Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
A mos po e teproni pak me shtëpinë e "Big Brother Albania"?
Por jo me personazhet, por me gjendjen e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
18 Shkurt 2023, 21:37Nga k.m.
Shtëpia e "Big Brother Vip 2”
TIRANË- "Big Brother Vip” është formati i cili ka përfshirë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen padyshim. Së fundmi, kanë qenë mediat greke ato që i kanë kushtuar një artikull reality-show-t që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri. Por jo me personazhet, por me gjendjen e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Big Brother është rikthyer në Shqipërinë fqinje, me skenën e përgatitur nga produksioni duke shkaktuar debat. Big Brother është loja më e njohur e izolimit në mbarë botën dhe ndoshta reality show më i suksesshëm i bërë ndonjëherë në Greqi. Big Brother e kemi parë disa herë të kthehet në televizion, ndërkohë që diçka e ngjashme ka ndodhur në disa vende të botës. Ditët e fundit pamë premierën e sezonit të ri të Big Brother në Shqipërinë fqinje, vetëm se peizazhi i përgatitur nga produksioni shkaktoi diskutime.
Në fakt është një koncept që nuk e kemi parë ndonjëherë në asnjë emision, në asnjë transmetim. Në spektaklin shqiptar fjalën e parë e kanë sponsorët, të cilët janë kudo. Në dollapë, në divane, në mure, në dysheme, në ekrane, në banja, në dhoma.
Kudo që të kthehet kamera shohim postera, drita neoni, mbishkrime, reklama dhe logo të markave të ndryshme, të cilat sigurisht i kanë dhënë para produksionit për të ngritur të gjithë reality show-n. Në fakt, e tillë është “beteja” që kanë dhënë sponsorët për të hyrë në Big Brother, saqë edhe divani i madh klasik në mes të sallonit është lyer me ngjyra të ndryshme, një për çdo markë.
Dhe më në fund vijmë te pyetja: A nuk po e teproni pak?