7 Prill 2023, 10:35
Nga k.m.
Coolio
SHBA- Vdekja e reperit fitues të çmimit Grammy, Coolio në shtator 2022 ndodhi për shkak të efekteve të fentanilit dhe drogave të tjera. Sipas BBC, lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij. Jarez Posey tha se familja e muzikantit ishte informuar për gjetjet nga eksperti i Los Anxhelosit 6 muaj pasi artisti 59-vjeçar u gjet pa ndenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për këngën e vitit 1995 "Gangsta's Paradise". Hiti - u zgjodh më pas si kolona zanore e filmit Dangerous Minds - u bë një nga këngët më të suksesshme rap të të gjitha kohërave. Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe ka kaluar një miliard shikime në YouTube.
Ndërsa Coolio kohët e fundit kishte përdorur phencyclidine, ose PCP, ndaj dhe vdekja e tij ishte si rezultat i efekteve të një kokteji me fentanil, heroinë dhe metamfetamina. Ndaj dhe zyra e mjekësisë ligjore e konsideroi vdekjen e tij aksidentale.
Coolio filloi të bënte muzikë në vitet '80, por ai shkroi historinë e hip-hop-it kur regjistroi Gangsta's Paradise. Ai lindi në Pensilvani, por u rrit në periferinë LA të Compton, ku karriera e tij lulëzoi dhe ai u bë një figurë udhëheqëse në skenën e muzikës rap të 'Bregut Perëndimor' (West Side) të SHBA-së në vitet '90.
Një producent dhe aktor i talentuar, ai u shfaq në dhjetëra filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë Celebrity Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar në 2009. Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, ai regjistroi 8 albume në studio dhe fitoi një AMA dhe 3 MTV Video Music Awards./BBC
vdes reperi coolio coolio
Art&Argëtim
7 Prill 2023, 09:24
k.m.
Giorgia Meloni
TIRANË- Pak ditë më parë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca publikoi një video ku i dhuroi kryeministre...
Art&Argëtim
7 Prill 2023, 09:06
f.i
Eliana Kallo
GJERMANI- Këngëtarja shqiptare Eliana Kallo ka mahnitur anëtarët e jurisë dhe publikun gjatë konkurri...
Art&Argëtim
7 Prill 2023, 08:52
f.i
Kanye West
SHBA- Kanye West është paditur nga dy ish-mësuese të shkollës së tij “Donda Academy” dhe dre...
Art&Argëtim
7 Prill 2023, 07:17
A.B
DashiTë lindur më: 21 Mars - 19 PrillËshtë mendja juaj e fokusuar në aspektet më të rëndësishme të jetë...
Art&Argëtim
6 Prill 2023, 22:39
I.A
Coolio
SHBA- Shkaku i vdekjes së reperit Coolio ka dalë pas mbi 5 muaj që ai ka ndërruar jetën. Një zëdhë...
Art&Argëtim
6 Prill 2023, 21:59
I.A
Christina Aguilera
SHBA- Kur bëhet fjalë për seksin oral, ka shumë debate nëse duhet apo nuk duhet të gël...
Art&Argëtim
6 Prill 2023, 21:09
I.A
Lily Collins
FRANCË- Influencerat në Francë së shpejti mund të ndalohen nga promovimi i kirurgjisë estetike në mediat so...
Art&Argëtim
6 Prill 2023, 20:29
I.A
Taika Waititi dhe Rita Ora
ANGLI- Rita Ora dhe Taika Waititi kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre pasi u martuan vitin e kaluar. Kë...
Art&Argëtim
6 Prill 2023, 19:12
a.l
Harry Styles
SHBA- Regjizori i njohur Rob Marshall i filmit të Disney 'The Little Mermaid' ka zbuluar arsyen pse këngëtari dhe aktori Harry...
Art&Argëtim
6 Prill 2023, 18:40
a.l
David Bisbal
SPANJË- Jose Maria Bisbal, 54-vjeç vëllai i madh i këngëtarit të famshëm David Bisbal është gj...