LIVE UPDATES
Insights

Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

2 Mars 2019, 13:38 Nga DOSJA
Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

Në kohën e komunizmit, kish një numër arkitektësh dhe urbanistësh që njerëzit e zakonshëm i njihnin, ata ishin personalitete. Sot po të pyesësh një qytetar të thjeshtë, nuk njohin emrin e asnjë arkitekti. Arkitektet fshihen pas anonimatit, pas ca emrave të koduar të studiove, kështu e ndjejnë veten rehat. Nuk kanë asnjë përgjegjësi, nuk duan asnjë lavdi, duan veç paranë.

Funksioni i kryearkitektit në qytetet e mëdha u eleminua, e ka marrë vetë kryebashkiaku. Të gjithë urdhërat, shpjegimet, atributet profesionale i japin politikanët dhe arkitektët dëgjojnë me gojën hapur dhe nuk flasin. Në fakt këtu duhet të ishin thirrur në rradhë të parë, politikanët, se ata vendosin për çdo gjë në arkitekturë. Ku janë? Konferenca duhet të ishtë share-politikanët-arkitëktë.

Janë eleminuar të gjitha hallkat profesionale, të cilat mund të siguronin një kontroll mbi territorin si edhe mbi urbanistikën dhe projektimin arkitektonik. I fundit ishte dekreti i 2008 i Sali Berishës që, eleminoi edhe institutin e urbanistikës. Ne kemi 100 shkallë të gjyqësorit por s’kemi asnjë shkallë për të mbrojtur territorin.

Shikoni Selitën dhe Dajtin, që ishin territoret më afër qytetit. Janë një kaos urban i paimagjinueshëm dhe kjo vetëm sepse u kopjuan ligjet europiane dhe konkretisht ligji i autonomisë vendore. Sipas saj, çdo kryevendor, kryeplak, kryekomunar, kryebashkiak, kryeministër, kanë të drejtë të vendosin për çdo gjë. Pra jo profesionisët, poltikanët.

Kryebashkiaku i një qyteti të jashtëzakonshëm si Korça, i ndërroi fytyrën qytetit, tani kemi një tjetër qytet. Ai mirë që nuk na bën operacionë në fytyrën tonë e të na thotë më keni dhënë votën. Të gjithë këta thonë: Ne sjellim ndryshimin, kur ndryshimi mund të jetë edhe negativ dhe ndryshimin as nuk po ja kërkon njeri. Në Tiranë po ngrihen godina të larta njëra pas tjetrës, pa u mbaruar ato që kanë filluar. Si te Republika që ka 13 vjet. Nuk jepet asnjë e dhën teknike dhe ekonomike për ngritjen e tyre.

Pas 25 viteve demokraci, po kalojmë një krizë të rënde identiteti në: pushtimin e territorit me 340 mijë ndërtime pa leje me sistemin politik që gjeneron dhunël; me sistemin gjyqësor; me sistemin arsimor; me betonizimin e qyteteve dhe parqeve; me vetëshkatërrimin me 100 mijë objekte të ndërtuara dhe të prishura. Vetëshkatërrimi duke u quajtur dhe si Rijetëzim! Piramida, Stadiumi Qemal Stafa, Teatri Kombëtar, Bashkia e Re e Korçës duke eleminuar Pallatin e Kulturës dhe Bibliotekën! Kjo Bashki është mbi qytetin apo t’i shërbejë qytetit? Qyteti është për Bashkinë apo Bashkia është për qytetin?!

Shqiptarët duan me doemos një CV dhe një Diplomë. Diplomën si mjet mbrojtës, si koha komuniste e sforcuar. Kështu e bëre, të shpif, edhe sistemin arsimor. Çdo gjë bazohet mbi plagjiaturë; asnjëri nuk do ta akuzojë tjetrin, se është vetë si ai tjetri. Janë mbi 2000 liçensa në arkitekturë dhe të gjithë duan të qëndrojnë në Tiranë. Në qytetet e vogla nuk ka asnjë arkitekt. Këtë vit unë e quajta si 100 vjetorin e projektimit profesional 1920-2020. Bisedoj për Arkitektët e parë shqiptarë, sepse përpara atyre kanë projektuar Arkitektë austriakë, italianë, francezë etj.

Katër arkitektët e parë shqiptarë ishin Sotiri, Butka, Lufi dhe Luarasi. Këta janë themeluesit e shkollës shqiptare të projektimit por, rëndësi e tyre është e madhe sepse bashkë me intektualë të tjerë ishin të parët që ngritën shtetin intelektual, teknik shqiptar. Sepse nuk mjafton vetëm të bësh shtetin politik, duhet të bësh edhe shtetin ushtarak, duhet të bësh edhe shtetin juridik, duhet të bësh dhe shtetin teknik, që ishin inxhinierë dhe arkitektë. Por për objektet e tyre s’kemi vënë asnjë pllakë, me emrin e tyre, që janë themeluesit e kësaj shoqërie. Ky është shteti jonë.

Dështime në grafitin urban dhe në projektimin kemi këto 25 vjet. Këto institute pas 90 u prishën një e nga një. Tani ështe vetëm Arkivi Qëndror Teknik. Në atë kohë botohej Revista “Ndërtuesi” me 2600 kopje, kur në kolegjium ishte në fillim Sokrat Mosko, pastaj ishte Koço Mijo; dhe këta ishin atje për të bërë arkitekturë. Sot ne nuk kemi asnjë revistë për arkitekturë. Mjaft t’ju them që këtë vit nuk ka asnjë hartim. Mjafton tju them që për këtë libër s’kam marrë asnjë lek. Kush do dorëshkruajë dhe kush do diskutojë? E si mund të zhvillohet kjo arkitekturë, pa një diskutim?

Arkitektura formon fytyrën e botës. Ajo asnjëherë nuk ka përcaktuar ndarje, nuk ka krijuar territore. Ajo është fryma e gjithë njerëzimit. Kush e do këtë profesion, duhet të betohet para natyrës dhe jo para politikanit. Arkitekti duhet të betohet para një mali, para një pylli, para një lumi. Do jenë si ju, aq i pastër, aq harmonik, aq gurgullitës, aq i qetë. Do ju japë njerëzve hapësirë edhe dritë. Tani pasi i kanë mbaruar qytetet, i janë futur maleve e lumenjve.

Në datën 7 mars, në Parlamentin Evropian, diskutohet për lumenjtë e Ballkanit dhe veçanërisht të Shqipërisë. Së fundmi, duan të ndërtojnë 3 hidrocentrale ne lumin e Vlorës. NUK LANË GJË PA BËRË!!! Dhe e gjitha kjo në emër të modernitetit. Shoqata ka filluar të funksionojë, po mundohet të bëjë diçka, por është ë frikësuar, prandaj duhet mbështetja dhe ndihma juaj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione maks velo profesioni i arkitektit shitja e profesionit maks velo profesioni i arkitektit shitja e profesionit

Sondazh

Poll
Insights 2 Mars 2019, 12:20

Butaforia e Samitit…

Samiti Diasporës… Ore injorantë… A e keni të qartë kuptimin e fjalës Samit apo jo… Samit do të thotë takim kryetarësh shtetesh ku zakonisht sy...

Insights 2 Mars 2019, 12:08

Nderin e burrave e kanë në dorë gratë!

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin “Last Hurrah” (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publik...

Insights 1 Mars 2019, 19:02

Diaspora e përdorur

I zhurmshëm ka qenë marketingu mediatik, këto ditë, i të ashtuquajturit “samit” të diasporës, që po mbahet në Tiranë.Duke u njohur me programin e këtij eventi, ...

Insights 1 Mars 2019, 06:24

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shendetesise komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverise per indeksimin e cmimit te barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Si...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj