LIVE UPDATES
Politike

‘Babai fisnik i politikës shqiptare’, Berisha për “Il Giornale”: 30 qershori, grusht i vërtetë shteti

2 Shtator 2019, 15:52 Nga DOSJA
‘Babai fisnik i politikës shqiptare’, Berisha për

ITALI– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale” ku edh

ITALI– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale” ku edhe ka folur lidhur me krizën politike në vendin tonë.

I cilësuar si “babai i politikës shqiptare”, Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj pasardhësit të tij, Edi Rama duke e cilësuar Shqipërinë si një narkoshtet.

Lideri demokrat ka folur edhe mbi negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke u shprehur se në çdo vit që kalon shpresat shuhen për shkak të kryeministrit Edi Rama.

ARTIKULLI I PLOTË:

Babai fisnik i politikës shqiptare Sali Berisha, President i Republikës nga 1992 deri në 1997 dhe Kryeministër nga 2005 deri në 2013, na mirëpret në studion e tij në një ndërtesë xhami të ndërtuar kohët e fundit në zemër të Tiranës. Në të njëjtën ndërtesë dy kate janë zënë nga delegacioni i Bashkimit Evropian dhe nga zyra e tij mund të admironi panoramën e qytetit që po ndryshon vitet e fundit me qiellgërvishtëse të reja dhe apartamente luksoze. Dekori i zyrës së Berishës në stilin klasik, bie ndesh me modernitetin e ndërtesës me mobilje arre, divane të stilit Chesterfield, disa piktura në mure dhe një raft librash të mbushur me libra, memorandume dhe çmime. Pas tryezës – ku së bashku me letrat dhe dokumentet është një libër nga Seneca – një mbajtëse mban flamurin e Shqipërisë dhe atë të NATO-s. Falë Berishës, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe atij iu dha një rol qendror në procesin e pavarësisë së Kosovës të përmendur nga një relike me kufijtë kosovarë që bën një shfaqje të shkëlqyer në bibliotekë.

Intervista e plotë:

Çfarë mendoni për vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht se dekreti i Presidentit Ilir Meta konsistonte në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga parardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin, dhe ky mund të quhet ‘një grusht shteti i vërtetë’.

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratike. Në 57% të bashkive, u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare. Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narko-shtet.

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016, Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrës të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t’i lënë terren krimit të organizuar, dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacione të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një situatë shqetësuese, por çfarë lidhje ka politika me gjithë këtë?

Nomenklatura e Partisë Socialiste, të cilën unë e përkufizoj si “Parti Kanabiste”, administron dhe qeveris territoret individuale dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitetin, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata droge të eksportuara në Itali dhe Evropë, mendoni thjesht se si për antimafian italiane trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzivitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.

Në çfarë mënyre ka ardhur ky lloj bashkëpunimi që po përmendni?

Do t’ju jap disa shembuj. Qeveria ime kishte realizuar një masë për të ndaluar kontrabandistët nga Shqipëria në Itali, duke ndaluar lundrimin me varkat e tyre në detin Adriatik. Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e la dekretin e moratoriumit të skadonte, pa e përtërirë atë. Një nga rastet më të habitshme është ai i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama deri në vitin 2017. Emri i tij doli gjatë hetimeve të Guardia di Finanza, pasi u arrestuan gjatë një operacioni një grup trafikantësh shqiptarë, përfshirë kushëririn e tij Moisi Habilaj. Parlamenti ndaloi urdhërin e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin, ndërkohë Tahiri jep në atë kohë dorëheqjen si ministër. Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge për shtatë vjet, zë vendin e tij dhe për shkak të një skandali të ri, edhe ky ministër detyrohet të japë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugën ish-gjeneralit Sandër Lleshaj.

A nuk rrezikojnë këto skandale kompromentimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Pa dyshim që po! Por, Bashkimi Evropian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar në rezidencën luksoze Rolling Hills. Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katro. Kjo ishte një blerje e dyshimtë që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim, në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuara për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse është i vetëdijshëm se nëse kjo gjë ndodh sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracionit të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabilizuar shoqërinë evropiane përmes imigracionit është i papranueshëm. Emigracioni i organizuar nga vendet më të varfëra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t’i ndalojmë kontrabandistët për të shmangur në të ardhmen atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si “Shoqëria e Hapur e Soros” të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalisht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im Silvio Berlusconi.

e ka folur lidhur me krizën politike në vendin tonë.

Në vend ende vijon kriza politike. Prej shkurtit të viti të kaluar opozita ka djegur mandatet. PS zhvilloi e vetme zgjedhjet lokale duke i marrë të gjitha bashkitë. Me rinisjen e sesionit të ri parlamentar pritet të merret vendimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërkohë ky i fundit vijon thirrjet për zgjedhje të tjera më 13 tetor. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërkohë që pritet vendimi i BE-së për statusin kandidat të Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike sali berisha sali berisha intervista edi rama kriza politike sali berisha sali berisha intervista

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj