LIVE UPDATES
Aktualitet

Biondja e OFL-së me syze, Lleshaj: S’jam marrë ndonjëherë me të, simbolet e policisë i mbajnë dhe nxënësit në çanta

15 Shkurt 2020, 17:56 Nga DOSJA
Biondja e OFL-së me syze, Lleshaj: S’jam marrë

TIRANË– Në intervistën për emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, foli edhe për zëdhënësen e Operacionit “Forca e Ligjit”, vajzën bukuroshe me syze, që ka tërhequr jo pak vëmendje. Ministri Lleshaj tha se nuk është marrë asnjëherë me këtë temë, pasi është diçka që vendoset nga drejtuesit e operacionit.

Është një çështje që vendoset nga drejtuesit e operacionit dhe ka shumë çështje operacionale për të cilat ministri nuk duhet të merret dhe në fakt nuk preferoj të merrem, aq më tepër me aparencën e një vajze që kryen detyrën e zëdhënëses. Por besoj që duhet të marrim në konsideratë faktin që punonjësit e këtij operacioni kanë nevojë për një lloj mbrojtje. Nuk po them se mbrohet nga syzet, në përgjithësi kanë nevojë për një lloj mbrojtjeje. Dhe kanë nevojë për qetësinë e nevojshme që ta bëjnë detyrën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë, nga kushdo qoftë. Derisa unë si ministër refuzoj të futem në detaje operacionale do të ftoja jo vetëm median por edhe publikun, të përmbahet nga kureshtja për t’u futur në detaje operacionale të punës së tyre. Di që mbi këtë operacionin forca e ligjit qëndron një institucion tjetër që mbikëqyr, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Kontrollin në Ministrinë e Brendshme i cili ka për detyrë të kontrollojë respektimin e kritereve ligjorë të këtij institucioni. Pra duhet të dini që gjithë operacioni, është i monitoruar nga afër”, tha Lleshaj.

Më tej, ministri Lleshaj u pyet dhe për akuzat e opozitës dhe të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbi operacionin “Forca e Ligjit”, duke thënë se “Mundohemi t’i shpjegojmë atëherë kur duan të dëgjojnë. Për fat të keq ka edhe një kategori zërash kundër, të cilët nuk duan të dëgjojnë, thjesht duan të përcjellin një mesazh të kundërt. Nuk i mbyllim dot ato gojë, nuk kemi ç’u bëjmë, le të flasin. Është publiku ai që do të gjykojë dhe do të jenë rezultatet që do të flasin”.

Pjesë nga intervista:
Z. ministër, a është shkelje e nenit 98 të ligjit për policinë e shtetit që vajza civile e punësuar për të bërë PR-in e operacionit forca e ligjit, shfaqet publikisht e veshur me uniformë dhe simbole të policisë së shtetit.
Nuk ka shkelje të ligjit, për arsye se vajza nuk është e veshur me uniformë policie. Ajo mban simbole të Policisë së Shtetit, dhe një kapele me sa kam parë unë dhe kaq. Uniforma është diçka tjetër, por s’ka asgjë të keqe që kushdo mund ta mbajë një simbol të policisë së shtetit. Ndodh rëndom në të gjithë botën që simbolet e policisë, ushtrisë i mbajnë edhe fëmijët, në çantat e shkollës, apo në makinë i vënë njerëzit. Përkundrazi, nuk ka asnjë shkelje këtu, madje do t’i inkurajoja, që të identifikohen pak me simbolet e policisë së tyre, edhe mund t’i përdorin ato, edhe mund t’i promovojnë. Por shkelje ligji këtu nuk ka në asnjë mënyrë.

Përse deklaratat e policisë flasin gjithmonë me iniciale për individët e botës së krimit. Ndërkohë që kemi vetë gazetarët që me zë dhe figurë i raportojnë këta persona me emra dhe mbiemra. Nga se druhet policia?
Ky është një standard i Policisë së Shtetit për ruajtjen e privatësisë. Policia nuk ka bërë akuzë ndaj askujt. Policia ka bërë thjesht një proces administrativ. Kështu që policia tregohet e kujdesshme që këta njerëz të mos i bëjë objekt të, mos t’i paragjykojë vetë si polici në publik. Prandaj bëhet kjo, është thjeshtë çështje e ruajtjes së privatësisë së personave të cilët sipas policisë nuk janë të akuzuar. Ata janë persona të cilët kanë bërë krime, kanë bërë vepra penale. Janë jashtë akuzës penale. Këtu bëhet fjalë për një proces administrativ. Në të gjitha komunikatat e policisë, në të gjitha njoftimet mediatike të Policisë së Shtetit, nuk përmenden emra të plotë. Punohet përherë me inicialet.

Ky akt normativ ka patur mjaft kritika nga opozita. Dua të ndalem pak edhe tek kritikat e vetë Presidentit të Republikës zotit Meta. Ai është shprehur se krimi i organizuar nuk luftohet me fushata por me një punë të përditshme. Si do t’i përgjigjeshit kësaj zoti ministër?
Në fakt unë nuk dua t’u përgjigjem akuzave, as të opozitës, as të Presidentit, sidomos akuzave të Presidentit. Nuk kanë vend fare sidomos në një kohë kur bëhet fjalë për një institucion shtetëror, pjesë e të cilit është edhe vetë Presidenti i Republikës. Dua të them një gjë, që sipas të gjithë indikatorëve që ne ndjekim për operacionin “Forca e Ligjit” dhe për ligjin në vetvete, ka një mbështetje shumë të gjerë publike, kjo është e matur. Madje një mbështetje e pazakontë e një publiku të gjerë, i cili pret jo sot por prej vitesh që të vendoset drejtësi në vend. Dhe ky është indikatori kryesor me të cilin ne merremi. Përsa kohë themi që kemi mbështetjen e publikut, dhe përsa kohë jemi të bindur që jemi brenda kornizës ligjore të miratuar, ne ecim përpara për realizimin e këtij objektivi të rëndësishëm. Sigurisht që i dëgjojmë edhe zërat kundër. Mundohemi t’i shpjegojmë atëherë kur duan të dëgjojnë. Për fat të keq ka edhe një kategori zërash kundër, të cilët nuk duan të dëgjojnë, thjesht duan të përcjellin një mesazh të kundërt. Nuk i mbyllim dot ato gojë, nuk kemi ç’u bëjmë, le të flasin.

Është publiku ai që do të gjykojë dhe do të jenë rezultatet që do të flasin. Megjithatë ne besojmë fort që ky hap i ndërmarrë paraqet një risi të jashtëzakonshme dhe paraqet një shans shumë të madh për vendin. Është shumë shumë e rëndësishme që ne të thyejmë dhe të shkatërrojmë një model kriminal biznesi që është krijuar në Shqipëri, i cili josh shumë të rinj në rrugë kriminale vetëm për faktin se demonstrojnë një mundësi suksesi pa punë. Djem të rinj të pashkolluar të pa përvojë, të vetmen gjë që kanë bërë, krimi…dhe ka të tjerë që e shohin këtë model. Dhe ky model josh, josh të rinjtë e tjerë në kushte të ngjashme, të pashkollë, të pa mundësi, të pa edukuar ashtu siç duhet, i josh ky model. Dhe nëse e shohin që: po! Ne mund të arrijmë ta kemi këtë vilë edhe pa punuar. Ka nga ata që I hyjnë kësaj rruge. Pikërisht këtë model duam të shkatërrojmë. Për t’u thënë të gjithë të rinjve të vendit tonë: Nuk ka shans që ti të bëhesh i pasur pa punuar. Nuk ka shanse që ti të kesh një makinë luksoze pa punuar e kështu me radhë. Ky është qëllimi i dytë i rëndësishëm i këtij ligji që të ndërtojmë një shoqëri ku modelet duhet të jenë pozitive, ku heronjtë duhet të jenë ata që punojnë dhe jo ata që s’punojnë.

Ka edhe akuza nga vetë ekspertët, njohës të mirë të ligjeve të cilët shprehen se ky akt normative ka mbivendosje të ligjeve dhe është në shkelje të kushtetutës?
Sigurisht që për ligjin kanë punuar ekspertët. Se ekspertë këtu në Shqipëri janë një numër jashtëzakonisht I madh njerëzish që e quajnë veten të tillë. Ose analistë që është një lloj profesioni tjetër i krijuar në Shqipërinë e sotme, analistë pafund. Nuk kanë asnjë lidhje me çështjen dhe japin sqarime publike, e marrin përsipër ta bëjnë këtë gjë. Ligji i është nënshtruar një procesi shumë shumë të kujdesshëm diskutimi mes ekspertësh të mirëfilltë, vendas dhe të huaj. Një pjesë e madhe e kritikës nga aq sa kam parë unë vjen nga ata persona që as ligjin nuk e kanë lexuar dhe kjo më bën skeptik dhe nganjëherë indiferent ndaj një pjese të kritikës për arsye se kuptohet qartë që në fjalitë e para që nuk është lexuar as ligji. Dua ta përsëris deri në mërzitje ndoshta që ligji nuk është një instrument i ndjekjes penale. Nuk ka lidhje me korpusin penal të së drejtës në Shqipëri ose të së drejtës penale. Është një ligj i karakterit administrative. Nuk interferon fare me të gjitha institucionet e ndjekjes penale. Ky ligj mund ta kishte parashikuar që policia ta adresonte drejtpërdrejt gjykatave rastin, për arsye se janë raste të karakterit administrative.

Ligji parashikon një rol të shtuar edhe për Prokurorinë e Posaçme vetëm për të krijuar një instrument shtesë kontrolli mbi procesin duke patur në konsideratë sensibilitetin e lartë publik për ligjin. Për në thelb ky është një ligj i karakterit administrative, i cili nuk ka të bëjë fare me asnjë lloj çështje që lidhet me kushtetutën. Ky ligj kërkon nga një kategori subjektesh, personash të dënuar të bëjnë diçka që në një vend normal duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët. Në një vend europian çdo qytetar është i detyruar të deklarojë çdo vit të ardhurat dhe shpenzimet e tij. Dhe nëse midis të ardhurave dhe shpenzimeve ka diferenca të pa kuptueshme, të pa shpjegueshme, atëherë qytetari duhet t’i nënshtrohet një procesi administrativ të investigimit. Nëse në fund të tij rezulton me pikëpyetje të pasqaruara, shkon dhe jep llogari më tej. Çdo qytetar kush merr frymë në një republikë normale duhet të deklarojë të ardhurat dhe shpenzimet. Në Shqipëri ne këtë e kemi kërkuar për politikën, për administratën e lartë shtetërore dhe për gjyqësorin. Tashmë ne po e zgjerojmë këtë kërkesë të personave që kanë llogari shumë të mëdhaja të pashlyera në këtë vend. Nuk arrij dot ta kuptoj këtë shqetësim, i cili po fryhet nga një pjesë e kufizuar e atyre që kanë një zë publik por qetësinë për të vijuar më tej na e jep mbështetja jashtëzakonisht e gjerë e publikut.

Marrë nga Balkanweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ofl ne terren sander lleshaj ofl ne terren sander lleshaj

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët