LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Sigurim ushqimi në hapësirë, shkencëtarët kultivojnë sallatë në Hënë

Studiuesit e Universitetit të Floridës thonë se kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga Hëna dhe kanë zbuluar atë, që një nga studiuesit e quan "bazën e ëndërrave eksploruese”.

20 Maj 2022, 08:28 Nga DOSJA
Sigurim ushqimi në hapësirë, shkencëtarët
Foto ilustruese

SHBA-Shkencëtarët kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga sipërfaqja e Hënës. Kjo është një shenjë që tregon se njerëzit mund të jetojnë një ditë në Hënë, mund ta sigurojnë atje ushqimin dhe të prodhojnë ujin.

Studiuesit e Universitetit të Floridës thonë se kanë mbjellë bimë në dheun e marrë nga Hëna dhe kanë zbuluar atë, që një nga studiuesit e quan "bazën e ëndërrave eksploruese”. Është hera e parë, që shkencëtarët tregojnë se jeta mund të krijohet nga regolith-i, materiali i marrë nga sipërfaqja e Hënës.

Ata thonë se zbulimi i tyre, i publikuar në revistën Communications Biology (Biologji komunikative), mund të ketë ndikim në eksplorimet e ardhshme në Hënë.

Rob Ferl, një nga bashkëautorët e studimit, thotë, se zbulimi i tyre mund të ndihmojë austronautët që ndodhen me mision në Hënë, të nxjerrin ushqimin e tyre dhe të ulin

nevojën për furnizime të shpeshta nga Toka. "Kur njerëzit zhvendosen si civilizim, jo për të eksploruar për disa ditë, por kur shkojmë diku për të qendruar, ne gjithmonë marrim me vete agro-kulturat tona”, thotë Ferl.

Përveç përmirësimit të nivelit të sigurimit të ushqimit në hapësirë, studimi sjell edhe përfitime të tjera. Ai mund të ndihmojë astronautët të pastrojnë ajrin, të mënjanojnë dioksidin e karbonit nga atmosfera dhe të prodhojnë ujë të pastër. 

Si mbillen bimët në dhè Hëne

Studiuesit mbollën fara Arabidopsis (një lloj bari guri) në dhè Hëne marrë rreth 50 vjet më parë, gjatë tre misioneve të veçanta Apollo në Hënë: Apollo 11 dhe 12 në vitin 1969 dhe Apollo 17 në vitin 1972.

Ata e ndanë dheun në pjesë 1 gramëshe dhe e hodhën në enë. Aty shtuan ujë, dritë dhe ushqim për bimët. Ata mbollën po ashtu një pjesë tjetër fare në hi vullkanik, një subtancë që është e ngjashme me dheun hënor, për të shërbyer për kontroll.

Shkencëtarët panë në më pak se 48 orë mbirje të bimëve në të dy grupet, por disa ditë më vonë vërejtën se bimët në dheun e Hënës ishin të stresuara. Bimët në regolith dukeshin të mpira krahasuar me ato në hirin vullkanik.

Por Ferl thotë, se fakti që bimët ishin në gjendje të mbinin në përgjithësi është një zbulim pozitiv. "E rëndësishme është se para se të bëhej ky eksperiment, askush nuk e dinte nëse bimët, sidomos ato me rrënjë do ishin në gjendje të ndërvepronin me dheun shumë djegës, shumë antagonist siç është regolithi hënor”, thotë Ferl.

Vështirësia mbetet tek sigurimi i provave

Ekspertimenti në vetvehte ishte i lehtë, por gjetja e materlialit të nevojshëm për të bërë eksperimentin ishte e vështirë. Ekzistonte vetëm një sasi e vogël dheu hënor për të bërë eksperimentin, 12 gram gjithsej, sa një lugë gjelle, dhe duhej bërë kërkesa disa herë gjatë një dekade rresht, për ta marrë nga Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA.

"Këto prova janë thesare natyrore me vlera të mëdha”, thotë bashkëautorja e studimit, Anna-Lisa Paul. "Kur punojmë me to ne i ndryshojmë ato. E para prej ajrit (ato vendosen në kontakt me ajrin) dhe ujin, ato nuk janë më origjinale dhe humbasin natyrën e tyre arkivore, e cila është shumë, shumë e mbrojtur.”

Përfitime për misionet e ardhshme në Hënë

Zbulimi është me rëndësi, mbase më me rëndësi se kurrë ndonjëherë, kur kihet parasysh se NASA dhe Agjencia Europiane e Hapësirës shpresojnë që të rikthejnë njeriun në Hënë me programin e tyre, Artemis.

Ekzistojnë plane për të bërë nisjen e parë të misionit Artemis pa ekuipazh në vitin 2022 dhe misionin me ekuipazh një dekadë më vonë. Edhe vende të tjera janë duke bërë plane të vizitojnë Hënën vitet e ardhshme, përfshirë këtu Japoninë dhe Kinën.

Por shkencëtarët ende nuk e dinë se si do të reagojnë bimët e Tokës në mjedisin hënor, real, të pasimuluar. Hëna është shumë e thatë në krahasim me Tokën dhe kjo mund të ndryshojë aftësinë e bimëve për të mbirë.

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para