LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Lëvizja "Bashkë", e majta e re që po krijon pritshmëri dhe antagonizëm

Lëvizja “Bashkë” e kryesuar nga pedagogu Arlind Qori ofron idetë e majta për shtetin dhe ekonominë si “antidot” ndaj politikës neoliberale të dy partive të mëdha në zgjedhjet e 11 majit, por programi i saj pritet me ndasi mes analistëve të politikës.

2 Prill 2025, 22:42 Nga r.ll
BIRN: Lëvizja "Bashkë", e majta e re që po krijon
arlind qori

TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit kandidon për herë të parë me ambicien për t’u përfaqësuar në parlament Lëvizja ‘Bashkë’ – një parti politike e re e drejtuar nga pedagogu Arlind Qori, i cili renditet në vendin e dytë në listën e kandidatëve për qarkun Tiranë të kësaj partie.

Lëvizja “Bashkë” lindi nga “Organizata Politike”, një grupim i krijuar në aulat e universiteteve dhe që prej një dekade është angazhuar në protesta për të drejtat e grupeve të cënueshme të shoqërisë, duke përfshirë studentët, minatorët, naftëtarët apo pensionistët.

E regjistruar në prag të zgjedhjeve vendore të 2023, Lëvizja “Bashkë” e testoi fuqinë e vet elektorale kryesisht në bashkinë e Tiranës, ku Qori mori rreth 13 mijë vota si kandidat për kryebashkiak dhe u rendit i treti pas Erion Veliajt të Partisë Socialiste dhe Belind Këlliçit të koalicionit opozitar. Gjithashtu, në listën e kandidatëve për këshilltarë Lëvizja “Bashkë” mori 7500 vota dhe fitoi një mandat në Këshillin Bashkiak.

Programi qeverisës, i prezantuar disa ditë më parë nga Lëvizja “Bashkë”, u mëshon ideve të majta për një shtet të fortë në të gjithë sektorët dhe tezave për barazi sociale.

Lëvizja “Bashkë” ka krijuar profilin e një partie të majtë në një terren politik, ku ideologjitë politike të së majtës dhe së djathtës duket se kanë humbur kuptimin, pasi partitë e djathta ofrojnë programe sociale, ndërsa Partia Socialiste në pushtet avancon politikat e shtetit liberal me koncensione dhe PPP në çdo sektor.

Në programin e saj me 177 faqe, Lëvizja “Bashkë” premton një shtet zhvillimor, njëherazi social dhe të drejtë, që merr në dorë sektorët kryesorë të ekonomisë si industria e naftës, bujqësia, ndërtimi, energjia apo arsimi.

Shteti zhvillimor i Lëvizjes “Bashkë” është “…një shtet llogaridhënës ndaj qytetarëve, i cili lufton monopolet dhe oligopolet dhe, përmes politikave mbështetëse dhe orientuese, nxit zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit…”.

Marksistë apo e majta që mungon?

Lideri i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori u shfaq i fundit në prezantimin e programit me kodin e shkujdesur të veshjes dhe mëngët e këmishës të përveshura. Ai e krahasoi marrëdhënien kryetar-parti me atë të pedagogut me studentët dhe programin e partisë së tij me një ide “që synon të transformojë për mirë vendin”.

“Një ide e madhe që pushton popullin, kthehet në një forcë materiale,” tha Qori duke perifrazuar një shprehje të famshme të filozofit gjerman, Karl Marx, por pa e cituar atë me emër. “Idetë tona, duke shkuar në çdo derë, në çdo fshat, në çdo fshat apo shesh, do të ikin nga letra nga nga lartësia e abstraksioneve dhe do të kthehen në një forcë materiale qe e transformon një herë e mirë vendin,” shtoi Qori.

Filozofi gjerman i shekullit XIX, Karl Marx që citon Qori, frymëzoi revolucionin proletar në Rusi në 1917 me “Manifestin komunist” dhe u përdor më tej si frymëzim nga regjimet totalitare komuniste në Evropën Lindore, përfshirë edhe diktaturën e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Qori është kritikuar shpesh për ndjekje të ideve marksiste në lëvizjen e tij politike, por ai i ka hedhur poshtë këto krahasime në çdo rast.

“Komunizmi ka lindur në 1848 dhe ka vdekur në 1989,” arsyetoi ai gjatë një dalje mediatike, ndërsa i krahasoi idetë e lëvizjes së tij si ide të majta demokratike të materializuara në vende të Europës Perëndimore.

Idetë e Lëvizjes “Bashkë” krijojnë megjithatë ndasi mes ekspertëve të politikës.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike dhe kritik i hershëm i Qorit, thekson orientimin politik marksist të Lëvizjes “Bashkë”, ndërsa votën pro tij e quan “shprehje e zhgënjimit të thellë me politikën e tanishme”.

“Lëvizja Bashkë në gjithë veprimtarinë e saj para kthimit në parti është një organizatë marksiste dhe tani duket se po përpiqet të zbusë termat ideologjikë për t’u bërë e pranueshme nga pjesa e publikut që nuk e ka njohur më herët,” tha Hasimja, duke e quajtur të pandershme mospranimin e kësaj ideologjie nga drejtuesit e saj.

Por Andi Bushati, analist politik dhe themelues i medias Lapsi.al, i quan sipërfaqësore kritikat ndaj Lëvizjes “Bashkë” dhe e quan atë një risi të zgjedhjeve në tre dekadat e Shqipërisë postkomuniste. Bushati thekson se idetë e majta që artikulon Qori i kanë munguar skenës politike, duke ofruar një antidot ndaj ‘dogmës neoliberale’ të përqafuar nga partitë e mëdha.

“Aplikimi i kapitalizmit më të egër të mundshëm solli pasurimin e shpejtë të disave dhe distancimin e tyre nga pjesa më e madhe e shoqërisë. Pikërisht kjo trajektore, ku u stimulua ai që ka, për të pasur akoma edhe më shumë-, pra kjo dhe jo thjesht Rilindja apo Edi Rama-, polli sistemin oligarkik që ne vuajmë sot,” tha Bushati për BIRN.

“Lëvizja Bashkë ofron një alternativë për ta thyer dhe çrrënjosur këtë inerci 30 vjeçare,” shtoi Bushati, duke theksuar se votuesit shqiptarë janë me fat që kjo lëvizje po këmbëngul për ta futur këtë këndvështrim në debatin publik.

Këndvështrimet për programin

Bushati e analizon programin e Lëvizjes “Bashkë” përmes motos që Shqipëria të jetë shtet i të gjithëve dhe jo vetëm i një pakice.

“Në këtë drejtim i shoh edhe propozimet e tyre për shtetin social, atë zhvillimor, madje dhe gogolin e taksimit deri 35% për ata që fitojnë më shumë,” thotë Bushati, duke kujtuar se taksimi progresiv i artikuluar nga Rama në vitin 2013 u kthye në një taksim të pandershëm që krijoi më shumë pabarazi.

Bushati thekson gjithashtu se shprehjet në program si “mbrojtja sociale”, “kohezioni social” apo “rritja e solidaritetit” nuk janë ringjallje të fantazmave marksiste, por parime të një të majte moderne.

“Pra në këtë kuptim, programi i Lëvizjes Bashkë mund të konsiderohet si propozim për një revolucion kulturor, i cili tenton t’i japë fund mentalitetit “peshku i madh e ha të voglin”, ku i pari merr gjithçka dhe i dyti mbetet pa asgjë,” shtoi ai.

Hasimja e kritikon programin e Lëvizjes “Bashkë”, veçanërisht për qasjen ‘etatiste’, që sipas tij kërkon më shumë shtet dhe lë pak hapësirë për sipërmarrjen private. Sipas tij, përmbajtja e këtij programi tregon se Lëvizja Bashkë nuk ka mësuar asgjë nga dështimet madhore të politikave ekonomike të dhjetëvjeçarëve të fundit në Perëndim.

“Së pari është një program etatist. Ai synon të fuqizojë shtetin, duke i dhënë për shembull kontroll të plotë mbi burimet energjitike, duke shtrënguar maksimalisht lirinë e sipërmarrjes përmes legjislacionit, duke rritur masivisht të ardhurat dhe shpenzimet publike, etj,” tha Hasimja për BIRN.

Ai analizon gjithashtu se rritja e propozuar e taksave sjell si rrjedhojë rrënimin e konkurrueshmërisë, ngurtësimin e tregut të punës apo dekurajimin e punës përmes asaj që Hasimja e quan kopjim i konceptit të Ramës për “taksimin e ndershëm”.

“Edhe nëse do të zbatohej nga engjëjt, ky program etatist do ta rrënonte vendin ekonomikisht brenda një kohe të shkurtër, shumë më keq sesa qeverisjet hajdute pararendëse,” përfundoi Hasimja./ Reporter.al

arlind qori zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen