LIVE UPDATES
Bota

Autoritetet amerikane konfiskojnë llogaritë e donacioneve për 3 organizata terroriste

14 Gusht 2020, 19:40 Nga DOSJA
Autoritetet amerikane konfiskojnë llogaritë e donacioneve për 3

SHBA– Autoritetet amerikane kanë konfiskuar qindra miliona dollarë dhe monedha virtuale që përdoreshin për të financuar al-Qaidën, Shtetin Islamik dhe krahun ushtarak të Hamasit, njoftoi të enjten Departamenti i Drejtësisë.

Departamenti tha se konfiskimi i mbi 300 llogarive që operonin me monedha dixhitale, me lidhje me këto tre grupe, ishte më i madhi i këtij lloji dhe realizon një ndërprerje të metodave të financimit për këto rrjete.

“Askush nuk duhet të çuditet që armiqtë tanë përdorin teknologjinë moderne, platformat e medias sociale dhe monedha kripto-dixhitale për tëmundësuar axhendat e tyre keqdashëse,” tha Prokurori i Përgjithshëm William Barr përmes një deklarate.

Shumat e konfiskuara u përkisnin tre grupeve, donatorëve të tyre të paidentifikuar dhe kanaleve “për transferimin e fondeve” në mbarë botën, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë. Mbi 150 nga këto llogari përdoreshin për të grumbulluar fonde nga Brigadat al-Qassm, krahu ushtarak i Hamasit.

Dy shtetas turq që kishin llogari për transferimin e parave, Mehmet Akti dhe Husamettin Karataş, u akuzuan për ndihmë ndaj Hamasit, duke mundësuar konvertimin e monedhave dixhitale të dhuruara përmes një biznesi pa liçencë për tranferim fondesh. I pandehuri Akti kishte qindra klientë, gjashtë prej të cilëve jetonin në SHBA ose përdornin llogari bankare amerikane, po sipas dokumenteve të gjykatës.

“Këta individë mendojnë se po operojnë në mënyrë anonime në hapësirën dixhitale, por ne kemi kapacitetet për të identifikuar dhe ndjekur penalisht këta aktorë me gjithë fuqinë e ligjit,” tha Prokurori amerikan për Uashingtonin, Michael R. Sherwin.

Bitcoin është një monedhë virtuale/dixhitale. Megjithëse shkëmbimet me bitcoin regjitrohen në një regjistër publik të njohur si Blockchain, përdoruesit nuk identifikohen, duke e bërë këtë monedhë “pseudo-anonime”.

Ekspertët dhe autoritetet kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se grupet terroriste do të shfrytëzojnë anonimitetin e monedhave virtuale për financimin e aktivitetit të tyre.

Roli i Medias Sociale

Fushatat për grumbullim fondesh nga Brigadat al-Qassam filluan herët në 2019 me një postim në Twitter: “Dhuroni për Rezistencën Palestineze përmes Bitcoin,” sipas dokumenteve të gjykatës. Më pas kërkesa u postua edhe në faqen elektronike të grupit duke u thënë pasuesve se donacionet me bitcoin ishin “të painterceptueshme” dhe se “do të përdoren për akte të dhunshme”.

Në faqen e tyre kishte instruksione me video për të bërë donacione anonime,” thotë deklarata e Departamentit të Drejtësisë. Zyrtarët federalë identifikuan dhe konfiskuan mbi 150 llogari që kishin dërguar para për Brigadat al-Qassam.

“Siç dëshmojnë operacionet e fundit, FBI-ja mbetet e përkushtuar për të ndërprerë linjat ushqyese të këtyre organizatave që përpiqen të lëndojnë amerikanët në vend dhe jashtë tij,” tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Në rastin e Shtetit Islamik, Departamenti i Drejtësisë ka marrë nën kontroll një faqe elektronike që pretendonte se shiste maska si dhe kishte llogari në Facebook, të gjitha të krijuara nga Murat Cakar, një shtetas turk që kryente aktivitet si operator i ISIS-it dhe besohet se ka qenë i përfshirë në operacionet e hakerimit të këtij grupi.

Marrë nga: VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet