6 Nëntor 2022, 18:33
Nga a.l
foto ilustruese
PEJË- Aurona Pelaj, infermierja që dhunoi brutalisht të moshuarën Minire Nura në qendrën e azilit "Orenda" në Pejë kishte dhënë dorëheqjen një ditë para se të publikohej videoja me pamjet nga keqtrajtimi i të moshuarës. Pronari i azilit Anton Rasaj tha se Pelaj i kishte kërkuar të largohej nga puna me pretendimin se do të vazhdonte masterin dhe se nuk kishte mundësi të bënte dhe shkollën dhe punën.
“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën. Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”, u shpreh ai.
Më tej ai tha se do të respektojë vendimin e Prokurorisë për pezullimin e punës së azilit edhe pse e ka konsideruar të padrejtë.
“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”, tha ai në një intervistë për Euroneës Albania.
Keqtrajtimi i të moshuarës Minire Nura në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur jo pak opinionin publik. Në rrjet u bënë virale pamjet nga dhuna e pamëshirshme që infermierja Aurona Pelaj po ushtronte ndaj nënës së dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura. Në video shihej sesi Pelaj dhe 3 kujdestaret në qendrën e azilit ku paguheshin për të punuar, e godasin e përplasin pas murit dhe e përqeshin të moshuarën duke filmuar gjithë skenën e rëndë. Debati për këtë ngjarje ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve. /Dosja.al
dhunohet e moshuara ne peje aurona pelaj minire nura anton rasaj
Bota
6 Nëntor 2022, 18:15
a.l
foto ilustruese
GREQI- Një rast i rëndë i abuzmit seksual është raportuar sërish në Greqi. Një 35- vjeçare k...
Bota
6 Nëntor 2022, 18:18
F.M
Kosovë
ITALI- Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës që duket se sa vijnë e p...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:57
a.l
foto ilustruese
ITALI- Qeveria e re Italiane, e cila mori detyrën muajin e kaluar, është zotuar se do të godasë emigrantët me...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:51
F.M
Pandeli Majko
TIRANË- Socialisti Pandeli Majko, i cili ka shërbyer dy herë si Kryeministër i Shqipërisë dhe njëherë...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:49
a.l
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar privatisht liderët e Ukrainës që të tregoj&eu...
Bota
6 Nëntor 2022, 17:27
Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në ...
Bota
6 Nëntor 2022, 16:58
a.l
Goran Rakiç
SERBI- Serbët kanë mbajtur një tubim këtë të diel në veri të Mitrovicës, ku i pranishë...
Bota
6 Nëntor 2022, 16:39
Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump do të kryesojnë përkatë...
Bota
6 Nëntor 2022, 16:36
F.M
Protesta
KOSOVË- Të dielën në veriun e Kosovës po mbahen protesta të organizuara nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik se...
Bota
6 Nëntor 2022, 16:01
a.l
foto ilustruese
GREQI- Është rikthyer në Gjykatën e Apelit Çështja për bandën famëkeqqe të grabitë...