LIVE UPDATES
Insights

Flakenshtajn do të heshtë kur të “këndojë” Dako

1 Mars 2019, 09:38 Nga DOSJA
Flakenshtajn do të heshtë kur të “këndojë”

Për një pjesë të publikut shqiptar mund të jetë e vështirë të shqiptojnë “Flakenshtajn”, por jam e bindur që e kanë kuptuar me shumë lehtësi mesazhin e sotëm të eurodeputetit të mbërritur në Tiranë ditën e djeshme, shprehur me gjuhën e zakonshme të “ndërkombëtarëve”. Disa opozitarë mund të jenë ndjerë të shqetësuar nga mesazhet e dhëna prej tij në emër të Brukselit, sikundër një batalion i tërë i ushtrisë së propagandës qeveritare nxituan ta përkthejnë qëndrimin e Flakenshtajnit në favor të tyre.

E gjithë kjo skemë është kaq e qartë dhe ripërsëritur, sa padyshim një pjesë e mirë e publikut të interesuar për problemet e veta tashmë e ka të qartë se cdo i huaj që u “qan hallin shqiptarëve dhe reformave” në anglisht, paguhet mirë dhe nuk i prishet as dita dhe as karriera për situatën në Shqipëri. E vetmja gjë që mund të rrezikojë sadopak ditën e punës së një europarlamentari është destabiliteti në një vend si Shqipëria, ku sytë kanë qenë të mbyllur përpara kanabizimit masiv, veshët e shurdhër për kriminalizimin e politikës dhe mbarë shoqërisë dhe goja e kursyer në kritika për shkak të negociatave që i premtohen çdo qeverie qysh 20 vjet më pare deri më sot.

Në serinë e deklaratave të sotme në anglisht dhe shqip, të mbushura përplot me klishetë e zakonshme “jetë parlamentare” “bashkëpunim për reformat” apo “hapje negociatash”, deklaruesit harruan të përmendnin shitblerjen e votes, që është zanafilla e djegies së mandatave nga opozita dhe, pa dyshim, shkaktari kryesor i krizës ndoshta më të madhe të parlametarizmit pluralist në Shqipëri deri më sot.

Pakkush nga anglishfolësit e sotëm ka dëgjuar për dosjen e famshme 339. Jam e sigurt se ata që i presin, përqafojnë dhe shoqërojnë delegacionet e Brukselit në Shqipëri, janë përherë të kujdesshëm t’i fshehin problemet e vërteta të këtushme. Jam e bindur që ankesat e opozitarëve ata i përshkruajnë si politikanë që duan të vinë në pushtet pa votuar. Për fat të keq kjo ka ndodhur që kur Shqipëria ka nisur negociatat me BE. Por jam po kaq e bindur se përgjatë gjithë këtyre viteve të vështira në udhëtimin tonë për të mbërritur në Europë, nuk ka patur rast më të rëndë dhe më të qartë të blerjes së votave dhe inkriminim të zyrtarëve të lartë shtetërorë sesa rasti i socislitëve të tënishëm në pushtet.

Nuk është sajesë opozitarësh, por e vëretetë që e dinë të githë se Vangjush Dako ka bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal për të blerë votat në qarkun e Durrësit. As thashethem që të të tjerë deputetë dhe ish-ministra socialistë janë kapur mat në regjistrime telefonike tek flasin për blerje votash me banditë të kërkuar nga drejtësia.

Provat e plota, nga të cilat shumë pak kanë rrjedhur në media, të dosjes 339 flasin qartë se në rrjetën e përgjimeve të botës së krimit në Shqipëri shfaqen si protagonistë dhe njerëz me pushtet politik. Ata sot presin me ankth lajmet e përditshme të Zërit të Amerikës apo lëvizjet e Edi Ramës dhe Donika Prelës. Sepse dosja voluminoze e hetuar përciptas, e hequr nga duart e prokurorëve që e nisën si proces si shërbimi që Donika Prela bëri për të kaluar vetingun, është fija e hollë që e mban ende Edi Ramën në pushtet.

Asnjë deklaratë, sado qëllimisht e paqartë, nga ana e prokurorisë nuk e fsheh dot faktin se Vangjush Dako nuk po hetohet dhe “avokatë” të tij janë çifti Prela—Rama. Ndërsa e para e bëri për të kaluar kaluar vetingun, i dyti me gjasë nuk do e kursente “Gjushin” po të mos i frikësohej reaksionit zinxhir që mund të nxisë hetimi i socialistit më të rëndësishëm të gjithë ëarkut të Durrësit.

Jo sepse hetimet do të mund të penalizojnë detyrimisht Vangjush Dakon, por për faktin e thjeshtë se hapja e hetimeve serioze do të nxirrte në pah përfshirjen e deputetëve të tjerë të tij, që flasin lirshëm me banditë, që shoqërohen me trafikantë e që në fund të ditës, edhe pse Rama mund t’jua kërkojë për hir të hapjes së negociatave dhe larjes së duarve me të huajt, nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë as disa orë të lirisë së tyre për llogari të Edi Ramës.

Me një vëzhgim të përciptë kanë mjaftuar vetëm tre fije nga një dosje voluminoze me përgjime të kryera nga partnerë seriozë ndërkombëtarë (jo nga ata që na vizitojnë shpesh dhe takohen me politikanë), që juridikisht të kemi një prokurori jofunksionale dhe politikisht një krizë parlamentare.

Është pyetje retorike të pyesësh se kush ka penguar hetimet e derimëtanishme, sikundër është e pritshme që fletë të tjera të kësaj dosjeje, me emra edhe më të rëndësishëm se Dako të shfaqen në media, në një përpjekje më serioze se çdo institucion shtetëror për të thënë ca të vërteta më shumë.

Në këto rrethana, është e kuptueshme që disa ndërkombëtarë e kanë të vështirë  të kuptojnë të vërtetën e shitblerjes së votës, të hetimeve që nuk kanë nisur ende për të dyshuar, për të tjerë deputetë apo ish ministra që ende e bëjnë gjumin e shqetësuar se mos media publikon ndonjë përgjim të ri. E se mos shefi në Kryeministri dhe zonja e krimeve të rënda një ditë, të ndodhur nën trysni, detyrohen të bëjnë një kokë turku.

Askush nuk do pranonte të ishte i tillë. As Saimir Tahiri nuk e pranoi. Dhe as ish kolegët e tij nuk do e duan këtë gjë. Por kur dara e presionit do të rritet e anglishtfolësit do të kërkojnë një kurban, ky nuk do të jetë libri me të njëjtin titull i Edi Ramës, por një apo disa koka politikanësh.

Deri atëherë, askush të mos çuditet që të ardhurit nga Brukseli flasin me gjuhën e Knut Flakeshtajnit sot në Tiranë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione desada metaj knut flekenshtein vangjush dako desada metaj knut flekenshtein vangjush dako

Sondazh

Poll
Insights 1 Mars 2019, 06:24

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shendetesise komunikoi sot per qytetaret vendimin e qeverise per indeksimin e cmimit te barnave, duke reflektuar ne cmimet e reja renien e euros. Si...

Insights 28 Shkurt 2019, 19:33

Turpi i Kolegjit

Te shkarkosh Antoneta Sevdarin dhe te mbash ne detyre A.Malaj etj, eshte si nata me diten! Po cti besh, kur te bejne gjyqin e te shkarkojne ata si S.Çomo...

Insights 28 Shkurt 2019, 06:26

Pse mendoj se Rama do dorëhiqet si kryeministër

Edi Rama po pret që dikush nga lart në Uashington apo Bruksel, edhe në Berlin, t’i thotë “hap udhë që vendi të mos destabizilohet, ndonëse je me zgjedhje si kry...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen