3 Prill 2025, 08:21
Nga M.L
Margarita Xhepa
TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa. Aktorja e njohur shqiptare ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo lindi më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.
Margarita Xhepa ishte nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.
Xhepa krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi "Majlinda", Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ajo ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
margarita xhepa
Aktualitet
3 Prill 2025, 08:05
M.B
Mark Samson dhe Ilaria Sula
ITALIA- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 07:39
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vit pas viti tregu vendas po rrit varësinë ndaj mishit të importuar. Në njërën anë ulja e numrit...
Aktualitet
3 Prill 2025, 07:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve me disa shtete për t&...
Aktualitet
3 Prill 2025, 07:36
M.B
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Nga Jugu në Veri, Shqipëria ka një vijë bregdetare që kalon 300 kilometra gjatësi por pavar&eu...
Aktualitet
3 Prill 2025, 07:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Puna në administratë vijon të jetë e lakmuar nga një pjesë e konsiderueshme individësh dhe numri...
Aktualitet
3 Prill 2025, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:42
r.ll
arlind qori
TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidon për herë të parë me ambicien për t’u p&eu...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:39
r.ll
spak
TIRANË- Dy persona janë arrestuar lidhur me hakerimin e materialeve hetimore nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet me dije se të ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:36
N.F
Nena e Martin Cani
TIRANË- Nëna e Martin Canit që u vra nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës, ka rrë...
Aktualitet
2 Prill 2025, 22:30
N.F
Nënë Tereza dhe Liri Berisha
TIRANË- Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha së fundmi k...