"Kosova ka nevojë për institucione", Abdixhiku: E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëj&e...
Art&Argëtim
Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: Më në fund jemi të lirë
Në përshkrimin e fotos ishte urimi i pavarësisë dhe dy ikona zemrash blu dhe të verdhë njësoj si vetë flamuri i Kosovës.
17 Shkurt 2024, 17:06Nga S.B
Dua Lipa
ANGLI- Këngëtarja Dua Lipa ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë. Me anë të një postimi në story në Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare ka rihedhur postimin e 'Republica Agency' në bashkëpunim me 'Sunny Hill Festival'. Në postim shkruhej: #jam e lirë, gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!
Në foton pasardhëse shkruhej: Më në fund të lirë, u jemi shumë mirënjohës atyre që punuan pa u lodhur për të bërë ëndrën drejt udhëtimeve pa viza realitet. Pritja për këtë vendim është një fitore. Le të festojmë sot dhe çdo ditë!
Në përshkrimin e fotos ishte urimi i pavarësisë dhe dy ikona zemrash blu dhe të verdhë njësoj si vetë flamuri i Kosovës.
përshkrimi i urimit
Dua Lipa nuk zgjodhi të komentonte postimin por e shoqëroi atë me gjashtë emoji të zemrës së kuqe.