Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Avioni ushtarak britanik në Prishtinë, Kosova i përgjigjet Vulin: Deklaratë idiote
17 Prill 2022, 18:35Nga DOSJA
KOSOVË- Avioni ushtarak britanik, që ateroi në Prishtinë javën e kaluar, nuk ka kaluar pa komente të zyrtarëve serbë. Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, u ka kthyer një përgjigje. Gazeta Express shkruan se të premten, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Por, zyrtarët serbë pretendojnë se Mbretëria e Bashkuar i është vënë pas armatosjes së Kosovës. Vela nga Presidenca ka shpërndarë një deklaratë të ministrit serb, Aleksandër Vulin, e mbi të ka vendosur edhe një mbishkrim.
Sipas Velës, tre bashkëpunëtorët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç; Ana Bërnabiç, Aleksandër Vulin dhe Nebojsha Stefanoviç po garojnë se kush do të bëjë deklaratat më idiote, kështu që ata do të vërehen nga Vuçiçi dhe do ta sigurojnë një vend në qeverinë e re.
❗️#Serbia’s regime jesters Brnabić, Stefanović & Vulin are in competition who’ll say the stupidest statement just so that they are noticed by Vučić & ensure a place in the new gov’t.#Kosovo is and will remain independent. Your warmongering rhetoric will fail & you’ll back down. pic.twitter.com/O3HdOwKDiW
SHBA- Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë paralajmëruan për sulme kibernetike kundër infrastrukturës kryesore amerikane, duke u kërkuar &...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur ditën e sotme gazetaren ukrainase Lyudmila Makey. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se ...
KOSOVË- Të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundër...
KOSOVË- Një person mbrëmë rreth orës 23:00 e ka parkuar makinën e tij të tipit BMW X5 pranë një diskoteke në Prishtinë, por më pas i njëjti kur ka dalë nga...
UKRAINË- Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha se granatimet ruse goditën një kishë në qytetin lindor të Ukrainës, Sev...
UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të dielën se situata në Mariupol mund të jetë një vijë e kuqe në negociatat me Rusinë. CNN shkruan s...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po lufton në rajonin e Donbasit dhe se nuk ka ndërmend ta dorëzojë. BBC shkruan se në një in...
ANGLI- Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus të shtunën në mbrëmje, Duka dhe Dukesha e Sussex i bënë homazhe popullit të Ukrainës dhe vlerësuan trimërinë ...
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas kanë raportuar më shumë viktima civile të dielën mes sulmeve me raketa dhe artilerie në rajonet Kharkiv dhe Luhansk. CNN shkruan...
SHBA– Aktivisti Fred Gutenberg ndau një histori prekëse se si presidenti amerikan ndihmoi veten dhe gruan e tij të kalonin dhimbjen kur humbën vajzën e ty...