SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për takimin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur”. Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd. Presidenti Vuçiç bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku edhe do të nënshkruhej një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.
Çfarë është arritur deri tani?
Në kuadër të kësaj nisme, është vendosur lëvizja e lirë e qytetarëve me letërnjoftim ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në parandalimin dhe eliminimin e pasojave të fatkeqësive natyrore. Po ashtu, janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës. Ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është rënë dakord që kontrollet kufitare të hiqen nga 1 janari i vitit 2023. Po ashtu, është planifikuar që gradualisht të krijohet një treg i përbashkët për 12 milionë banorë, aq sa kanë banorë këto tri shtete së bashku – pra, të krijohet një “zonë e vetme ekonomike”.
Çfarë është nisma “Ballkani i Hapur”?
Nisma për bashkëpunimin rajonal, por që ka mbetur e tkurrur vetëm mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri, po ashtu edhe nga zëvendësi i tij shqiptar, Dritan Abazoviç. Ndërsa Bosnje e Hercegovina dhe Kosova, janë shprehur se nuk do t’i bashkohen nismës. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 11:00, në afërsi të ‘Universitetit të Sporteve...
TIRANË- Fermeri ynë do të ndalet në farmaci të ndryshme ku do të kërkojë medikamente pa asnjë recetë dhe do të shohim se ajo që ofrohet masivisht janë barn...
TIRANË– Genc Sejko, i njohur në rrjet për memet dhe batutat e tij, ka ironizuar takimin e djeshëm të ambasadorëve me kryeministrin Edi Rama në restor...
TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në p...
VLORË – Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kryer mëngjesin e sotëm një aksion në zonën e plazhit të vjetër te ‘Pylli i Sodës’, ku ja...
TIRANË– Ambsada Amerikane shkruan se shanset për t’i kërkuar falje një personi të shpallur non-grata janë zero. Në këtë mënyrë, përmes një statusi në...
FIER– Bujar Hajdini, 55 vjeç është vënë në pranga duke parandaluar një vrasje që ai kishte ndërmend të bënte. Në njoftimin e policisë bëhet me dije...
TIRANË – Gjykata kundër Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke lënë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi. Në të ...
DURRËS – Mëngjesin e sotëm është kapur një peshkaqen gjigant në ujërat e bregdetit të Durrësit. Mësohet se peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkatarëve të ...
GREQI – Avokatja e 42-vjeçarit turk që u arrestua në Greqi, pasi u kap me një sasi të madhe heroine së bashku me një 32-vjeçare shqiptare, e cila ...