Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Avokatja e turkut të kapur me drogë në Greqi: Është e 32-vjeçares shqiptare
16 Dhjetor 2021, 09:27Nga DOSJA
GREQI – Avokatja e 42-vjeçarit turk që u arrestua në Greqi, pasi u kap me një sasi të madhe heroine së bashku me një 32-vjeçare shqiptare, e cila ishte pasagjere në makinën që drejtohej prej tij, thotë se klienti i saj nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe nuk është i përfshirë në këtë aktivitetet të paligjshëm. Sipas saj, lënda narkotike i përket 32-vjeçares shqiptare dhe shtetasi turk ka rënë viktimë.
“Klienti im, i persekutuar nga regjimi i Erdoganit, u nis drejt Greqisë për të gjetur strehim. Fatkeqësisht marrëdhënia e gabuar me një grua, padyshim e përfshirë në drogë, çoi në arrestimin e tij”, argumenton avokatja e cila thekson se do të tentojnë të bindin me prova gjykatën se turku nuk ka lidhje me trafikun e drogës.
Automjeti i tyre u ndalua në doganën e Krystallopigisë në Follorinë, ku gjatë kontrolleve, shqiptares iu gjetën dy pako të mbështjella me peshë 2 kg brenda të cilave kishte kokainë. Mirëpo, gjatë kontrollit të detajuar, në bagazhin e makinës u gjetën edhe dy çanta të zeza brenda të cilave kishte heroinë, pesha totale e të cilave ishte 23 kg. Sipas Policisë greke thotë se droga do të shitej në Selanik dhe Athinë dhe do të nxirrej një fitim prej 1.7 milionë Euro.
Nga verifikimet u zbulua gjithashtu se 42-vjeçari turk ishte në kërkim pasi ndaj tij është lëshuar udhër-arresti nga Gjykata e Stambollit. Ai është kundërshtar i partisë turke në pushtet, partisë së Erdoganit, dhe akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Shtetasi turk ka kërkuar azil politik në Greqi për shkak të problemeve që ka në Turqi.
TIRANË– Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka detyruar të gjithë deputetët e që të vendosin maskat anti-Covid në Shqipëri. Sapo mori ...
TIRANË– Afrimi i festave të fundvitit ka rritur dhe kontrollet e policisë së shtetit. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vas...
TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në një konferencë për mbrojtjen e gazetarëve, n...
TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi lajmëroi ditën e djeshme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndryshimet në ligj për shpërbl...
SHQIPËRI – Verifikojmë disa medikamente në mënyrë rastësore nga lista zyrtare. INJECTION Lincomycin, Spectinomycin është barna e parë në listë. Nëse ...
TIRANË- Kërkesa e Top Story ndaj ISUV për analizimin e disa mostrave bazohet në shqetësime alarmuese të veterinerëve nga terreni për produkte mjekësore që ...
FIER– Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit. Dosja.al mëson se kati i pestë i pallatit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës...
Në vijim, do të drejtohemi në Lushnje, e konsideruar si kryeqendra jonë e bujqësisë dhe blegtorisë. Në farmacinë e parë, fermeri kërkon barna për 30 gjela deti ...