Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “Skifteri i Durrësit”, dyshohet të jetë personi që ka grabitur argjendarinë në Elbasan. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Thaçi është pikasur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth dhe të vetë argjendarisë, të cilat u sekuestruan nga prokuroria. Pikërisht pamjet dhe ndërtimi i identikitit ka dalë në përfundim se personi që grabiti sot argjendarinë është i shpalluri në kërkim për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë, ku i riu u fut për të vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.
I armatosur, Thaçi u fut sot në argjendarinë në Elbasan, kërcënoi punonjësen dhe mori një sasi florinjsh me vlerë 30 mijë euro. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Elbasanit, vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë. Dyshohet se një person e ka ndihmuar 27-vjeçarin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja, pasi e priste me makinë jashtë argjendarisë.
Kush është Astrit Thaçi i njohur ndyshe si “skifteri” i Durrësit?
Astrit Thaçi u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë, Thaçi e plagosi me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike. Po kështu 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.
Por jo vetëm kaq, Astrit Thaçi është një emër i njohur për policinë italiane. Media italiane ” La Nuova” , më 7 Gusht 2018 ka raportuar se ai është arrestuar nga Policia për vjedhje. Ndërsa më herët më 21 Qershor 2013, asokohe Astrit Thaçi, 19-vjeç, lakohet si një person i përfshirë në një bandë e cila shkaktonte terror në Calolziese të Bergamos, duke i bërë qytetarët të ndjeheshin në rrezik dhe të kërcënuar brenda shtëpive të tyre. Ai u arrestua nga Policia si anëtar i kësaj bande.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në intervistën për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, foli edhe për zëdhënësen e Operacionit “For...
TIRANË– Të gjitha dosjet e tri viteve të fundit të firmosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve janë vënë nën hetim dhe po inspketohe për të parë nëse...
BE- Bashkimi Evropian do të organizojë një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë më 17 Shkurt në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri...
TIRANË– Shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë bojkotimin e kompanive celulare si Vodafone, Albtelekom dhe Telekom Albania, të cilat së fundmi kanë ...
GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar, lidhur me vdekjen e Kostandino Kacifas, ku sipas ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se ai ka vrarë veten. ...
BELSH– Bashkia e Belshit ka shpallur së fundmi rezultatet e tenderit rreth 5 milionë dollarë për fazën e dytë të ndërtimit të Ujësjellësit të qytetit, ku ...
TIRANË– Ditën e sotme autoritetet shqiptare kanë vendosur të ekstradojnë drejt Francës “eskobarin” turk të drogës, Faruk Baybasin, i cili u arrestua pak ko...
BULQIZË– Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është shprehur se bashkia do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë së varrimit të tre anëtarëve të familje...
BULQIZË– Një detaj rrëqethës është zbuluar nga tragjedia e Ostrenit, ku edhe ndërroi jetë nëna me dy fëmijët e saj. Mësohet se 19-vjeçarja Rudina To...
ELBASAN– Policia ka identifikuar autorin e grabitjes së argjendarisë në Elbasan, ndërsa është shpallur në kërkim me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij. Burime b...