29 Prill 2024, 13:31
Nga S.B
Harvey Weinstein
SHBA- Producentit amerikan Harvey Weinstein i është dashur të shtrohet në një spital në New York, për shkak të problemeve të shumta shëndetësore që po kalon. Avokati i tij Arthur Aidala tha për TMZ se ish-producenti i filmit ndodhet në spitalin Bellevue në Manhattan për t'u ekzaminuar.
Ai shpjegoi se Weinstein është në gjendje të mirë shpirtërore dhe i lumtur me kujdesin mjekësor që po merr pas lirimit nga burgu. Nuk bëhen të ditura problemet nga të cilat vuan, ndonëse thuhet se ai vuan nga sëmundje të zemrës, diabeti, apnea e gjumit dhe probleme me sytë.
Në fakt, përfaqësuesja e Weinstein, Juda Engelmayer, e cilësoi dënimin me 16 vite burg, të vendosur nga një gjyqtar i Los Angelesit, si mizor për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, pasi është diçka që ai nuk do të mund ta kryente. Megjithatë, ky dënim u rrëzua më pas nga një gjykatë apeli, e cila do ta detyrojë atë të kalojë një tjetër gjyq në Big Apple.
Një zëdhënës i Departamentit të Korrigjimeve të New Yorkut i tha Associated Press se Weinstein mbetet në paraburgim në Bellevue. Ish-producenti është akuzuar nga më shumë se 100 gra ndër tyre edhe të famshme, për ngacmime seksuale.
Alyssa Milano, e njohur për rolin e saj në 'Charmed', ishte një nga të parat që foli në Twitter për rastin e saj duke përdorur hashtagun “Me too”. Gwyneth Paltrow tregoi drejtpërdrejt për ngacmimet nga Harvey Weinstein dhe ndau hapur përvojën e saj.
Rose McGowan, një tjetër aktore e shquar, ishte gjithashtu ndër të parat që bëri akuza publike kundër Harvey Weinstein. Ashley Judd ishte ndër ato që drejtpërsëdrejti cilësoi Harvey Weinstein si një dhunues seksual.
harvey weinstein shba
Art&Argëtim
29 Prill 2024, 12:53
S.B
Sydney
HAWAII- Aktorja e njohur Sydney Sweeney ka shijuar pushimet e saj ekzotike me miqtë, siç tregohet nga postimi i fundit në llog...
Art&Argëtim
29 Prill 2024, 12:42
S.B
Britney Spears
SHBA- Pasi çështja e kujdestarisë së saj u zgjidh, ylli i popit Britney Spears tha se nuk kishte patur drejtësi p...
Art&Argëtim
29 Prill 2024, 12:29
S.B
Justin Bieber
SHBA- Këngëtari i njohur Justin Bieber po trazon edhe një herë ujërat, por këtë herë me një...
Art&Argëtim
29 Prill 2024, 11:56
S.B
Dua dhe Callum
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri i saj Calum Turner kanë dalë së fundmi n&eu...
Art&Argëtim
29 Prill 2024, 11:42
S.B
Jacob dhe Barry
SHBA- Janë zbuluar pesë aktorët e Hollivudit që po bëjnë më shumë përshtypje si me pamjen...
Art&Argëtim
29 Prill 2024, 07:08
N.F
Dashi
Mos lejoni që sfidat në jetën tuaj t’ju dekurajojnë. Në vend të kësaj, mbani një këndvështrim p...
Art&Argëtim
28 Prill 2024, 07:32
I.A
Horoskopi
DashiTë dielen nëse këto ditë jeni ngujuar në shtëpi ose në çdo rast jeni detyruar të mos ...
Art&Argëtim
27 Prill 2024, 18:27
S.B
Rihanna
SHBA- Këngëtarja 36-vjeçare Rihanna pozoi ndërsa po mbërrinte në festën e prezantimit të produktit m...
Art&Argëtim
27 Prill 2024, 17:26
S.B
Paris Hilton
SHBA- Influencuesja Paris Hilton dukej më seksi se kurrë teksa ka pozuar tërësisht e zhveshur për kopertinë...
Art&Argëtim
27 Prill 2024, 17:04
S.B
OJ Simpson
SHBA- Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së ish-yllit të NFL dhe aktorit OJ Simpson. Simpson, i cili u shpall i pafajshëm p&eu...