LIVE UPDATES
Bota

Ngrohja globale rrezikon ekzistencën e ishujve Maldive

Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike

6 Nëntor 2022, 21:13 Nga a.l
Ngrohja globale rrezikon ekzistencën e ishujve Maldive
RV Odyssey

MALDIVE- Një rritje e temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të ishte shkatërrimtare për ishujt Maldive, është shprehur së fundmi Ministrja e Mjedisit të atij vendi. Përballë kërcënimit të rritjes së nivelit të detit, Maldivet shpresojnë të gjejnë zgjidhje përmes nismave që ulin efektet e ndryshimeve klimatike, ndërsa Kombet e Bashkuara do të mblidhen më 6 nëntor në Sharm El-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar ndryshimet klimatike.

Ekuipazhi i anijes “RV Odyssey” po eksploron pjesë të oqeanit të panjohura më parë për syrin e njeriut. Në bordin e anijes ndodhet një ekip shkencëtarësh nga “Misioni Nekton” me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, istitut që merret me shkencat detare. Ata po mbledhin të dhëna për gjallesat detare që nga sipërfaqja e detit e deri në 1000 metra thellësi dhe do të vlerësojnë gjendjen e oqeanit. Oliver Steeds drejton Misionin Nekton.

Qëllimi i misionit në Maldive është për të bërë studimin e parë sistematik nga sipërfaqja deri në rreth 1000 metra. Dimë shumë pak se çfarë gjallesash jetojnë në Maldive në thellësinë 30 metra e më tutje”.

Shkencëtarët do të përdorin mjete zhytëse, sisteme kamerash dhe sensorë nënujorë për të zbuluar se çfarë fshihet në thellësitë e oqeanit.

99% e sipërfaqes së Maldiveve mbulohet nga oqeani. Ky vend është në vijën e parë të krizës klimatike, pavarësisht se njerëzit e atij vendi kanë ndikuar shumë pak në shkaktimin e ndryshimeve klimatike. Niveli i oqeanit po rritet dhe fillimisht vende si Maldivet do të ndikohen”, thotë Oliver Steeds, drejtues i Misionit Nekton.

Maldivet janë një shtet që përbëhet nga pothuajse 1,200 ishuj të shpërndarë në një sipërfaqe prej 90,000 kilometra katrorë të oqeanit. Ishujt koralorë formojnë 26 unaza, çka i japin veçoritë tërheqëse atij vendi.

Nga perspektiva shkencore, qëllimi i misionit është të eksplorojë dhe të mbledhë të dhëna që nuk janë mbledhur më parë në Maldive”, thotë Sheena Talma, shkencëtare e Misionit Nekton.

Të dhënat e mbledhura nga misioni do të ndihmojnë qeverinë për të hartuar politika të nevojshme lidhur me veprimet që duhet të merren për të mbrojtur Maldivet dhe ekosistemet e saj të çmuara. Ishujt Maldive janë mesatarisht 1.5 metra mbi nivelin e detit, çka do të thotë se ndryshimet klimatike paraqesin rrezik të madh për atë vend.

Lartësia 1.5 metra mbi nivelin e detit dhe rritja e temperaturës me 2 gradë Celsius do të thotë dënim me vdekje për Maldivet dhe për shumë vende të tjera të vogla ishullore. Kriza klimatike përbën gjënë më të rëndësishme për civilizimin dhe është problemi i vetëm më i madh i gjeneratës tonë. Jemi gjenerata e fundit që mund të bëjmë një ndryshim”, thotë Shauna Aminath, Ministre e Mjedisit në Maldive.

Ujërat e cekëta rreth ishujve Maldive janë strehë e mijëra gjallesave detare, si peshku ton, peshkaqenë, breshka deti dhe ngjala. Një valë e nxehtë e Oqeanit Indian në vitin 1998 i rriti temperaturat e ujit me 4 deri 6 gradë Celsius, duke shkatërruar koralet. U deshën më shumë se 15 vjet që shkëmbinjtë koralorë të ripërtëriheshin. Një tjetër event goditi koralet në vitin 2016. Këto valë të nxehti pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të fuqishme çka do të thotë se një ditë ky habitat mund të mos jetë në gjendje të rikuperohet.

Humbja e shkëmbinjëve koralorë së bashku me gjallesat që jetojnë në to do të ishte katastrofale për Maldivet. Sipas të dhënave zyrtare, 71 për qind e popullsisë varet tek oqeani si burimi kryesor i jetesës.

Udhëheqësit botërorë kanë bërë premtime për uljen e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një faktor i rëndësishëm që nxit ndryshimin e klimës. Synimi është kufizimi i ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius. Kritikët thonë se angazhimet botërore nuk kanë shkuar deri në atë pikë sa të mbrojnë shtetet e cenuara si Maldivet./ VOA

maldive ngrohje globale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj