LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Jam penduar”/ Pasi u mbulua me shami, flet Shkëndije Mujaj: Koncepti im për seksin dhe gabimet që kam bërë

Ajo vjen në një bisedë për gazetën “Panorama” ku tregon arsyen pse u mbulua, si e do bashkëshortin, a do martohej me një sheik, si e kupton ajo seksin dhe shumë gjëra tjera.

10 Korrik 2022, 19:30 Nga I.A
“Jam penduar”/ Pasi u mbulua me shami, flet Shkëndije Mujaj:
Shkëndije Mujaj

TIRANË- U bë e njohur në skenë me këngë dhe me linja trupore, por shumë shpejt Shkëndije Mujaj u pendua dhe u mbulua. Tashmë fansat e saj nuk mund të shohin hiret e këngëtares kosovare si dikur me foto të nxehta. Ajo vjen në një bisedë për gazetën “Panorama” ku tregon arsyen pse u mbulua, si e do bashkëshortin, a do martohej me një sheik, si e kupton ajo seksin dhe shumë gjëra tjera.

Nga fotot e nxehta te shamia, pse erdhi ky transformim?

Ky transformim ndodhi me vullnetin e Zotit, i cili më mundësoi të kuptoja rolin tim në botën kalimtare. Pse vendose të mbulohesh? Fillimisht hyra vetëm të testoj Islamin dhe mendova do të provoj me Namaz, nëse ndryshon diçka brenda meje, i bie se është fe e vërtetë. Duke mësuar, duke vepruar, hap pas hapi duke i zbatuar rregullat pjesërisht, duke përjetuar një transformim dhe ngritje shpirtërore u binda edhe pse ka zgjat rreth 15 vjet, nuk ishte vendim i shpejtë dhe jam shumë falënderuese ndaj Zotit.

Kur i sheh sot fotot e nxehta, a ndjen turp, inat, pendim?

Unë e kam një tjetër shikim nuk di as vetë çfarë ka ndodhur sikur jam me një tjetër botë, kur i shoh fotot thjesht më vjen gjynah. Natyrisht se pendim, po edhe Zoti e di se unë s’i kam bë me qëllim, thjesht ajo ishte për mua jetë normale sikur që është për gjithë të tjerët, që nuk janë akoma të udhëzuar.

Si po shkon jeta si besimtare e devotshme?

Elhamdulilah. Falënderimi i takon Zotit që më mundësoi të shijoja rolin tim si shërbëtore e Zotit, për atë çfarë më ka krijuar të njoh atë, të adhuroj, të dashuroj, nga njëherë më duket pak koha se ndjej aq lumturi dhe përkujdesje. Nga njëherë mendoj se nuk më duhet askush dhe Allahu më mjafton plot emocione.

Ke menduar të martohesh me një sheik?

Hmm, nuk e di, çne kjo pyetje? Nuk mjafton të jetë vetëm Sheik.

Si i shikon deklaratat e imamëve, që burrat myslimanë mund të marrin më shumë se një grua? Do të pranonte Shkëndija një burrë me disa gra?

Imamet para se të flasin për gruan e dytë e të tretë, le të rehatojnë të parën një herë. Se nuk kanë kapacitet as për një grua e lëre me të dytën e tretën. Deklarata për të marrë gruan e dytë pae pyetur të parën nuk qëndron fare. Zoti nuk i bën padrejtësi askujt dhe do të ishte detyrim dhe pakënaqësi të qëndronte e para ose të detyrohet të qëndrojë në një martesë te palumtur. Gruaja ka të drejtat e barabarta si burri. Epërsia e vetme e burrit është vetëm se duhet të furnizojë atë materialisht. Kjo varet edhe prej marrëveshjes që e bëjnë në kontratën martesore. Nëse ajo e kushtëzon në kontratë para se të martohet se duhet të divorcojë të parën, atëherë ai duhet t’i përmbahet, por ka edhe përjashtime dhe shkon sipas marrëveshjes. Madje, gruaja ka të drejtë të kërkojë divorc edhe nëse nuk është e kënaqur me burrin do të thotë është absolutisht e lirë të vendos po natyrisht jo pa arsye sepse ndarja është e lejuar por e urryer tek Allahu andaj duhet pasur kujdes. Unë nuk e parapëlqej as të martuar, as të divorcuar dhe as të ketë fëmijë, por Allahu Alem sprova do kemi në vazhdimësi.

Si e mendoni faktin se një burrë mysliman do të martohet me një grua të virgjër? A përbën problem për ju ky fakt?

Po të ishte aq i rëndësishëm nuk do të merrej njeriu më i ngritur dhe më i dashuri tek Allahu, Muhammadi Hatixhen për grua. Kush janë këta të tjerët, por e drejtë e çdokujt është të vendosë për veten e vet.

I ke mbyllur hesapet me famën si femër seksi në vend? A mendon se e ke humbur famën tani që je mbuluar?

Nuk ishte përzgjedhja ime, as synimi të marr një epitet të tillë. Nuk më ka interesuar kurrë fama. Thjesht kam jetuar ashtu siç e kam ndjerë, atë po bëj dhe tani.

Ka ndryshuar mendim Shkëndija për seksin tani që i ka hyrë rrugës së fesë?

Nuk e kuptoj në çfarë aspekti, unë as vetë nuk po e dija çfarë mendimi kam pas për gjërat intime, por thjesht nuk ia vlen me dhënë të përjetshmen për të përkohshmen. Tashmë si besimtare e devotshme, si do ta përkufizonit seksin? Ashtu siç edhe Zoti thotë, shijoni atë çfarë ua kam lejuar dhe mos i kaloni kufijtë, sepse ai që kalon kufijtë të dijë mirë që i ka bërë vetës padrejtësi, kjo do të thotë se intimiteti me status dhe ashtu siç e ka lejuar Zoti është hallall dhe i bekuar.

Marrë nga Panorama.al

shkëndije mujaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj