All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

Drejtuesit e komanduar dhe “mishmashi” në arsimin parauniversitar

14 Shtator 2020, 10:44 Nga DOSJA
Drejtuesit e komanduar dhe “mishmashi” në arsimin
All - Paragraf - 1

Vitet 2014-2020 do të mbahen mend në historinë e arsimit shqiptar si vitet më  të errëta për arsimin parauniversitar ku shkollat madje dhe ndonjë ish Drejtori Arsimore – sot ZVA, u drejtuan nga drejtues të komanduar, të cilët drejtuan si deshën duke bërë mishmash institucionet arsimore.Kjo lloj strategjie komandimi, madje në përmasa galoponte, nuk është parë në arsimin shqiptar as në vitet 90 -të. E thënë ndryshe – strategji gllabëruese, tërësisht bashkëpunëtore me padrejtësinë, duke ngritur antivlerat dhe shinjëstruar vlerat, që të mbijetonin antivlerat. Ne të gjithë rendëm pas “Turit “ sepse rendën vetë maturantët pas notës që meritojnë. Po të kishim rendur edhe pas kësaj maskarade në emërimet e drejtuesve  e të tjera maskarada, ndoshta komandimi nuk do të kishte zgjatur dy mandate të kësaj qeverisje. Të paktën të kishim reaguar fortë të gjithë mësuesit që e dinim mirë se ata që na drejtonin e drejtojnë ende  janë të komanduar, prandaj guxojnë të injorojnë mësimdhënien, mësuesit, nxënësit dhe prindërit. A mund të flas për zbatim ligji, të emëroj, të shkarkoj një drejtues i komanduar me vite të tëra, kur shkelësi i parë i ligjit është vetë ai dhe ata që e emëruan dhe mbajtën kaq gjatë? Aspak! Por ata e kanë bërë.

Fillimi i vitit shkollor 2020-2021 ka iniciuar dhe një fillim fushate emërimesh të drejtuesve të shkollave nën moton “Konkurs sipas meritës”. Kjo fushatë të kujton fushatën e shkarkimit të drejtuesve në periudhën shkurt – mars të vitit 2014, pas ndërrimit të pushteteve, ku pjesa më e madhe e tyre u zëvendësuan nga drejtorë të komanduar, sipas raportit të BIRN.

Konkurset e sapo hapura e vërtetojnë më së miri  këtë. Për çudi, tashmë kjo fushatë emërimesh jo rastësisht po ndodh  në këtë vit elektoral që është  fundi i mandatit të dytë të kësaj qeverisje. Për fatin e keq të arsimit në tërësi (nxënës, mësues, prindër), por për fatin e mirë (përfitimi) të atyre që e morën përsipër detyrën e komandimit dhe atyre që i emëruan – me mision të paracaktuar, ky komandim për disa drejtues (futur këtu dhe zv. drejtorë) zgjati me vite të tëra, gati gjashtë vite. Midis tyre edhe “fatlumi” drejtori i shkollës, ku unë kam qenë mësuese, i ardhur nga Greqia, pa kriterin më minimal për të qenë drejtues – atë të kategorisë së kualifikimit.

Drejtori i cili sapo futi këmbët shpalli me bindje të plotë  jetëgjatësinë e tij dhe realisht ashtu funksionoi pasi i kryente me përpikmëri detyrat e vëna (piketimet), ku edhe vetë ai “habitej” për këtë “dhuratë”. Kësisoj, e nisi karrierën duke larguar nga puna, që javët e para, rojen e të emëruar – jo i paguar nga dhurimet e prindërve dhe drejt mbylljes së misionit të me largimin e një mësuese (largimi im) ku për çudi apo rastësisht, sipas tij, i përkisnin të djathtës. Drejtori në fjalë – dhënë si shembull, duke iu referuar mënyrës së drejtimit, më jep të drejtën  të them: ”drejtorët e komanduar sinonimi i një organizimi të çorganizuar ose i “rrumpallës” në arsim vitet e fundit”.

Sipas legjislacionit në fuqi për arsimin, qoftë atëherë dhe tani, as Ligji nr. 69/2012 “Për Sistemin Arsimor  Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, as aktet nënligjore në zbatim të tij, nuk parashikojnë emërimin e drejtorëve të komanduar nga jashtë shkolle dhe aq më tepër qëndrimin e tyre kaq gjatë në këtë detyrë. Në qytetin e Tiranës ky komandim u kthye në modë, madje duke përfshirë edhe drejtimin e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë (drejtues të komanduar). E si mund t’i vinin përpara përgjegjësisë këta drejtues për mishmashet në shkolla, apo në DAR–et, kur vetë komandimi me vite tregon një kompromis midis atyre që kanë pranuar këtë komandim dhe eprorëve në këmbim të kryerjes së detyrave me piketime – jo si drejtues me mision të përcaktuar me ligj.

Nga viti 2013 deri në vitin 2020 (referuar këtu ish DAR Tiranë) shumë pak konkurse u zhvilluan por edhe ato që u zhvilluan ishin fiktive me qëllim emërimin e të komanduarve.

Kësisoj, ata u bënë të pazëvendësueshëm edhe pse performanca e tyre realisht ishte e dobët. Në funksion të mbijetesës të kësaj kategorie drejtuesish për të mbuluar performancën e tyre të dobët ishin edhe votimi i kësaj kategorie nga mësuesit e shkollës duke parapërgatitur rezultatin. Kjo u dha mundësi këtyre drejtuesve, me shpate te madhe – përmes “unit “, të shkatërrojnë shkollat (arsimin parauniversitar) duke përqendruar vëmendjen te fitimi, hakmarrjet, intrigat, inatet dhe “shërbimin” për të cilin kishin ardhur, jo tek misioni i shkollës. Fuqizimi i tyre erdhi përmes emërimit të mësuesve me konkurse false, ose fare pa konkurs dhe shkarkimit të mësuesve pa shkak; duke bërë ç’të duan me personelin, nxënësit; trajtimi me dy standarde, mjediset, bazën materiale në shkolla, çuarja e të dhënave të mësuesve në ish DART (sot ZVAT ) sipas preferencave vetjake apo partiake, dhurimet në shkolla, e deri tek daljet në pension me dy standarde.

 Në qoftë se do të ketë seriozitet në vlerësimin e performancës të zyrave vendore arsimore (ish drejtoritë arsimore) hapi i parë duhet të bëhet në verifikimin e numrit të drejtorëve të komanduar dhe vitet e tyre në këtë pozicion. Jam e sigurt që numrin më të madh të drejtuesve të kësaj kategorie e zë ZVA Tiranë. Jo sepse  ka në juridiksion më shumë shkolla, por duke folur me përqindje. Nuk mund të lë pa përmendur faktin se në një nga daljet e ish Ministres së arsimit, znj. Nikolla, diku nga viti 2017, teksa fliste për arritjet iu drejtua punonjësve të arsimit “…bjeruni atyre që hedhin baltë mbi punën tuaj,…Mos më lini vetëm!” Nuk doja t’i besoja veshëve për ato çka po dëgjoja dhe nuk e di se kë quanin “hedhje balte” (thënia e të vërtetës!?).  Gjithsesi , kjo u shërbeu disa drejtuesve, si shtysë për të shtuar intrigat, hakmarrjen-madje hapur duke arritur gati në sjellje “banditeske  ndaj ”baltëhedhësve“, për të mos lënë vetëm eprorët. Në fakt ato i shërbenin vetes, për të mbuluar marrëzitë e tyre.

Të gjithë që kanë lidhje me arsimin kanë qenë dhe janë të ndërgjegjshëm që kjo mënyrë emërimi nuk është  e drejtë dhe as e ligjshme, por heshtja të çon padashur në bashkëpunëtor me ketë zallamahi; madje edhe ata që kane bërë sikur kanë folur sa për te kaluar radhën nën një logo. Të flasësh thjesht si mësues është sakrificë e madhe, përtej detyrës.

Listat e gjata të konkurseve gjenden në faqen zyrtare të DRAP-ve dhe ZVA-ve, ku mes tyre gjen edhe emrin e shkollës ku unë kam qenë mësuese, shkolla 9-vjeçare “Marie Logoreci “ – ish “Androkli Kostallari “ për të cilën unë kam ngritur në vite, mjaft problematika shqetësuese në shtyp të sjella nga keq menaxhimi i drejtuesve të komanduar që në fillimet e vitit 2014  (drejtor –zv. drejtor) e deri më tani – drejtori. Vallë kush mban përgjegjësi për këto drejtues  të komanduar me vite?! Drejtorët e arsimit që i komanduan dhe mbajtën kaq gjatë(!?) apo institucionet eprore deri tek ministrat që e lejuan këtë rumpallë në arsim ,këto vite!? Kushdo që të mbajë përgjegjësi asgjë nuk kompenson këtë humbje, vetëm ndoshta parandalon në të ardhmen të tilla emërime. Në funksion të emërimit të drejtuesve të komanduar është përfshirja e të gjithë drejtuesve (të komanduar apo jo) në shkollën e drejtorëve, e cila për çudi është kriter skualifikues për kandidatët. Përse nuk njihen kurset e mëparshme që zhvillonte IZHA-institucion në varësi të MASR, për drejtimin e shkollës kur qëllimi ka qenë i njëjtë?! Sigurisht që e ka një shpjegim dhe kjo të jep të drejtën të mendosh– “shkolla e drejtorëve” si shkollë partie. Nuk ka rëndësi se kush do të dal fitues i këtyre konkurseve të shpallur në faqet e  ZVA – ve, të  komanduarit prej vitesh apo dikush tjetër. Fakti që procedurat e konkurrimit u shpallën tani të lë të kuptosh që drejtuesit “fitues“ do të jenë ata që janë paramenduar. Që të futet kultura e meritokracisë duhet hequr dorë nga kultura e  detyrimeve, taksimeve, versionet politike. Po ashtu heqja dorë nga kultura , “ç’më duhet mua se ç’bëhet”. Duhet ndërgjegjësimi se dualiteti sjell progres dhe heshtja përcjell dakortësi. Kështu mund të hedhim hapa të sigurta drejt meritokracisë; kështu mësuesit do të fillojnë të ndihen të qetë e vlerësuar, kështu nxënësit do të ndihen të sigurt në arsimimin dhe edukimin e tyre; kështu prindërit dhe komunitetet do të jenë të kënaqur me shërbimin e shkollës, kështu shkollat do të marrin fytyrën e vërtetë, kështu arsimi do të realizojë misionin e vet.

Ditët e fundit (si fillimvit shkollor) shoh një dalje në media, të  ndonjë drejtuesi të kategorisë të selektuar nga drejtuesit e mëparshëm (para 2013-ës ), duke trumbetuar për rregull e kujdes ndaj fëmijëve për shkak të pandemisë. Realisht kujdesi fillon nëse ky drejtues ka stafin e mjaftueshëm të drejtimit (numrin e zv drejtorëve) sipas përcaktimeve ligjore,  sigurinë në shkollë – jo duke e bërë shkollën han; kujdesi fillon  me mësimdhënien – nxënien, që kur tw përcillen nxënësit nga cikli i ulët në të lartë të mos këtë nxënës që nuk dinë ende tabelën e shumëzimit apo të mos dinë të shkruajnë emrin e tyre  (siç më vinin në masë vitet e fundit në klasat që jepja matematikë), …, …  .Si pasojë dalja  në  këto raste në media ngelet  një “show” në funksion të vazhdimit të drejtimit dhe ky show nuk i shërben realisht  askujt.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial besa shahini fitnete gruda viti i ri shkollor 2020-2021 besa shahini fitnete gruda viti i ri shkollor 2020-2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 7 Shtator 2020, 12:25

Dy marioneta në fushatën e Trump

Që kur në skenën diplomatike të Ballkanit ka hyrë një diplomat kaubojs si Riçard Grenell, opinioni Shqiptar është ndarë më dysh.Nga njëra anë u renditën ...

Editorial 5 Shtator 2020, 16:35

Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Bot...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit