Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik
4 Qershor, 21:28
Betejë pa li...
Art&Argëtim
Po afrohet fejesa? Kim dhe Pete fotografohen në dyqanin e bizhuterive në Londër
Kim më pas u pa duke shfletuar artikuj të ndryshëm ndërsa ndihmohej nga një shitëse dyqani
1 Qershor 2022, 09:16Nga DOSJA
BRITANI E MADHE-Ylli Kim Kardashian, dhe i dashuri i saj aktori Pete Davidson janë shfaqur duke blerë disa bizhuteri në Marfair të Londrës. Në pajmet e kapura duken teksa ecin dorë për dore në 'Dover Street Market’ përpara se të hynin në ‘Comme des Garçons Jeëellery’.
Sipas mediave të huaja, Kim më pas u pa duke shfletuar artikuj të ndryshëm ndërsa ndihmohej nga një shitëse dyqani. Ajo mbante një çantë dore argjendi dhe një pallto ngjyrë bezhë në njërën dorë, ndërsa kishte vendosur një palë syze dielli drejtkëndëshe të zeza. Ndërsa Pete kishte veshur tuta jeshile dhe një bluzë të zezë, shoqëruar me një xhaketë. Ai kishte veshur një palë atlete të bardha dhe një palë syze dielli katrore teksa ecte përdore me Kim.
Dalja e tyre e fundit vjen pasi ata shijuan një natë në ‘River Café’ në Londër. Komentet e ndjekësve në rrjetet sociale janë të shumta: Unazë fejese? Kim ka thënë se e ka seriozisht me Pete, por ndoshta është shumë herët për këtë?
Çifti arriti në Britanin e Madhe në fillim të kësaj jave përpara festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës.