë gatimi, kërcimi, aktiviteti fizik në shtëpi, punimet artistike artizanale, etj,” përfundoi ajo.

Marrë nga Birn

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë