U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullato, At Ilia Qirjo: Do mbe...
Art&Argëtim
VIDEO/ Timo Flloko takohet me Ismail Kadarenë, aktori interpreton poezinë e shkrimtarit: Ca pika shiu ranë mbi qelq…
Shkrimtari shihet që e dëgjon me vëmendje.
19 Shkurt 2023, 22:39Nga F.M
Ismail Kadare dhe Timo Flloko
TIRANË- Aktori Timo Flloko është takuar me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Të dy shihen të ulur në një kafene në kryeqytet dhe aktori nis të interpretojë vargjet e poezisë së Kadaresë, “Mall”. Shkrimtari shihet që e dëgjon me vëmendje.
Poezia ‘Mall’
Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylberë në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq Të gjallët janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç ».
Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq, Që dot s’po zgjohemi ne vallë? Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall