Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Jemi ndeshur me presione”/ Artan Lame: Sot fillon regjistrimi fillesar i tokave që ndodhen në bregdetin e jugut (8 ZONAT)
8 Qershor 2020, 08:13Nga DOSJA
Tiranë- Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar se sot hapet procesi i regjistrimit fillesar i tokave që ndodhen në 8 zona kadastrale në bregdetin e jugut. Lame bëri me dije se do të nisë regjistrimi për zonat: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se për këto prona janë ndeshur me presione dhe janë zhdukur dhe dokumentet. Ai premtoi se do u jepet fund konflikteve dhe kërkoi bashkëpunimin e banorëve të zonës. Lame nënvizoi se procesi do të monitorohet nga ekspertët e drejtorisë së Kadastrës në Tiranë.
“Sot Kadastra hap zyrtarisht regjistrtimet në 8 zonat bregdetare. Zonat janë: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilek, Ilias, Himarë dhe Nivicë. E thënë më thjesht fillon procesi i regjistrimit fillesar në zonat e bregdetit, në jug të vendit. Është një operacion i madh kadastral. Ky proces do të trajtojë 16500 prona private. Në këtë proces do të përfitojnë rreth 8 mijë banorë të këtyre zonave. Ju premtojmë të gjithë banorëve të këtyre zonave se ky proces do të shkojë deri në fund. Do të trajtohen 5200 pasuri. Jemi ndeshur me presione të shumta, jemi ndeshur me zhdukje me fshehje dokumentacioni, por do i japim fund këtij kalavari. Nga banorët kërkojmë vetëm besim dhe bashkëpunim. Të na dorëzojnë të gjithë dokumentacionin që kanë. Kjo do krijojë mundësinë për investime të ligjshme në Jug të vendit, deri te hotelet e komplekset e mëdha turistike. Do ulë konfliktet për pronën. Regjistrimi do të monitorohet nga ekspertët të dërguar nga Tirana.”. tha Lame.
Pronat në bregdetin e jugutkanë sjellë edhe largimet e njëpasnjëshme të drejtuesive të Kasastrës së Vlorës. Pas dorëheqjes së Viola Himës, në krye të këtij institucioni është Jurgen Pilkati.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin Ludovik Dodaj. Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrës...
Tiranë- Ditën e sotme Shoqata e Transportit Ndërqytetar do të zhvillojë një protestë para ministrisë së Infrastrukturës. Pronarët e linjave ndërqytetarëve janë ...
Kukës-Drejtoria Arsimore në Kukës ka njoftuar se 610 maturantë të kësaj bashkie po japin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore. Maturantët po japin provimin...
Tiranë- Gazeta begle “La Libre Belgique” ka publikuar më 25 maj një artikull mbi shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në shkrim, i cili është publikuar edhe ...
ITALI– Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi, disa ditë më parë, përjetoi momente tmerri duke rrezikuar dhe jetën. Ai rrezikoi që të mbytej teksa bënte not në...
SHIJAK- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi u kapën duke shitur gëzhoja në një pikë skrapi në Maminas. Gjatë kontrollit të ushtruar në pikën ...
GREQI– 34-vjeçarja shqiptare, e cila u rrëmbye për disa ditë nga greku, Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi “përbindëshi i Kavos” në Korfuz ka rrëfyer his...
Shqipëri- Qeveria e Kosovës hap kufirin me Shqipërinë. Nga sot çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokumentin për bërjen ...
Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e Shërbimit Informativ për pajisjen me identitet të fshehtë të agjentëve që infiltrohen për të hetuar grupet terroriste, ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në lajm të parë protestën në Manzë për kamionët me mbetur...