“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Art&Argëtim
Rosalia habit me dhuratën e pazakontë për Charli XCX, një buqetë me lule dhe cigare (FOTO)
Ylli i muzikës kishte veshur një set të zi elegant dhe çizme të gjata me gura që shkëlqenin.
6 Gusht 2024, 17:11Nga S.B
Rosalia
All - Paragraf - 1
SHBA- Këngëtarja Rosalia u bë kreative me dhuratën e saj të ditëlindjes për mikeshën e saj të njohur. Për të festuar ditëlindjen e 32-të të Charli XCX, këngëtarja spanjolle mori pjesë në festën e saj me një buqetë të mbushur me lule dhe cigare.
Ylli i muzikës kishte veshur një set të zi elegant dhe çizme të gjata me gura që shkëlqenin. Ajo e përfundoi look-un me një kapele camo mbi flokët e saj të lëshuar, të stiluar me onde.
Rosalia
Në foton e mësipërme, ajo shihet duke mbajtur dhuratën e saj, e cila është një buqetë me lule ngjyrë vjollce e mbushur me cigare. Rosalia ndau një foto të dhuratës së saj në rrjetet sociale, duke shkruar: Normalizoni bërjen e buqetave me gjëra që pëlqejnë miqtë tuaj.
Festa e ditëlindjes së Charli XCX ishte një nga ngjarjet më të mëdha të verës. Festa u ndoq nga yje të shumtë të showbizit, duke përfshirë Lorde, Billie Eilish, Anya Taylor-Joy, Rachel Sennot, Glen Powell, Tove Lo, Finneas, Nelly Furtado, dhe më shumë.