Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Biznesmenja e njohur televizive, e cila prej vitesh përpiqet të ruajë një ekuilibër mes imazhit publik dhe mbrojtjes së fëmijëve të saj, tashmë e sheh emrin e vajzës së saj të shfaqet në një ambient që nuk e ka nën kontroll.

SHBA- Kim Kardashian është mësuar të përballet me konfrontimet publike me Kanye West, por lëvizja e tij e fundit duket se e ka tronditur vërtet atë. Reperi përfshiu vajzën e tyre 11-vjeçare, North, në një këngë të re të titulluar 'Lonely Roads Still Go to Sunshine', ku gjithashtu shfaqet Diddy, një person që përballet me akuza shumë të rënda.
Biznesmenja e njohur televizive, e cila prej vitesh përpiqet të ruajë një ekuilibër mes imazhit publik dhe mbrojtjes së fëmijëve të saj, tashmë e sheh emrin e vajzës së saj të shfaqet në një ambient që nuk e ka nën kontroll. Dhe kjo e detyron të mendojë për lëvizjen e saj të radhës, ndërsa sipas Daily Mail nuk përjashtohet që ajo të kërkojë kujdestarinë e vetme të 4 fëmijëve që ka me reperin.
Kim kishte heshtur prej vitesh, por këtë herë diçka ndryshoi kur martesës së tyre po i vinte fundi, Kardashian kishte zgjedhur të fliste publikisht me respekt për ish-bashkëshortin e saj, duke pranuar vështirësitë e shkaktuara nga çrregullimi bipolar.
“Ai është një njeri brilant, por i komplikuar”, tha ajo, duke u bërë thirrje fansave të tregojnë mirëkuptim dhe dhembshuri.
Edhe kur West shkaktoi reagime me deklaratat e tij, qoftë duke folur për nazizmin apo sjelljen e tij ndaj gruas së tij të dytë, Bianca Sensori, Kardashian zgjodhi heshtjen. Megjithatë, këtë herë kufiri u tejkalua mund të sfidojë kujdestarinë e fëmijëve?
Burime pranë saj thonë për Daily Mail se Kim Kardashian po mendon seriozisht të rinegociojë marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve.
“Kim është e neveritur që vajza e saj është shfaqur në këngën e re të Kanye, ku është edhe Diddy. Kjo është shkatërruese. Çdo lidhje me Diddy-n është edhe e dhimbshme dhe e pafalshme”, tha burimi.
Kardashian tashmë ka mbështetjen e fansave të saj, por edhe të njerëzve të rrethit të saj, të cilët i kërkojnë të rishqyrtojë kushtet e kujdestarisë së përbashkët. Ajo ka studiuar për drejtësi që nga viti 2019, kështu që nëse ecën përpara ligjërisht, ajo mund të zgjedhë të përfaqësojë veten.
Kërcënimi që nuk mund ta injorojë
Edhe pse personazhi televiziv duket i vendosur për të mbrojtur vajzën e saj, ajo e di që një përballje publike me Kanye mund të ketë pasoja. Sipas Daily Mail, ekziston frika se reperja ka informacione që nëse zbulohen, mund të dëmtojnë reputacionin e saj dhe të familjes së saj.
"Ai di gjëra që mund t'i dëmtojnë ata. Nëse Kim i bën presion, ai do t’i përdorë”, thotë një person i afërt me familjen. Në vend që të ndjekë një strategji ligjore agresive, ai mund të kërkojë një mënyrë më diskrete për të kontrolluar situatën.
Cili do të jetë hapi tjetër?
Marrëdhënia e Kim dhe Kanye ka kaluar nëpër shumë sprova, por ky konflikt duket ndryshe. Nëse ai zgjedh të vazhdojë me veprime ligjore, grindja e tyre mund të marrë përmasa të mëdha që nuk i kemi parë kurrë më parë. Për Kardashian, megjithatë, siguria e fëmijëve të saj, siç e ka deklaruar shumë herë, është mbi të gjitha. Dhe këtë herë, ai mund të mos mbetet thjesht një spektator.
Kanye West ka hapur një front të ri me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, për pjesëmarrjen e vajzës së tyre 11-vjeçare, North West, në një këngë që u publikua pa pëlqimin e personazhit të famshëm televiziv. Reperi, i cili tani përdor emrin Ye, bëri bujë kur postoi në X frazën: Burri merr vendimin përfundimtar, menjëherë pas publikimit të këngës 'Lonely Roads Still Go to Sunshine', ku shfaqet vajza e tij dhe Diddy, i cili po përballet me akuza për krime seksuale.
Foto ilustruese SHBA- Lily Collins është e lumtur që po feston ditëlindjen e saj të 36-të. Megjithatë këtë vit...
Foto ilustruese SHBA- Gwyneth Paltrow po rikthehet në ekran pas gjashtë vitesh, me një film plot skena dashurie me Timoth&eac...
SHBA- Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, ka thyer kopertinat mes sharjeve të bashkëshortit të saj në rrjetet sociale që synojnë...
Tracy Morgan SHBA- Pasi Tracy Morgan shkaktoi shqetësime pasi u sëmur në fushë në ndeshjen e New York Knicks t&eum...
Foto ilustruese Binjakët Retrogradi i Mërkurit në shenjën e Demit ndikon në nënndërgjegjen tuaj dhe qartësinë...
Foto ilustruese SHBA- Një moment i sikletshëm ka ndodhur gjatë një interviste mes Alec Baldwin dhe gruas së tij, Hi...
Carl Erik Rinsch SHBA- Një shkrimtar-regjisor hollivudian u arrestua të martën me akuzën se kishte mashtruar 11 milionë dollar&eum...
Hailey Bieber SHBA- Hailey Bieber është ngopur me disa nga historitë dhe thashethemet e rreme rreth saj që po përhapen në int...
Gwyneth Paltrow, Brad Pitt SHBA- Marrëdhënia e Gwyneth Paltrow me Brad Pitt u publikua shumë në vitet 1990, pasi dy...
Adoleshenca SHBA- Seriali i ri i Steven Graham, 'Adoleshenca', u publikua më 13 mars në Netflix, duke marrë komente të m...