Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Dy ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri janë arrestuar në Francë dhe Gjermani. Bëhet fjalë për Hekuran Markund he Paul (Agustin) Dedën.
Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala dhe “BalkanWeb”, avokati i dy ish-truprojave, Tonin Prendi, ka treguar se klientët e tij kundërshtojnë me forcë veprat penale për të cilat janë marrë nën hetim, duke shtuar se persona të tjerë që janë në hetim, kanë përdorur emrat e tyre për arsye kriminale.
Ata thonë se me personat e akuzuar, kishin njohje të thjeshtë nga fushata e zhvilluar në Kombinat të Tiranës. Ata pretendojnë se gjatë ushtrimit të punës së tyre asnjëherë nuk kanë kryer shkelje që i ngarkon ata me përgjegjësi penale.
“Personat nën hetim, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, kanë deklaruar para meje, mbrojtësit të tyre ligjor avokatit Tonin Prendi, se, që të dy kundërshtojnë me forcë të gjitha veprat penale për të cilat ata janë marrë nën hetim. Ata deklarojnë me përgjegjësi të plotë se persona të ndryshëm që aktualisht janë nën hetim, pa dijeni të Hekuranit dhe Agustinit, kanë përdorur emrat e tyre, në funksion të realizimit të planit të tyre kriminal, kur mes dy ish-truprojave dhe personave që kanë përdorur emrat e tyre, kishte thjeshtë njihje si pasojë e fushatës elektorale të zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Hekuran Marku dhe Agustin Deda, kundërshtojnë me forcë akuzat e ngritura kundër tyre. Ata deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë është thënë apo paraqitur kundër tyre.
E vërteta është se, persona të ndryshëm kanë abuzuar me emrat e tyre, duke lënë të mendohej se pas tyre në kryer të veprimtarisë kriminale, qëndronin Hekurani dhe Agustini, edhe pse këta të fundit, nuk kishin asnjë dijeni për kryerjen e ndonjë aktiviteti kriminal.
Në vijim të hetimeve, do të sqarohet se Herkuran Marku dhe Agustin Deda, gjatë gjithë punës së tyre, asnjëherë nuk kanë kryer asnjë shkelje për të cilën të jetë marrë ndonjë masë disiplinore dhe akoma më pak, të kenë kryer shkelje që i ngarkon ata me përgjegjësi penale”, është shprehur avokati.
Vlen të përmendet këtu, se Agustin Deda, ka kërkuar azil politik në Francë. Deri në shqyrtimin e kërkesës, ndaj tij është dhënë masa e detyrimit të paraqitjes. Gjatë kësaj periudhe atij nuk i lejohet që të largohet nga Franca, edhe nëse shteti shqiptar kërkon ekstradimin e tij.
Marre nga Balkanweb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Afganët që do të vijnë në Shqipëri, përveç Tiranës dhe Durrësit, do të strehoen dhe në Lezhë. Atje po bëhet gati një kamp afganësh.Këtë lajm...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Elton Gjini, 40 vjeç, pasi rezulton një person i dënuar me 12-vite burgim nga Gjykata e...
TIRANË– Unioni i Këshillave Studentore ka reaguar pas dëbimit të studentëve nga Qytet Studenti. Me anë të një shkrese zyrtare, ata kërkojnë nga Bashkia e T...
Nga Edmond HoxhajGjyqtari i Tiranës, Kreshnik Omari u shkarkua nga detyra më 6 korrik, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa të mëdha financiare...
TIRANË– Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pas vizitës në Rinas, ka kryer një inspektim edhe në godinat e Qytetit Studenti, ku pritet që të vendosen re...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vendin tonë. Ndër qarqet më të prekura janë ato të Lezhës dhe të Shkodrës. Mbi 10...
TIRANË– Të arrestuar por a do të mund të ekstradohen?! Kjo është pyetja që ngrihet fill pas arrestimit të sotëm të dy ish-truprojave të Saimir Tahiri...
TIRANË– Ministri Niko Peleshi ka dhënë informacion mbi gjendjen e disa vatrave të zjarrit. Ai bën të ditur se deri më tani vështirësi paraqiten në Malin e ...
TIRANË- Dy muaj pasi u shpallën në kërkim pas finalizimit të operacionit “Shpirti” janë arrestuar dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tah...
MILOT– Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë pas disa persona të lëndua...