E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Propozimi i PS-së për të hapur listat 100% është i barazvlefshëm me mashtrimet më të mëdha që Edi Rama ka bërë qysh prej kurse gjendet në politikë.
Ai mund të krahasohet me thirrjen që në PS të lulëzojnë fraksionet, të cilën e shndërroi pastaj në një parti ku për kryetarin nuk bëhen më as zgjedhje. Ai mund të barabitet me përbetimet se kushtetuta nuk mund të ndryshohet më si në prillin e 2008-ës, që u bënë nul në këtë 30 korrik.
Në listën e gjatë me titull : “E hëngrët edhe këtë herë”, kjo lëvizje mund të qëndrojë denjësisht përkrah nismave për rishikimin e koncesioneve të oligarkëve të Saliut, zhdukjen e kanabisit duke sulmuar Lazaratin, moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë, ndalimin e importit të plehrave apo mbylljen e kazinove.
Sepse në thelb, ajo përbën një tallje të madhe. Le ta shohim përse.
Socialistët vërtet depozituan në Këshillin Politik amendamentet e titulluara “për hapjen 100% të listave”, por falë tyre, në 25 prill, mund të rezultojë që të kemi një parlament ku asnjë prej deputetëve të mos jetë zgjedhur nga vota popullore, por të gjithë të jenë ata që kanë qenë të parët në preferencat e kryetarëve. Pra në një rast teorik, mund të ndodhë që në një qark si Kukësi, dikush që ka marrë 14 mijë vota të mbetet jashtë dhe dikush tjetër që ka marrë vetëm dhjetë të futet në parlament sepse shefi e ka vënë ndër të parët në listë.
E gjitha kjo mund të ndodhë sepse në mendësinë e rilindasve, zgjedhësit mund të entuziasmohen e të vënë një plus mbi x apo y që gjykojnë se janë të denjë për deputetë, por nëse këtë politikan të pëlqyer nga qytetarët, kryetari e ka vendosur në një vend jo fitues në listë, ai duhet të marrë më shumë vota se mesatarja e partisë, për ta ndryshuar fatin e tij. Pra në një zonë ekektorale si Shkodra, nëse Jozefina Topalli apo Ditmir Bushati (emrat janë të përzgjedhur rastësisht) merrnin personalisht mbi 10 mijë vota, ata nuk do të bëheshin deputetë nëse Basha dhe Rama nuk do t’i kishin qejf.
Ky pra është versioni i listave të hapura që propozon PS-ja.
Ai është tejet idiotesk për t’u marrë seriozisht si ndryshim dhe aq më shumë diskreditues nëse ke parasysh fushatën që i parapriu për t’i dhënë vlerë votës së qytetarëve dhe për të respektuar atë që kërkon shumica e shqiptarëve.
Në këtë kuptim edhe idhtarët e listave të hapura, që po e kundërshtojnë atë sa për të larë gojën, nuk bëjnë asgjë më tepër sesa vetëdiskreditohen në sytë e publikut.
Sepse kjo është një shaka e rëndë, të cilën nuk mund ta tolerojnë edhe ata që thonë se rilindja nuk e ka seriozisht. Edhe për ata që besojnë se ky nuk është versioni përfundimtar, por Rama po e bën këtë për të tërhequr vëmendjen, për t’ia mbivendosur zhurmës për ndryshimet kushtetuese dhe ndalimin e koalicioneve, kjo duhet të përbëjë një vijë të kuqe, të pakapërcyeshme.
Sepse edhe sikur me shaka t’i ketë depozituar PS këto propozime, edhe kaq mjafton që kjo të jetë shumë e rëndë. Pasi është një tallje e padëgjuar të bësh fushatë se po ia lë në dorë popullit të zgjedhë deputetët dhe pastaj në parlament të mos përfundojë asnjë që është votuar nga zgjedhësit. Marrë nga Lapsi.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Katastrofale”, “e tmerrshme”, “e papërballueshme”. Këto janë vetëm disa nga fjalët e krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojat e mundshme të një mb...
Herë pas here ajo është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të jetës së saj personale. Ajo është një ndër vajzat më të bukura të Shqipërisë, i...
RROGOZHINE– Zjarri po përhapet me shpejtësi në Rrogozhinë aty ku flakët po përpijnë dhjetra hektarë me ullishte.Situata është bërë alarmante e po kërkohet ndërh...
TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar përkeqësim të motit në zonën e detit Jon, në pjesën veriore të tij për shkak të ciklonit “Cassild...
TIRANE– Kodra e Priskës në Tiranë është prej ditësh nën flakët e zjarrit. Ndërhyrja e zjarrëfikësve është bërë e vështirë pasi terreni nuk është i favorsh...
KOSOVË– Një analizë e shkurtër e rrjedhës së negociatave Kosovë-Serbi. Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë po hyjnë në një nivel të ri të shpejtësisë dhe th...
Vitet 2014-2020 do të mbahen mend në historinë e arsimit shqiptar si vitet më të errëta për arsimin parauniversitar ku shkollat madje dhe ndonjë ish Drejtori A...
FRANCE– Franca ka raportuar një rritje rekord ditore për rastet e koronavirusit.Të shtunën autoritetet shëndetësore thanë se kishte 10,561 raste të reja, ...
Fillimisht samiti ishte planifikuar për 3 ditë dhe Lajpcigu do ishte në qendër të vëmendjes botërore. Samiti BE-Kinë nga 13 shtatori deri në 15 shtator do të du...
TIRANË- Prej muajsh tashmë qarkullojnë në mediat dhe gazetarët më pranë maxhorancës emra dhe propozime për shkarkime dhe emërime nga kabineti qeveritar. Me...