LIVE UPDATES
Aktualitet

Durrësi, numrin më të lartë të makinave në raport me popullsinë, Dibra më të ulëtin

21 Dhjetor 2021, 07:03 Nga DOSJA
Durrësi, numrin më të lartë të makinave në raport

DURRËS – Banorët e qarkut të Durrësit kanë numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, për vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT. Në Durrës ka të regjistruara gjithsej rreth 72.1 mijë autovetura, ose 247 automjete për 1000 banorë. Vendin e dytë e zë Tirana me 218 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Gjirokastra (210), Vlora (194), Shkodra (192).

Qarqet që kanë më pak autovetura në raport me popullsinë janë Korça (128) dhe Dibra me 124. Në vlerë absolute, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2020, duke zënë 36,8% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. INSTAT raporton numrin gjithsej të mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht”.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se vitin e kaluar Shqipëria kishte rreth 540 mijë mjete që qarkullonin rregullisht, shifër e mbështetur kjo në pagesën e taksës vjetore të qarkullimit. Kjo do të përkthehej në një numër prej rreth 192 automjetesh për 1000 banorë.

Me këtë shifër, Shqipëria është larg vendeve më pak të motorizuara të BE-së dhe e parafundit në Europë, duke ia kaluar vetëm Turqia (150 mjete për 1000 banorë). Maqedonia e Veriut kishte 205 mjete për 1000 banorë. Të dhënat për Kosovën janë për vitin 2017, dhe ky tregues për atë vit ishte më pak sesa 100.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019 Rumania kishte 357 automjete pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Letonia me 381 automjete për 1000 banorë dhe Hungaria me 390 automjete për 1000 banorë. Në BE, shtete me nivelin më të lartë të motorizimit e ka Luksemburgu, me 681 automjete për 1000 banorë, i ndjekur nga Italia me 663 automjete dhe Qiproja me 645 automjete.

Benz, autovetura më e preferuar

Markat gjermane mbeten më të preferuara për shqiptarët për autoveturat që ata përdorin. Sipas INSTAT, nga rreth 540 mijë autovetura që kishte në vend deri në fund të vitit 2000, rreth 98 mijë, ose 18.2% ishin Mercedes Benz, duke u renditur të parat. Në vend të dytë është Volksëagen, me 91.7 mijë mjete, ose 17% e totalit.

Ndërsa mbizotërojnë në rrugë, autoveturat Benz janë më të vjetrat. Sipas INSTAT, deri në dhjetor 2020, marka “Mercedez Benz” regjistrohet si marka më e përdorur e autoveturave të regjistruara me vit prodhimi para 2000 dhe viteve 2011-2020. Marka “Volksëagen” regjistrohet si marka më e përhapur e autoveturave me vit prodhimi 2000-2010.

Në përgjithësi, makinat që qarkullojnë në vend janë të vjetra, ose shumë të vjetra. Sipas INSTAT, 26% e autoveturave që qarkullojë në vend janë të prodhuara përpara vitit 2000, ose më shumë se 20 vjet të vjetra. Pjesa më e madhe, apo 65% janë prodhim midis viteve 2000-2010, apo më shumë se 10 vjet të vjetra. Vetëm 9% e autoveturave janë më pak se 10 vjeçare. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet automjete durres makina automjete durres makina

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!