LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kanye West i rikthehet postimeve "të cmendura" dhe deklaratave raciste në rrjete sociale: Unë jam nazist, e dua Hitlerin

Reperi ka bërë një sërë postimesh agresive, duke përdorur edhe shprehje vulgare ndaj atyre që nuk janë dakord me të.

7 Shkurt 2025, 16:57 Nga r.ll
Kanye West i rikthehet postimeve "të cmendura" dhe deklaratave
kanye west

SHBA- Reperi amerikan Kanye West ka trezuar sërish rrjetin dhe ka ndezur një valë të re reagimesh, me postimet e tij me pëmbajtje ekstreme në platformën "X" (ish-Twitter), të cila janë shoqëruar me plot komente antisemite, seksiste dhe homofobike.

Mesditën e sotme, West publikoi postime në të cilat ai e quan veten nazist, deklaron se e do Hitlerin, dhe se dalja e gruas së tij Bianca Censorit e zhveshur në tapetin e kuq të Grammy-t është bërë me miratimin e tij.

Ai thotë për gruan e tij: “Unë kam autoritet mbi gruan time. Kjo nuk është një marrëzi e zgjuar feministe. Ajo është me një miliarder, pse duhet të dëgjojë ndonjë nga ju budallallëqe, pa para? Ata thonë se dalja në tapetin e kuq ka qenë vendim i saj. Po, nuk po e detyroj të bëjë asgjë që nuk dëshiron, por sigurisht që nuk mund ta bënte pa miratimin tim, ju budallenj të zgjuar. Unë nuk kam respekt dhe ndjeshmëri për asnjë qenie të gjallë, sepse asnjë qenie e gjallë nuk mund të ngatërrohet me mua. Por unë i dua disa njerëz dhe u jap hirin tim”.

Kthimi te antisemitizmi dhe sulmi ndaj komunitetit hebre

Reperi 47-vjeçar ka qenë në qendër të kritikave në vitin 2022, kur u akuzua për komente antisemite, edhe pse në atë kohë kishte kërkuar falje publike, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend të ofendonte komunitetin hebre. Tani, megjithatë, ai duket se po e ndryshon krejtësisht qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të punojë më me hebrenjtë dhe se nuk do të kërkojë falje për pikëpamjet e tij, duke theksuar se ka të drejtë të thotë çfarë të dojë.

"Hebrenjtë i urrejnë njerëzit e bardhë dhe i përdorin njerëzit e zinj", thuhet në postimin e tij në "X".

Në thelb, ai anulon faljen e tij të mëparshme, duke e bërë të qartë se nuk do të kërkojë më falje. Ai argumentoi se komuniteti hebre kontrollon narrativën dhe akuzoi hebrenjtë për promovimin e abortit në komunitetet e njerëzve me ngjyre dhe latine. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti teoritë e konspiracionit, deklaroi se nuk do të bashkëpunonte më me biznesmenë hebrenj dhe theksoi se nuk pendohej për deklaratat e tij.

Nga mbështetja e Diddy-t e deri te komentet e reja raciste

West i ka lënë fansat e tij të habitur, duke i kërkuar ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të ndërhyjë për lirimin e Diddy, i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan me akuza për trafik seksual, zhvatje dhe prostitucion të detyruar. Diddy, sipas Daily Mail, vlerësoi mbështetjen e reperit dhe e falënderoi atë.

Kanye West i rikthehet postimeve "të cmendura" dhe deklaratave

Më pas ai vazhdoi të bënte një sërë postimesh, duke përdorur shprehje vulgare ndaj atyre që nuk janë dakord me të, ndërsa sulmonte personazhet publike dhe shprehte pikëpamje ekstreme për politikën, modën dhe shoqërinë. West sulmoi mbështetësit e Kamala Harris, përdori sharje homofobike dhe deklaroi se kushdo që nuk pajtohej me të do të bllokohej menjëherë.

Sulm ndaj modeleve mbipeshë dhe deklarata për Adele

Në shpërthimin e tij, reperi kritikoi praninë e modeleve mbipeshë në pasarela, duke pretenduar se ajo promovon obezitetin. Ai ka përmendur edhe Adele, duke thënë se ajo është nga të paktat që nuk përdoret për mesazhe politike, pasi ka talent të vërtetë.

Kanye West i rikthehet postimeve "të cmendura" dhe deklaratave

Mbështetje për Diddy dhe Chris Brown

Reperi insistoi në mbështetjen e tij për Diddy, duke akuzuar të famshmit se e kishin braktisur. Ai gjithashtu iu referua Chris Brown, duke thënë se ai ishte "përpjekur ta largonte atë" pas dënimit të tij për sulm ndaj Rihannës në 2009.

Kanye West i rikthehet postimeve "të cmendura" dhe deklaratave

Në një nga komentet e tij të fundit, ai përsëriti deklaratën e tij famëkeqe “Skllavëria ishte një zgjedhje”, duke shkaktuar një valë të re reagimesh.

Reagime të forta në rrjetet sociale

Dhjetra postimet e Kanye West kanë marrë reagime të forta, ku shumë prej tyre kanë dënuar gjuhën e tij të urrejtjes. Në të kaluarën, deklarata të ngjashme kishin çuar në ndërprerjen e bashkëpunimeve të tij me kompani si Adidas dhe GAP, të cilat kishin ndërprerë marrëveshjet e tyre me të në vitin 2022. Shpërthimi i ri i Kanye West vjen në një kohë kur ai tashmë është në margjinat e industrisë, ku në mediat sociale vërshojnë komentet që kërkonin përjashtimin e tij për ekstremizmin e tij.

kanye west


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj