"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
FOTOT/ Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, ndan momentet nga ceremonia e celebrimit
Ditën e djeshme këngëtarja ka zhvilluar ceremoninë e celebrimit e rrethuar nga një rreth i ngushtë miqsh dhe të afërmish.
14 Shtator 2024, 10:55Nga S.B
Dafina Zeqiri
KOSOVË- Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë pas më shumë se një viti lidhje me partnerin Kreshnik Gjergji. Ditën e djeshme këngëtarja ka zhvilluar ceremoninë e celebrimit e rrethuar nga një rreth i ngushtë miqsh dhe të afërmish.
Dafina nuk i kurseu detajet, ku nëpërmjet rrjeteve sociale ajo shpërndau disa foto nga ceremonia. Në foto Dafina shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër krah partnerit.
Dafina Zeqiri
Krahas kësaj, Dafina tregoi dhe unazat e martesës si dhe ambientin ku po zhvillohej celebrimi i cili ishte i rrethuar me lule. Çifti është celebruar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Dafina Zeqiri
Sipas informacioneve, dasma e çiftit pritet të zhvillohet në tetor të këtij viti në qytetin e Prishtinës. Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.