LIVE UPDATES
Aktualitet

Balfin shet koncesionin minerar të Bulqizës te turqit e Yildirim

21 Dhjetor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Balfin shet koncesionin minerar të Bulqizës te turqit e Yildirim

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të hënën se ishte vënë në lëvizje nga Balkan Finance Investment Group, Balfin, që kërkonte autorizim për transferimin e pronësisë së kompanisë Albchrome Holding në zotërim të tij, te shoqëria turke Yildirim International Mining Investments B.V. Albchrome zotëron që prej vitit 2013 koncesionin më të madh minierat të kromit në Shqipëri në zonën e Bulqizës, fabrikën e pasurimit në Burrel, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan.

“Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 464 Prot., i AK, datë 25.10.2021 “Depozitim i dokumenteve shoqëruese të njoftimit në lidhje me transaksionin midis Yildirim International Mining Investments B.V. dhe Balkan Finance Investment Group SHPK, nëpërmjet të cilës është njoftuar transaksioni i përftimit të kontrollit të shoqërisë Albchrome Holding SHPK dhe filialeve të saj nga shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V”, thuhet në njoftimin e Autoritetit.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se transaksioni kërkon autorizim prej tij dhe ka ftuar palët e interesuara të paraqesin opinion në lidhje me këtë transaksion.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e konsideroi këtë ndryshim kontrolli mbi minierën e Bulqizës si jo të rëndësishëm për punëtorët që asnjëherë nuk janë pyetur për problemet që ka sektori.

“Kompania AlbChrome e Samir Manes po ikën nga Bulqiza. Mori shumë nga ajo minierë: mori kromin e bulqizakëve dhe të gjithë shqiptareve, por më e keqja është se mori edhe 9 jetë minatorësh”, thuhet në një deklaratë të SMBB-së shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Albchrome Holding zotëron pjesën më të madhe të zonës krom-mbajtëse të Bulqizës me koncesion deri në vitin 2040. Aksionet e kompanisë kanë ndërruar disa duar. Në vitin 2001 ishte kompania italiane “Darfo” që kishte fituar të drejtën koncesionare për shfrytëzimin e pjesës më të madhe të rezervave të kromit dhe prodhimin e ferro-kromit në Shqipëri për 30 vjet, përfshirë minierën e Bulqizës dhe fabrikën e pasurimit në Burrel, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan.

Në vitin 2007-të Albanian Chrome në atë kohë pjesë e grupit austriak “Deco Metal” hyri në tregun shqiptar, pasi bleu të drejtat koncesionare të kompanisë italiane “Darfo”. Këta të fundit u larguan në vitin 2013-të, pas një sërë protestash nga sindikatat e kohës për pagat dhe kushtet e punës. Në janar të vitit 2013-të Balfin sh.p.k bleu 100% të aksioneve. Në korrik të vitit 2016-të, Kuvendi zgjati edhe me 10 vjet të tjera afatin e koncesionit të minierës së kromit në Bulqizë, për kompaninë private ACR Holding si pjesë e Balfin Group.

Pavarësisht kompanive që patën nën kontroll minierën, ajo ka pasur në vijim probleme të sigurisë në punë dhe u akuzua se fundmi për përpjekje për të bllokuar krijimin e një sindikate jashtë kontrollit të saj. Albchrome shkarkoi kryetarin dhe disa prej themeluesve të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, menjëherë pas krijimit të saj. Të paktën dy prej shkarkimeve u gjetën nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi të lidhura me veprimtarinë sindikale.

Shoqëria Yildirim International Mining Investments B.V. e cila pretendon të jetë blerësi i ri i koncesionit, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Holandë, pjesë e grupit turk Yildirim, grup që operon në një numër të madh industrish si metalurgji dhe miniera, energjetikë dhe prodhimin e plehrave kimike.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albchrome holding autoriteti i konkurrences balfin balkan finance investment group albchrome holding autoriteti i konkurrences balfin balkan finance investment group

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj