LIVE UPDATES
Aktualitet

Gazeta belge shkrim për shembjen e teatrit: Nuk arriti të mbijetojë, e rrëzuan në mes të natës dhe në zemër të pandemi

8 Qershor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Gazeta belge shkrim për shembjen e teatrit: Nuk arriti të

Tiranë- Gazeta begle  “La Libre Belgique” ka publikuar më 25 maj një artikull mbi shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në shkrim, i cili është publikuar edhe nga Aleanca për Mbrojten e Teatrit Kombëtar, theksohet se kjo godinë u shemb natën dhe në mes të pandemisë. Sipas kësaj medie teatri i vjetër i Tianës nuk mundi të mbijetojë dhe qeveria nuk ka mbajtur premtimet.

Shkrimi i plotë:

“Skenë krimi”. Mbrapa, prezenca e rëndësishme e forcave të policisë nuk mundet të maskojë rrënojat e Teatrit Kombëtar. Pamjet e shkatërrimit nga ana e autoriteteve, të dielën pas orës 4:30 të mëngjesit, kanë shokuar shumë Shqipërinë. “Teatri ishte diçka që na bashkonte”, ankohet Xhemali, një biolog i ri, në pragun e lotëve. “Ishte arti! Aktorët kanë sakrifikuar jetën e tyre për të na emancipuar. Larg nga njohja e kësaj vepre, institucionet e përçmojnë atë krejtësisht. Mes rrënojave dallohen kostume dhe afishe nga shfaqjet e fundit.

Dëshmitarë të proceseve të para gjyqësore të zhvilluara nga diktatura staliniane që Shqipëria ka njohur deri në vitin 1991, skena e teatrit ka gjallëruar jetën kulturore gjatë shtatëdhjetë viteve. Në mungesë të investimeve, ndërtesa, e përuruar në vitin 1939 gjatë pushtimit të vendit nga Italia e Musolinit, e plakur ra dalëngadalë. Prej më shumë se dy vite e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u përpoq që çdo ditë të shkundë ndërgjegjet për të shmangur zhdukjen e tij. OJF Europa Nostra për ruajtjen e pasurisë kulturore të kontinentit, e kishte vendosur së fundmi në krye të listës së saj të monumenteve të rrezikuara.

Premtimet e pambajtura

Ndërkohë që bashkia përpiqet të qetësojë lojën duke prezantuar projektin e teatrit të ri të përgatitur nga agjencia daneze e “arkistarit” Bjarke Ingels, manifestuesit sulmojnë maskaradën, ata vënë theksin te mungesa e thirrjes për oferta dhe mungesa e transparencës. Ngjitur mbi një platformë të rastësishme përballë turmës, regjisori Robert Budina kërkon drejtësi. “Ata kanë shkatërruar pikërisht në çastin kur ne kishim gjetur paratë në Europë për restaurimin dhe projekti i tyre do t’i kushtojë Shqipërisë 30 milionë euro, siguron ai. Ata kanë një projekt tjetër që nuk është të ndërtojnë një teatër të ri por kulla biznesi. Është ky qëllimi i qeverisë. Përtej lidhjes sentimentale ose të vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë manifestues kanë ardhur per te shprehur shqetesimet e tyre sa i perket politikes se kryeministrit socialist Edi Rama. E vështirë që të mendohet sot që ky artist dhe politikan zgjoi shpresën e rinisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2013. Premtimet e luftës kundër korrupsionit dhe pabarazive nuk janë mbajtur dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi në vitet e fundit. Reforma pa mbarim e drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Europian, nuk ngjall besimin e qytetarëve. Zgjedhjet e fundit lokale e kanë parë Partinë Socialiste të konkurronte e vetme, pa opozitë. Më keq, ky njeri proeuropian i afërt me presidentin turk është i akuzuar qe i shërben interesave të “oligarkëve” dhe që po bie në autoritarizëm. Ndërkohë që Shqipëria nuk numëron as 1000 raste me Covid-19, kryeministri ka vendosur ligje që vrasin lirinë, që autorizojnë policinë për veprim dhe për vendosje ndalimqarkullimi në orën 13:00. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, qarkullimi i makinave ishte i ndaluar në Tiranë.

“Të çlirohet shteti”

Intelektuali që ka kaluar në burgjet e regjimit komunist, Fatos Lubonja në rrënojat e teatrit sheh pikën kulmore të tensioneve politike dhe sociale të viteve të fundit. “Për shumë shqiptarë, ky shkatërrim është një goditje shumë e rëndë”, thotë ai. Jo vetëm ndaj kujtesës historike, identitetit të tyre por edhe ndaj dinjitetit dhe lirive të tyre.” Ky përbuzës i palodhur i klasës politike bën thirrje për një “lëvizje të qytetarëve” deri në “çlirimin e shtetit të kapur nga krimi i organizuar dhe rithemelimin e kushteve të një pluralizmi politik në një shtet të së drejtës”.

Larg nga zbutja e situatës, kryeministri është treguar jofleksibël. Demokracia është një pjesëmarrje në një debat, jo një imponim tiranik nga ana e një pakice me kërcënimet e shantazhit dhe dhunës”, replikoi Edi Rama në televizion. Në këtë akt të ri të një devijimi të demokracisë shqiptare, recesioni ekonomik që fillon rrezikon të mbysë edhe më tej shpresat për ndryshim.

Teatri Kombëtar u shemb më  17 maj, me një vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Shkatërrimi i teatrit u shoqërua me protesta të shuma dhe policia ushtroi dhe dhunë ndaj protestuesve dhe artistëve. Pas shembjes së godinës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur takime në çdo qytet dhe po mbledh firmat për peticionin që kërkon rindërtimin e teatrit. Rama ka premtuar se në atë truall do të ndërtohet sërish teatri, por me një projekt tjetër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “la libre belgique” shembet teatri kombetar “la libre belgique” shembet teatri kombetar


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet