LIVE UPDATES
Politike

VD-Arrestimi i Bllakos,Rama: Më thonë pse i zgjodhe? S’mbaj përgjegjësi, është individuale!

9 Prill 2022, 12:23 Nga DOSJA
VD-Arrestimi i Bllakos,Rama: Më thonë pse i zgjodhe? S’mbaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllakos. Nga Kongresi i PS-së, Rama tha edhe një herë se përgjegjësia e secilit prej tyre është individuale.


‘Ka plot njerëz që përgjatë rrjedhjes së ngjarjeve në drejtësi nuk e shohin atë që është e qartë si drita e diellit. Më thonë a je përgjegjës pse zgjodhe këtë apo atë. A thua se në rrugëtimin e kësaj jete, fajin e ka kush të jep besim, e jo kush e shkel. Përgjegjësia është individuale. Një familje nuk mban përgjegjësi nëse ndonjë e humbet pinin. Ne mbajmë përgjegjësi për rolin që luajmë. Përgjegjësinë e mbajmë këtu në këtë vend kur pak vite më parë, kryeministri merrte peng prokurorinë dhe me urdhërin e tij nuk ekzekutoheshin fletë-arrestet nga skena e krimit të 4 vrasjeve. Në këtë vend tatimet drejtoheshin nga shtëpia, nga një i dënuar dhe kryeministri thoshte do pres vendimin e formës së prerë. Parafytyrojeni sikur këto gjëra t’i bëja unë. Fakti që nuk jemi si ata është medalje nderi për ne. Ata janë parti, ne jemi frymë.‘- tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

E kush tjetër mund ta bëjë këtë, nëse jo Partia Socialsite? Kush tjetër mund ta bënte reformën në drejtësi? Jo për të kapur drejtësinë, por për ta çliruar nga kapja e saj qysh prej 500 vjetësh!  Nuk është metaforë, as alegori. Më thoni kur ka patur Shqipëria drejtësi në historinë e saj? Kush tjetër mund ta sillte në Shqipëri ditën që drejtësia të çonte prapa hekurave politikanë të lartë të lidhur me pushtetin?

Lejomëni të ndalem pak në këtë pikë, sepse çuditërisht për mua ka plot njerëz sot që përgjatë rrjedhës së ngjarjeve domethënëse të kohëve të fundit në rrugën e drejtësisë, nuk e shikojnë atë që duket e qarte si drita e diellit: vendosmërinë dhe vërtetësinë e Partisë Socialiste në përpjekjen për të hapur një rrugë të re për drejtësinë! Ky është lajmi! Edhe më thonë, e keni dëgjuar, “a je ti përgjegjës pse e zgjodhe këtë apo pse e zgjodhe atë”? A thua se në udhëtimin e kësaj jete, fajin e ka kush të jep besim dhe jo kush e shkel besimin e marrë.

E kam thënë 1000 herë, përgjegjësia për shkeljen e ligjit është individuale, jo kolektive. Një kryeministër, një kryetar partie, një familje politike nuk mban përgjegjësi pse një pjesëtar i familjes e humbet pinin kur i thonë fjalës dhe del nga rruga e ligjit. Jo!

Ata mbajnë përgjegjësi për se si reagojnë ndaj shkelësit të ligjit, mbajnë përgjegjësi për marrëdhënien kolektive që kanë me ligjin, mbajnë përgjegjësi për rolin që luajnë në ruajtjen dhe forcimin e rendit ligjor, këtë përgjegjësi mban Partia Socialiste. Ku e mban Partia Socialiste këtë përgjegjësi? Këtu, në këtë vend, ku pak vite më pare, Kryeministri merrte peng prokurorinë dhe me urdhër të kryeministrit, policia nuk ekzekutonte fletë-arrestet e nxjerra me vendim gjykate nga skena e krimit të 4 vrasjeve dhe plagosjes së dhjetëra e dhjetëra njerëzve. Në këtë vend, para pak vitesh, tatimet drejtoheshin nga shtëpia nga një i dënuar nga gjykata me arrest shtëpie dhe kryeministri thoshte pa pikën e turpit “Do pres vendimin e formës së prerë”.

Parafytyrojeni sikur të tilla gjëra t’i bëja unë. Parafytyrojeni vetëm një sekondë se çfarë ndodhte këtu në këtë vend, por kjo nuk është arsye pse të na vijë keq sepse, përkundrazi, fakti se nuk jemi si ata, është medalje nderi për ne, fakti që ne nuk bëjmë si ata është fleta jonë e lavdërimit. Pikërisht këtu është ndryshimi. Ata janë një parti, ne jemi një frymë. Ne jemi brumi, pa të cilin politika shqiptare nuk gatuan dot asgjë, asnjë gram bukë nuk del. 

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj