"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Bandat kanë akses në port”, Gazetari tregon detaje: Autoriteti Portual i Durrësit i dha dokument si punonjës eksponenti
29 Tetor 2019, 06:55Nga DOSJA
Tiranë- Emisioni Opinion, këtë të hënë diskutoi mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Gazetari Spartak Koka tha se disa njerëz të botës së krimit janë pajisur edhe me dokumente shtetërore. Një këta ishte një person me rrezikshmëri të lartë, që u vra në një atentat.
Spartak Koka: Kjo është një nga kontrollet që është bërë ditët e fundit, ku policia kontrollon kontenierët me banane. Kemi ardhur në këtë ditë ku policia bën rolin e kontrolluesit, për shkak se porti nuk e asiston me punonjës. Ajo çka ka ndodhur tre ditë më parë për mendimin tim dhe shumë specialistëve në Policinë e Shtetit është shumë zhurmë për asgjë. U bë një operacion për kapjes sipas pretendimit se kishte indicie se do të vinte një kontenier me drogë, por asgjë nuk u kap. Porti i Durrësit është tërësisht jashtë kontrollit për shkak se asnjë nga ngarkesat e kapura në vitet e fundit me kokainë nuk është kapur si rezultat si një punë mirfilltazi hetimore, procedurale me informacione inteligjence. Këto operacione të kujtojnë vrasjet e 10-15 vite më parë, pesë ditë më mbrapa policia dilte e bënte kontroll në lokale e dyshuara dhe bënte terror në qytete. Një muaj më mbrapa ndodhte vrasja dhe policia nuk zbulonte asgjë. Do të jap dy shembu se çfarë ndodh dhe çfarë aksesi kanë grupet kriminale dhe krerët e tyre në Portin e Durrësit. Në fund të vitit të kaluar është vrarë një nga eksponentë më të rëndësishëm së botës së krimit në Shqipëri i është gjetur një dokument si sakt si origjinal si punonjës i Portit të Durrësit, i lëshuar nga Autoriteti Portual i Durrësit. Po flasim për eksponent të rëndësishëm që futen brenda portit që futej dhe kontrollonte mallin. Dokumenti ishte origjinal dhe askush nuk dinte se kush e ka lëshuar. Dokumenti nuk kishte emër drejtori kishte një vulë dhe një firmë që nuk dihet se e kujt është. Në fillim të verës së këtij viti i është bërë antentat një tjetër eksponenti të rëndësishëm të botës së krimit në makinë e të cilit janë gjetur 15 fotokopje të hipotekave të objekteve të potit të Durrësit. Çfarë u duhet këto dokument për tu aksesuar në port? Apo të japim shembuj të tjerë për të treguar se si ky port ka dal jashtë kontrollit. Më e rëndësishmja, vendet e Beneluksit kanë ngritur zyra hetimore dhe po punojnë me Amerikën Latine për të identifikuar shtetasit shqiptar që udhëtojnë drejtë këtyre vendeve, apo që kanë veprimtari të dyshuar.
Tiranë- Ndriçim Mehmeti, pedagogu dhe eksperti i arsimit ka deklaruar së fundmi se qeveria shqiptare me politikat e saj po shkatërron ëndrrën e rinisë s...
Shqipëri-Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sidomos administrata, pritet t’i festojë jashtë vendit. Data 28 dhe 29 bien të enjte dhe të pr...
TIRANË- Pas lajmit të dhënë mëngjesin e sotmë se një godinë në Qytetin Studenti e rikonstruktuar 4 muaj më parë, një tjetër rast i tillë është regjistruar ...
TIRANË- Gazetari Spartak Koka ka zbuluar detjae të tjera në lidhje me një vrasje të bujshme që ka ndodhur nëntorin e kaluar në Durrës, ekzekutimin e Edison...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Opinion” ka treguar se në vend ka ardhur një tjetër ngarkesë me drogë nga Ekuadorit.Në fjalën e tij, ...
LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në autostradën Fier-Lushnje, ku një makinë ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve mësohet se nga akside...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar kërcënimin e denoncuar sot nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari.I ftuar në “Opinion”, Hoxha është...
BELGJIKË- Një qytetar nga Brukseli ka arritur që të gjejë biçikletën e tij të vjedhur në Fier. Pas humbjes së saj e shumë muaj kërkime, ai ka arritu...
TIRANË– Tre kandidatët për kryeprokuror të Përgjithshëm do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorirsë më 11 nëntor. Në intervistat publike ...