All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Stresi tregon si nisi sherri që degradoi sherri i Noizy-it me Medi Isenin, këngëtari: Ai na shan nga familja

Sipas tij, ky i fundit në videot e tij në TikTok prej kohësh i ofendon këngëtarët, por Stresi thotë se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij.

6 Gusht 2024, 20:02 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Stresi tregon si nisi sherri që degradoi sherri i Noizy-it me Medi Isenin,

KOSOVË- Këngëtari Arkimed Lushaj ka treguar versionin e tij të sherrit të këngëtarit Rigers Rajku me personazhin e TikTokut Medi Iseni. Duke folur për mediat kosovare, Stresi ka treguar gjithë ç’ka ndodhur natën e sherrit ku u përfshinë shumë persona. Sipas tij, as ai, por as Noizy, nuk e kanë prekur Medi Isenin.

Sipas tij, ky i fundit në videot e tij në TikTok prej kohësh i ofendon këngëtarët, por Stresi thotë se nuk kishin në plan që të merrnin hak ndaj tij.

“Flasim njëherë për punën e prerjes në besë. Personi në fjalë, që është keqtrajtuar, ka kontaktuar babain tim prej Zvicre, me gjithë të atin e tij, sepse këta shajnë gjithë dimrin dhe vijnë verën për t’u pajtuar. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë, kur më ka marrë babi im dhe më tha që ka ardhur ky djali. Unë i thashë: ‘Bab, unë nuk dua ta takoj më kurrë atë njeri dhe as dua ta shoh me sy’, sepse kishte ardhur familja e tij. Kaq. Edhe po të ishte për ta prerë në besë atë djalin në kllapa, ishte prerë në besë që në Tiranë. Ky është realiteti.

Kur ka ardhur këtu në orën 2 të natës dhe babai i Medit ka marrë familjen time, babai im i ka thënë: ‘Këtu në Shqipëri nuk të prek kurrkush’. Kur kam shkuar në Pejë atë natë për të performuar me Noizy-n, ky ka thënë një natë para live: ‘Do shkoj nesër, do i bëj stile’. Ky në vend që të vinte për të shuar muhabetin, edhe me Noizy-n që i ka sharë familjen, edhe mua, ka dalë një natë para live që thotë… Deri këtu është ok. Të nesërmen kur ka ardhur në klub, unë i kam thënë: ‘Hajde se mund të flasim’. Kaq. Ky kur ka ardhur, ka qenë vet i treti. Nuk ishin dy veta, ishin tre. Ishin shumë seriozë. Kur ka dalë dhe Zini (Noizy) nga performanca, aty ishim 30 veta. Njëri ka dalë i pari, nuk e mbaj mend dhe i tha: ‘Mua ma ke sharë gruan?!’. Aty ka nisur krejt situata. Ishin 30 veta dhe s’ka mundur të ndalej. Ju betohem. Edhe njerëzit thonë që i kemi prerë në besë, por s’është e vërtetë, sepse ka nisur diçka që s’na ka dhënë mundësinë as me fol me të, as të reagonim. Dhe akuzohet Noizy.

Dëgjoni, unë nuk jam as servili i Noizy-t, as servili i kurrkujt. Ai ka punët e veta, unë punën time. Takohemi për biznes, për muzikë, edhe nuk ka prerë askush në besë. Akuza që është bërë ndaj Noizy-t që e ka prekur, ju betohem në Zot që as ka pasur mundësinë ta prekte. Fare. Në mënyrë kategorike. Unë i kam duart e prera akoma, shenjat që kam hyrë për t’i ndarë. Që kam ngrenë gota, prerje në gisht. Unë jam ai që te video thotë: ‘Mos, mos, mos’, sepse degradoi situata aq keq. Pastaj ata njerëzit që ishin me Medin, kur i kanë gjuajtur Medit fillimisht, edhe ata janë çuar për ta mbrojtur. Prandaj ka degraduar situata.

Mua më ka marrë policia të nesërmen për të shkuar për të dhënë një deklaratë, por ne nuk i hamë këto ‘fore’. Më kanë thirrur të jap një deklaratë si dëshmitar. Edhe unë s’e kam besuar. Nuk e kam dhënë deklaratën. Ka për ta dhënë avokati im, sepse s’kam pasur mundësi. E ka drejtësia në dorë për ta gjetur kush e ka prekur. Ne kemi besim në drejtësi.

Po t’i mbledhim të gjitha videot e këtyre TikTok-erave, që të dali një ligj nga qeveria e Kosovës, shpresoj të dali një ligj nga qeveria e Kosovës dhe ajo Shqiptare që t’i ndalojë këto, sepse po t’i mbledhim të tëra videot në dy vite, nuk kanë lënë ofendim për motrën time pa e thënë, nuk kanë lënë për nënën time të shenjtë, që i falë pesë vakte, e kanë ç’njerëzuar. Nuk kanë lënë fjalë pa thënë për babain tim, që është njeri i nderit dhe i vërtetuar. Nuk kanë lënë asnjë cep të shtëpisë pa na e ofenduar dhe pa na kërcënuar këta njerëz. Edhe në atë turmën që kemi qenë, mund të kenë qenë 10 persona që personi në fjalë i ka sharë familjet, gratë. Prandaj degradoi situata”, tha Stresi.

 

stresi medi iseni noizy

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj