Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër
...
Art&Argëtim
“Hera e parë që kam qarë”/ Robert Berisha çudit me deklaratën e tij
Robert Berisha u shpreh se kur ka lexuar strofat e këngës, të cilat nuk i kishte mësuar përmendsh, e në një moment i kanë rrjedhur lotët.
22 Maj 2022, 12:53Nga DOSJA
Robert Berisha
TIRANË-Këngëtari Robert Berisha, ka thënë gjatë një interviste se hera e parë e tij që ka qarë ka qenë kur ka bërë këngën për nënën e tij. Roberti ishte i ftuar në emisioni ‘Why? Not’, dhe ai u shpreh se kur ka lexuar strofat e këngës, të cilat nuk i kishte mësuar përmendsh, e në një moment i kanë rrjedhur lotët.
Shiko minutën 12:01
“Kjo është këngë për nënën, teksti më ka pëlqyer shumë. Dhe është hera e parë që kam qarë atje në kabinë. T’u i lexua strofat më erdhi me qarë." tha Roberti.
Gjatë intervistës, ai gjithashtu ka folur dhe për vajzën e tij Renee, teksa shprehet se i ka ngjarë atij nga sensi i humorit, dhe se tregon se ajo ka mbaruar klasën e parë këtë vit.