Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Emisioni mbylli sezonin e parë, regjisorja tregon 3 "tekat" e vëllezërve Veshaj
Por ditën e djeshme regjisorja e emisionit Jona Hasija, e ftuar në "Ftesë në 5" ka treguar se si është të punosh me vëllezërit Veshaj dhe cialt janë 3 "tekat" prej VIP-i të tyre.
16 Korrik 2022, 08:08Nga d.a.
Romeo dhe Donald Veshaj
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e fundit e sezonit të parë të emisionit "Më lër të flas" të prezantuar nga Romeo dhe Donald Veshaj. Të ftuarit e puntatës së fundit ishin çifti Dojna Mema dhe Vlashent Sata si dhe këngëtarja e mirënjohur Era Istrefi.
Por ditën e djeshme regjisorja e emisionit Jona Hasija, e ftuar në "Ftesë në 5" ka treguar se si është të punosh me vëllezërit Veshaj dhe cilat janë 3 "tekat" prej VIP-i të tyre.
“Tri teka? “Organizim i çorganizuar” e kanë togfjalëshin e tyre primar. Kështu është dhe batuta e parë kur jam njohur unë me Donaldin. E dyta. ‘Jonë, ky është skenari’ ma sjell kryeredaktorja, Kristina. Dhe pas 5 minutash ‘ajo që është në fillim, kaloje pak në fund, dhe ajo që është në mes, kaloje pak nga qendra’, nuk e di domethënë. Dhe e fundit ‘këtë bluzen e bëjmë pak si më… është e bukur, është e bukur, hajde dalim kështu siç jemi’ këto janë”, ka thënë regjisorja.
Emisioni i prezantuar nga vëllezërit Veshaj u inicua si një premtim apo surprizë që ju bë Donaldit gjatë pjesmarrjes në BBV pasi gjatë qëndrimit në shtëpi dhe debateve me banorët e tjerë ai e përdorte shpesh shprehjen "Më lër të flas".