LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Të ardhurat do të përmirësohen në mënyrë të menjëhershme, parashikimi i Horoskopit për sot

Parashikimi i Horoskopit për sot.

20 Prill 2025, 06:58 Nga M.B
Të ardhurat do të përmirësohen në mënyrë
Foto ilustruese

Dashi

 


Ditë shumë e rëndësishme do jetë kjo e sotmja për ju. Do reflektoni me shumë kujdes për gjithçka. Falë ndikimit të Neptunit jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë shumë e këndshme. Do dashuroheni ashtu si do e ndieni dhe nuk do lindë asnjë lloj problemi. Ju beqarët do futeni në një etape të re të jetës suaj, e cila do ju pëlqejë shumë më shumë nga sa e kishit menduar. Në punë do jeni më autoritarë dhe më të sigurt në vetvete. Tashmë mund të pranoni edhe të negocioni me kolegët. Në planin financiar gjendja do jetë më e mirë, megjithatë prisni edhe pak kohë para se të bëni investime të tejskajshme.

Demi

 

Gjatë kësaj dite nuk do kënaqeni me asgjë dhe shpesh do bini në trishtim të thellë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha e vështirë. Në shumë momente do zhgënjeheni e do ndiheni keq nga ato që do ju thotë partneri. Nëse jeni beqarë, po nuk u treguat të duruar, do bëni disa gabime që do ua prishin qetësinë. Në punë do e shtyni çdo gjë për më vonë dhe mund të keni goxha probleme. Hekuri rrihet sa është i nxehtë thitë një shprehje. Të ardhurat do përmirësohen në mënyrë të menjëhershme dhe do i shlyeni të gjitha borxhet që keni pasur prej kohësh.

Binjakët

 

Do jeni shumë të frymëzuar për ta bërë çdo gjë sa më mirë sot dhe keni për t’iu dalë mbanë. Nëse keni një lidhje Venusi do përkujdeset gjatë gjithë kohës për jetën tuaj. Çdo moment pranë partnerit do jetë si nëpër ëndrra. Nëse jeni vetëm, serish do jeni pa fat, por nuk do ndiheni keq pasi në çdo moment miqtë do ju qëndrojnë pranë dhe do iu argëtojnë. Në punë gjërat do realizohen ashtu si i kishit planifikuar, mos e vrisni mendjen për asgjë. Disa kolegë do i keni në krah për të filluar edhe një projekt të ri. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm që do ju dalin paratë për investime, por do hiqni edhe mënjanë.

Gaforrja

 

Ka shumë mundësi të mos tregoheni realistë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të gabuara. Ju të dashuruarit do jeni tej mase xhelozë për partnerin tuaj dhe situata në disa momente mund t'iu dalë jashtë kontrollit. Do e bëni tjetrin të ndihet keq, por as vete nuk do jeni të qetë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni vetëm edhe gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë përpjekje për ta ndryshuar situatën. Në punë do jeni luftarakë dhe mund të arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Mund të pranoni edhe misione që dikur iu janë dukur të vështira. Në planin financiar fati do jetë me ju dhe situata do ketë goxha përmirësime.

Luani

 

Do ndiheni më të çliruar gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gjëra të pamenduara mirë. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë elektrizuese. Në shumë momente do debatoni ashpër edhe për gjera pa vlerë dhe do bini në mendime të thella. Ju beqarët do keni plot takime, por asnjë nga personat nuk do iu tërheqë aq shumë sa për të filluar një lidhje. Në punë do bëni gabim nëse do ngulni këmbë kot për një gjë që edhe ju e dini se është e gabuar. Keni për t’i prishur shumë punë vetes. Në planin financiar gjendja do jetë goxha më e mirë pas gjithë përpjekjeve dhe masave strikte që keni marrë.

Virgjëresha

 

Gjatë kësaj dite do jeni paksa kokëfortë dhe do ju duket sikur keni të drejtë për gjithçka. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të bëjë ekzaktesisht atë që ju dëshironi. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe duhet të përfitoni sa më shumë nga ftesat dhe propozimet që do iu bëhen. Në punë duhet të bëni një bilanc të përgjithshëm në mënyrë që të rregulloni edhe ndonjë problem të vogël. Po i latë gjërat pas dore do keni edhe më tepër probleme. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes me sjelljen, pasi çdo hap i gabuar mund të sjelle pasoja të rënda për të ardhmen.

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do jeni më shumë spektatorë sesa aktorë të jetës tuaj. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me çaste të lumtura do. Sensualiteti, ëmbëlsia dhe përkujdesi i treguar ndaj njëri-tjetrit do ju bëjë të ndiheni gjithmonë mirë. Ju beqarët do takoni disa persona me të cilët do ndiheni gati të fillojnë edhe lidhje pasionante. Në punë nuk do jetë nevoja të sforcoheni shumë për të arritur atje ku doni. Shefat do ua bëjnë gjërat më të lehta dhe do ndiheni të përmbushur në fund të ditës. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Akrepi

 

Urani dhe Marsi do ju vënë nën presion gjatë kësaj dite dhe në shumë momente nuk do jeni të bindur për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit do keni disa debate të vogla me partnerin tuaj, por ato do bëjnë me shumë zhurmë sesa do sjellin probleme. Në pasdite gjendja do jetë më e mirë. Ju beqarët nuk do doni të bëni asnjë ndryshim në statusin e tyre sepse pranë miqve do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Në punë do e përmirësoni marrëdhënien me kolegët dhe me shefat dhe gjërat do ju ecin më së miri. Po ta kishit bërë më parë këtë gjë do kishit më shumë përfitime. Buxheti do fillojë të ketë disa përmirësime të vogla të cilat shumë shpejt do ju lejojnë të bëni investimet e menduara.

Shigjetari

 

Sido që të vijnë gjërat mirë është që sot të mos merrni vendime të nxituara. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft premtuese. Partneri do ju gjendet gjatë gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojë çdo dëshirë që do keni. Nëse jeni beqarë do merrni deklarata të forta dashurie dhe do jeni gati të hidhni hapa të mëdha. Në punë çdo gjë do shkojë si e kishit menduar. Do jeni të organizuar dhe mjaft të saktë me gjithçka. Të ardhurat do jenë goxha të majme, por për shkak të shpenzimeve të pamenduara gjendja mund të pësojë tronditje në mbrëmje.

Bricjapi

 

Do jeni shumë të paorganizuar gjatë kësaj dite dhe në disa momente mund t’i keni mendimet të turbullta. Nëse keni një lidhje, gjërat mes jush dhe partnerit do ju ecin mjaft mirë. Komunikimi dhe toleranca janë pikat tuaja më të forta të cilat kanë bërë që situata të mbetet e qëndrueshme. Ju beqarëve do ju rrahë zemra më fort se asnjëherë më parë, por do druheni të hidhni menjëherë hapa. Në punë do e përmirësoni marrëdhënien me kolegët dhe do e bëni çdo gjë me më shumë qetësi. Për financat ka për të qenë një ditë e trazuar. Mundohuni të mos shpenzoni pa llogari dhe mendoni edhe për të ardhmen.

Ujori

 

Çdo gjë që keni dashur do mund t’iu realizohet gjatë kësaj dite. Do merrni frymë më lirisht dhe nuk do keni aspak vështirësi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë goxha e favorshme. Do e keni më të lehtë të shpreheni dhe mund të merrni edhe disa vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe bota do ju duket tërësisht ndryshe. Në punë do jeni shumë më të ndërgjegjshëm se më parë dhe do i bëni gjërat me rregull. Nëse ju bëhen propozime mendojini me kujdes. Të ardhurat herë pas here do jenë të trazuara. Pa ndihmën e të afërmve nuk do arrini dot asgjëkund.

Peshqit

 

Planetët nuk do jenë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund t’iu dalin pengesa. Mes ju të dashuruarve do ketë disa incidente të vogla, por pas një periudhe reflektimi do e kuptoni se keni gabuar dhe do kërkoni falje. Ju beqarët ka mundësi të filloni aventura të jashtëzakonshme të cilat do iu bëjnë ta dashuroni akoma më tepër jetën. Në punë do keni ide më të mira dhe nuk do ju mungojë as guximi. Do merrni përgjegjësi të reja dhe do ju shkoni gjërave deri në fund. Buxhetin menaxhojeni me sa më shumë kujdes dhe maturi sepse vetëm kështu situata do mbetet e mirë.

horoskopi

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty