5 Dhjetor 2022, 18:55
Nga k.m.
Meri Shehu
Ethet e Botërorit kanë nisur të shtohen dhe po ashtu edhe surprizat. Për të komentuar mbi paraqitjen e tyre dhe çfarë pritet të shohim në ditët në vazhdim, astrologia Meri Shehu i bashkohet panelit të “Rudina” në Tv Klan për të dhënë mendimin e saj bazuar tek yjet. Si fillim, ajo e nis me Holandën duke qenë se ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni është një tifoze e flaktë e saj.
Meri Shehu: Holanda është në shenjën e Demit dhe nuk besoj se është në momentin e vet më pozitiv të paktën nga ana e yjeve. Megjithatë mbështetje të mirë ka sepse deri në datën 20 favorizohen shenjat e Ujit dhe të Tokës. Holanda i bie të jetë në shenjën e Tokës, në shenjën e Demit kështu që do marrë një mbështetje shumë të mirë.
Rudina Magjistari është tifoze e Zvicrës e për çudi, shenja e skuadrës korrespondon edhe me shenjën e moderatores.
Meri Shehu: Zvicra është në shenjën e Virgjëreshës, për saktësinë dhe njihet Zvicra për orat zvicerane, ne e dimë dhe Virgjëreshat janë të sakta. Do ecë mirë megjithëse ka pozicion të madh nga Peshqit në këtë periudhë që skuadrat në shenjën e Peshqve janë Brazili, Portugalia të cilat kanë një favorizim nga yjet.
Mes Portugalisë dhe Zvicrës, Meri Shehu thotë se nga ana e yjeve favorizohet Portugalia.
Meri Shehu: Ka tendenca më të mira Portugalia, jo nga fama por sepse është në shenjën e Peshqve dhe ka një përballje me Virgjëreshën.
Rudina Magjistari: Kemi Spanjën me Marokun, ato si parashikohet?
Meri Shehu: Për Spanjën dhe Marokun, është në shenjën e Shigjetarit Spanja, Marokun nuk e di, për herë të parë e kisha parë si skuadër. Ndoshta fiton dhe Maroku sepse tani, nuk e kam nga yjet, nuk më pëlqeu shumë se s’e kam të qartyë shenjën e Marokut, por që mesa di kemi edhe skuadra shumë impulsive në shenjën e Dashit, Japonia, Anglia dhe Franca në shenjën e Luanit. Këto tre skuadra, dy Dashë dhe një Luan marrin një fuqi dhe një potencë të madhe pas datës 20, por ajo është në datën 18 kështu që deri në datën 18 janë këta Peshqit që sikur marrin revansh.
Sa i përket fitores së Botërorit, të ftuarit kanë secili nga një emër të preferuar. Enkelejda Zeko zgjedh Francën, Nard Ndoka Brazilin ndërsa Edlira Gjoni Anglinë. Astrologia Meri Shehu ka përgjigjen e saj në dy aspekte, atë yjor dhe si tifoze.
Meri Shehu: Unë si astrologe do flas që Peshqit favorizojnë Brazilin, tashmë, por…
Rudina Magjistari: Mendon si astrologe favorizohet Brazili.
Meri Shehu: Pastaj, si profesioniste që merrem pak me sportin që më pëlqen, jam me Anglinë./tvklan.al
meri shehu kupa e botes katar 2022
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 18:32
d.a.
Maja Nikoliç
SERBI- Këngëtarja serbe Maja Nikoliç ka komentuar kampionatin botëror në Katar dhe ka zbuluar diçka ...
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 15:53
I.A
Familja Carter
SHBA- Familja e Aaron Carter nuk dëshiron të përfundojë në një betejë të rrëmujshme ligjore p&...
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 14:05
A.B
Ermali dhe Dr Flori
TIRANË- Aktori Ermal Mamaqi ka kujtuar Dr Florin, 8 vite nga ndarja e jetës së tij dhe ka rrëfyer se si e ka n...
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 12:26
a.l
Roza Lati
TIRANË- Pas një edicioni të suksesshëm VIP inaugurues, vetëm pak ditë më parë u konfirmua se nj...
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 11:57
a.l
Adele
ANGLI- Këngëtarja me famë botërore dhe e njohur për një nga vokalet më të fuqishmë të muzikës,...
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 10:56
a.l
TELESKOPI
SHBA- Një nga projektet e mëdha shkencore të shekullit të 21-të filloi sot fazën e ndërtimit të tij....
Art&Argëtim
5 Dhjetor 2022, 07:58
Horoskopi
Dashi
Java që po hapet do jetë shumë e luhatshme për ju, pasi disa ditë nuk do të çojnë në rezult...
Art&Argëtim
4 Dhjetor 2022, 17:02
k.m.
Ori Nebiaj dhe Andi Lila
TIRANË- Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, Andi Lila i ka bërë një rreng deputetes më të r...
Art&Argëtim
4 Dhjetor 2022, 16:16
k.m.
Shakira
SPANJË- Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakirën. Këngëtarja ka qenë rregullisht n&eum...
Art&Argëtim
4 Dhjetor 2022, 15:59
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kjo e dielë e ka gjetur Partinë Demokratike, aleatin më të rëndësishëm të Partisë...