LIVE UPDATES
Bota

Situata me COVID-19/ Hoti: Presim të marrin vaksina për 20% të popullsisë, jemi pjesë e ‘COVAX’

13 Dhjetor 2020, 13:35 Nga DOSJA

PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth gjendjes së pandemisë në Kosovë dhe sigurimit të vaksinës. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se masat e marra nga Qeveria, kanë ndikuar në një uljen të numrit të rasteve pozitive me koronavirus. Gjithashtu, ai ka deklaruar se rreth 70% e të prekurve me koronavirus tashmë janë shëruar.

“Në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%. Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve”, ka shkruar Hoti

Sakaq, në lidhje me sigurimin e vaksinës, ai ka deklaruar se do të sigurohet që 20% e popullsisë të vaksinohet.

“Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to”, ka shkruar Hoti.

POSTIMI i PLOTË:

1. GJENDJA ME COVID

Nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 162 mijë raste, prej të cilëve rreth 46 mijë (28%) kanë rezultuar pozitiv. Rreth 70% e të prekurve me virus janë shëruar. Fatkeqësisht, me fatalitet kanë përfunduar 1,186 raste. Shkalla e vdekshmërisë është 2.5%.

Institucionet shëndetësore kanë bërë të pamundurën gjatë kësaj kohe. Rekomandimi i tyre mbetet i njëjtë: për respektim të masave të distancimit fizik, për bartje të maskës, për pastërti të shtuar. Rrugë tjetër nuk ka derisa nuk vaksinohet një pjesë e konsiderueshme e popullsisë.

Në dy javët e fundit, si rezultat i masave të vendosura nga Qeveria në konsultim me profesionistët shëndetësorë, është arritur të ulen rastet aktive për rreth 15%. Numri i të infektuarve për 100,000 banorë ka rënë nga 257 në 100 raste. Por, situata mbetet e rëndë dhe jemi të detyruar të mbajmë masat pasi burimet e infeksionit janë kudo, në veçanti në ambientet ku ka grumbullim të qytetarëve.

Nga vlerësimi i bërë të premten e shkuar, 16 komuna janë në zonën e kuqe, 9 janë në zonë të verdhë dhe 13 në zonë të gjelbër.

Krahasuar me javën paraprake, në 5 komuna ka përmirësim dhe ato kanë kaluar nga zona e kuqe në zonën e verdhë (Pejë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj dhe Viti). Ndërkaq, 7 komuna janë përmirësuar nga zona e verdhë në zonën e gjelbër (Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Partesh, Rahovec, Prizren dhe Ranillugë).

Për të mbajtur gjendjen nën kontroll, duhet të respektojmë masat. Në funksion të kësaj, kemi vendosur të përfundojmë gjysmë vjetorin e parë të shkollës më datë 18 dhjetor. Kjo do ta ulë ndjeshëm frekuentimin e qytetarëve. Kjo masë është bazuar edhe në faktin se, krahas mjekëve dhe infermierëve, si dhe policëve, që janë më së shumti të infektuar pasi kanë kontakt të drejtpërdrejt, mësimdhënësit janë gjithashtu mjaft të prekur. Të dhënat tregojnë se nga rreth 11 mijë arsimtarë që janë testuar, 15% kanë rezultuar pozitiv, ndërkaq nga rreth 7 mijë nxënës të testuar 17% kanë rezultuar pozitiv. Kjo është arsyeja e vendimit të Qeverisë për të mbyllur shkollat më 18 dhjetor.

Deri më 18 janar 2021, kur shkollat hapen prapë, spitalet tona do të jenë më pak të ngarkuar për të përballuar fluksin e pacientëve që kërkojnë shërbime spitalore.

Ne duhet të ruajmë sistemin tonë shëndetësorë. Po bëjme perpjekje maksimale të përballojmë fluksin e pacientëve të prekur nga COVID. Prandaj, me rekomandim të IKSHP-së dhe organizatave relevante ndërkombëtare, duhet të mbajmë masat dhe të forcojmë mbikëqyrjen e zbatimit të tyre. Duhet të evitojmë takimet shpërndarëse të virusit, siç janë tubimet publike, ceremonitë e ndryshme etj. Në veçanti duhet respektuar masat elementare: distanca fizike, maska dhe pastërtia e duarve dhe mos përshëndetja me duar.

2. VAKSINA ANTI-COVID

Po punojmë shumë në sigurimin e vaksinës. Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to.

IKSHP po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje.

3. GJENDJA NË SPITALE

I gjithë stafi shëndetësorë është mobilizuar dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Sot, numri i pacientëve të shtrirë nëpër klinika në Prishtinë dhe në spitale rajonale është 874. Ne duhet tu japim mjekëve dhe infermierëve gjithë mbështetjen e nevojshme institucionale (të cilën gjë po e bëjmë) dhe morale e publike. Kritikat e drejtuara ndaj tyre janë të pavend dhe të papranueshme. Vetëm ata që janë përballur me virusin dhe kanë kërkuar shërbime spitalore e kuptojnë se çfarë pune po bëjnë ata. Sigurisht se ka probleme teknike me shtretër të mjaftueshëm dhe adekuat, apo me furnizim të plotë me barna, ose vështirësi në furnizimin me oksigjen. Por, këta profesionistë po bëjnë punë kolosale për gati një vit pa ndërprerë.

Pavarësisht kësaj situate, SHSKUK po bënë të pamundurën për të ofruar shërbimet bazike shëndetësore. Sipas të dhënave, vetëm deri në shtator janë trajtuar 93 mijë pacientë të shtrirë në spitale, janë kryer 21 mijë operacione, janë ofruar 726 mijë vizita ambulatore, janë kryer 2.1 milion shërbime laboratorike, janë kryer 195 mijë shërbime radiologjike, janë kryer 90 mijë shërbime të dializës dhe plotë shërbime të tjera.

4. PARASHIKIMET DHE PRIORITETET NË JAVËT NË VIJIM

Do të monitorojmë situatën dhe mbikëqyrim zbatimin e masave. Do të punojmë ngushtë me komunat dhe me të gjitha grupet për të kërkuar bashkëpunim dhe respektim të masave. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj qytetarët për respektimin e masave dhe i lus të respektojnë këshillat e mjekëve.

Institucionet shëndetësore do të mbesim të mobilizuara. Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve.

Do të punojmë shumë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinën.

Na duhet mbështetja e secilit qytetar për të fituar këtë betejë,”-ka shkruar ai.

 

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti kosova avdullah hoti kosova


Sondazh

Poll
Bota 13 Dhjetor 2020, 11:53

Nuk arrihet marrëveshje, shtyhen bisedimet e BREXIT

BRITANI– Bisedimet për Brexit janë shtyrë për javën e ardhshme,  ndërsa sot u shmang një marrëveshje katastrofike për të dyja palët.Kryeministri britanik Boris ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj