Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Dy të arrestuar dhe 4 të proceduar nga policia e Tiranës për protestën e zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Policia informon se në pranga kanë përfunduar dy persona pasi dogjën flamurin e Serbisë, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, kundër ‘Ballkanit të Hapur’. Në pranga ra Astrit Cara, 41-vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56-vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.
Sipas policisë, këta persona akuzohen se gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.
Ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga qindra mbështetës protestoi ditën e djeshme kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic në Tiranë. Në orën 16:00 siç edhe kishte paralajmëruar, Berisha mbërriti në ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike aty ku po e prinisin të gjithë mbështetësit e tij. Bashkë me ta, Berisha marshoi drejt Kryeministrisë, aty ku qëndruan përafërsisht 2 orë. Një grup të rinjsh u ngjitën mbi shtylla dhe grisën e djegën flamujt serbë që ishin varur mbi to për ardhjen e Vuçiç në Tiranë. 13 persona u shoqëruan gjatë mbrëmjes ndërkohë që ndalimet vijojnë dhe ditën e sotme.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me djegien e flamujve të shtetit që ai përfaqëson, në protestën që u mbajt dj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë s...
GJIROKASTËR – Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) mjekut të mirënjohur, Drini Dobi, i cili humbi je...
SHQIPËRI – Dy shoferë të njërit prej autobusëve të linjës Athinë-Tiranë janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen se kanë kryer kontrabandë me cigare...
BEOGRAD – Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka komentuar protestat që u zhvilluan në Tiranë kundër nismës ‘Ballkani i Hapur’. Ajo u shpreh se ka...
Në Tiranë të Shqipërisë të martën, 21 dhjetor, takohen liderët e nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, të cilët pritet të nënshkruajnë disa marrëve...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Shqiptarja.com, top-channel.al dhe lapsi.al e kanë hapur me takimin e ...
SHBA – Pasaporta amerikane është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2022. Global Citizen Solutions, një kompani konsulence mbi investimet për em...
DURRËS – Banorët e qarkut të Durrësit kanë numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, për vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT. Në ...
LIBRAZHD – Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orëve të para të mëngjesit në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prrenjas, teksa mj...